Lojëra fati në një bodrum të një ndërtese, arrestohet një person

24/11/2019 16:12

​Një person është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin se i njëjti po merret me veprimtari të kundërligjshme “Lojëra fati”.

Njësitë policore kanë kontrolluar në një bodrum të një ndërtese dhe aty kanë vërejtur se po zhvillohen lojëra të fatit si dhe gara me qen.

Nga aty janë konfiskuar përkohësisht disa pajisje elektronike. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti hetohet në procedurë të rregullt./KosovaPress/

Top Channel