Fatma Methasani: Në punë më kërkuan foto nga fëmijëria, çova të motrës time se është më e bukur

23/11/2019 21:10

Këtë të shtunë, në “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture ka qenë e ftuar moderatorja Fatma Methasani. Moderatorja i ka rrëfyer Dojna Memës ndjesinë më të bukur që po përjeton siç është pritje e ardhjes në jetë të bebit të saj. Veç kësaj Fatma ka rrëfyer një histori nga jeta e saj ku ka treguar se asnjëherë nuk është ndjerë e bukur, sidomos kur ishte pranë motrave të saj,të cilat ishin mjaft të bukura.

“Nuk kam fituar ndonjëherë miss lagjia apo miss pallati isha kështu rëndësi ka pjesëmarrja. Të mos ndjerit e bukur ka filluar që e vogël. Une jo se kam qenë aq keq, problemi ishte se isha gjithmonë mes njerëzve të bukur. Motrat ishin shumë të bukura, mami gjithashtu është një femër shumë e bukur dhe ja thonë akoma dhe kur dilnim i thonin mamit: e ke prish dorën këtu”- ka treguar Fatma duke qeshur.

Më tej moderatorja ka treguar se kur ka filluar punë në Mad Tv ju kërkonin foto nga fëmijëria dhe ajo ka zgjedhur të cojë foton e motrës së saj.

“Shkoj në shtëpi unë dhe i kërkoj mamit një foto kur jam fëmijë. Kërko, kërko u zura me gjithë familjen. Fotot e mia ishin njëra më keq se tjetra, nuk e kuptoja c’ishte ai çun aty, domethënë ishin foto shumë të tmerrshme dhe unë shikoj një foto të motrës time tek Kalaja e Lëkursit, fëmiu më i bukur në botë, marr atë foton e çoj në televizion dhe ju thash jam unë e vogël, mirë kjo por gjithë stafi: ti nuk ke ndryshuar fare, je fiks siç ke qenë e vogel, ndërkohë aty nuk isha unë. Nuk e di as motra këtë se do më vrasë, por e kam bërë këtë gjë”- ka rrëfyer Fatma mes shumë të qeshurash.

  Akoma pa lindur, Fatma Methasani ka një mesazh për djalin e saj kur të rritet: Gjej një vajzë që…

Top Channel