Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se Chelsea ka klub të pabesueshëm.

Dje City mposhti Chelsean me rezultat të ngushtë 2-1, transmeton KosovaPress.

Kjo ndeshje ishte e dominuar nga “blutë”, pasi kishin 54% të posedimit të topit.

Tekniku spanjoll ka thënë se ka qenë ndeshje shumë e vështirë pasi në pjesën e parë kishin humbur shumë shanse.

“Pas pësuam golin e parë, vuajtëm pak dhe rasti më i mirë ishte kur Kevin barazoi shifrat. Në pjesën e dytë e kontrolluam ndeshjen. Janë mjeshtër në pasime. Janë shumë të mirë dhe klub i pabesueshëm. Në shtatë vitet e fundit City fitoi më shumë trofe, por para kësaj Manchester United dhe Chelsea ishin më të mirat. Mund të shihni se klubet me të mira janë duke luajtur shumë mirë. Leicester, Liverpool, Chelsea dhe skuadra jonë”, deklaroi ai.

City për momentin është në vendin e tretë me 28 pikë, një me pak se Leciester në vendin e dytë, ndërsa Liverpool mbetet lider me 37 pikë.

Top Channel