Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës.

Ferizaj ka arritur të fitojë tri pikë ndaj Dukagjinit me rezultat 2-0, transmeton KosovaPress.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë. Karahoda në minutën e 15-të ndryshoi shifrat në 1-0, ndërsa në minutën e 35-të Dajaku përmes penalltisë dyfishoi rezultatin, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.

Vendasit me këtë fitore arritën të tubojnë 15 pikë dhe janë në vendin e 10-të në tabelë, derisa Dukagjini mbetet në vendin e fundit në tabelë me tetë pikë. /KosovaPress/

Top Channel