Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho është i gëzuar që po punon me sulmuesin Lucas Moura.

Tekniku portugez ka pranuar se ka provuar të transferojë Lucasin gjatë kohës kur ishte në stolin e Real Madridit.

Ai ka thënë se ka biseduar me të gjithë familjen, por në fund transferimi dështoi, transmeton KosovaPress.

“Provova ta transferoja kur ishte në Sao Paulo, para se të transferohet në PSG. E doja në Real Madrid. Takova nënën, babin, agjentin. Biseduam, por PSG arriti ta transferojë”, deklaroi ai.

Lucas shënoi dje gol në fitoren e Tottenhamit kundër West Ham.

Top Channel