Foto ilustruese

Një 57-vjeçar nga Mallakastra është arrestuar nga policia pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

57-vjeçari me iniciale K.B. ka qenë edhe më parë i dënuar për dhunë në familje.

NJoftim/ Mallakastër

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet nga policia.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasin:

•K.B., 57 vjeç, banues në Mallakastër.
(I dënuar më parë për dhunë në familje).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases N.B, 46 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

Top Channel