De Bruyne: Nuk më intereson çfarë bëjnë klubet e tjera

24/11/2019 16:19

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne ka thënë se ende janë në ‘luftë’ për titullin e Premier Ligës.

City dje mposhti Chelsean me rezultat 2-1, me të njëjtin rezultat fitoi edhe rivali Liverpool ndaj Crystal Palace.

Futbollisti belg ka thënë se nuk i intereson se çfarë janë duke bërë klubet si Liverpool, Leicester dhe Chelsea, transmeton KosovaPress.

“Nuk më intereson çfarë janë duke bërë Liverpool, Leicester dhe Chelsea. Duhet të vazhdojmë përpara. Pas dy sezoneve e dimë sa shumë jemi duke punuar”, deklaroi ai.

City është në vendin e tretë në tabelë me 28 pikë, nëntë më pak se Liverpool që nuk di për humbje në kampionatin anglez.

Top Channel