Një finale në stilin e futbollit amerikan, media iberike ngre alarmin: Pse pushimi 30-minutësh mund të jetë problem për Spanjën 15/07 16:22
Gara për sulmuesin e Tottenhamit, Troy Parrot, është duke u bërë gjithnjë më e madhe.
Dortmund i është bashkuar garës, mirëpo interesim të madh po shfaq edhe rivali Bayern Munich.
Dortmund po e sheh Parrot si zëvendësimi adekuat i Jadon Sanchos që pritet të largohet në verën e ardhshme.
Pos dy gjigantëve gjerman, të interesuar për 17-vjeçarin mbesin Real Madrid dhe Juventus, transmeton KosovaPress.
Sulmuesi me prejardhje nga Irlanda ka bërë debutimin e tij për Spurs në ndeshjen ndaj Colchester në Carabao Cup.
Top Channel