​Sulmuesi Xherdan Shaqiri, beson që ka të ardhme në Liverpool.

Ai që një kohë të gjatë nuk ka luajtur për “Reds”, derisa ka qenë i lidhur me një largim nga “Anfield” në mënyrë që të luajë më shumë.

Mirëpo, Shaqiri e ka refuzuar këtë mundësi pasi beson që e ardhmja do të jetë me kampionët e Evropës, transmeton KosovaPress.

“Mendoj që kam të ardhme në Liverpool. Dua të pres por të kem rolin kryesor në skuadër”, deklaroi ai.

Liverpool është lider në Premier Ligë më 37 pikë, tetë më shumë se Leicester City që renditët në vendin e dytë.

Top Channel