Wagner: Pochettino do të ishte trajneri i duhur për Bayern

24/11/2019 16:18

Trajneri i Schalke, David Wagner ka thënë se Mauricio Pochettino është i duhuri për stolin e Bayern Munich.

Pochettino u shkarkua nga Tottenham për shkak të rezultateve të dobëta dhe mbetet i lidhur me “bavarezët”, transmeton KosovaPress.

Sipas Wagner nëse kjo gjë do të ndodhte, do të ishte mirë për Bundesligën dhe kampionët e Gjermanisë.

“Nëse punon do të ishte trajneri i duhur në Bundesligë pas Jurgen Klopp e Pep Guardiola. Është i mirëpritur me gjërat që ka bërë në Tottenham”, deklaroi ai.

Bayern është në vendin e tretë me 24 pikë në kampionatin gjerman, një më pak se lideri Borussia Monchengladbach.

Top Channel