Kryeministri Zoran Zaev ka qëndruar sot në Gostivar në kuadër të tribunave me qytetar të titulluara “Në rrugë të Drejtë”.

Por, para mbërritjes në këtë qytet Aleanca për Shqiptarë ka organizuar një protestë në një rreth-rrotullim me pankarta kundër kësaj vizite duke akuzuar kreun e qeverisë për pengimin e punës së pushtetit lokal dhe të kryetarit të saj, Arben Taravari. Pak më vonë pankartat e vendosura janë hequr nga organet e rendit. Ndryshe në tribunën e organizuar me aktivist të LSDM-së kryeministri Zaev ka folur për gjendjen në vend dhe masat që ka ndërmarrë qeveria për zhvillimin ekonomik të vendit.

Top Channel