Një aksident ka ndodhur në lagjen “Kongresi”, të Elbasanit ku është përplasur një mjet tip “Benz” me një makinë të Patrullës së Policisë.

Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen “Kongresi”, Elbasanit, shtetasi A.J., 22 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin e shërbimit të patrullës së përgjithshme tip “Hondai”, me drejtues shtetasin A. H., banues në lagjen “Skëndërbej”, Elbasan, efektiv i Komisaratit të Policisë Elbasan.

Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel