Ashtu siç u raportua gjatë pasdites, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni ishin dy deputetët që ndoqën sot nga afër organizimin e Nismës Thurje në Gjirokastër, ku u prezantuan idetë e ‘Kartës 2020’.

Hajdari dhe Gjoni, në një prononcim për Top Channel, thanë se merrnin pjesë në këtë aktivitet pasi “si deputetë të opozitës ne mendojmë se duhet të dëgjojmë më tepër hallet e qytetarëve shqiptarë e më pas t’i përcjellim ato në Parlament”.

  Fotot/ Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari drejt formimit të një partie politike?

Në fund të takimit, dy deputetët firmosën edhe peticionin e Nismës Thurje, ku shpaloset edhe plani i ‘Kartës 2020’.

Por çfarë përmban ‘Karta 2020’?

Megjithëse pjesa më e madhe e publikut e ka humbur besimin te politika, ne jemi të bindur se vetëm përmes ideve të reja politike, Shqipëria mund të dalë nga kriza ku ka hyrë dhe vendi të futet në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe social, shkruhet në preambulën e kësaj karte. Më tej vijon se, kjo kartë përmban 8 teza se si mund të rimëkëmbet Shqipëria, duke filluar me decentralizimin e pushtetit dhe fuqizimin e qytetarëve në qeverisjen e vendit.

1-Shtetëzimi i pasurisë natyrore

2-Rishpërndarja e pasurisë dhe rivitalizimi i ekonomisë

3-Fuqizimi i popullit dhe ushtrimi i sovranitetit në mënyrë të drejtpërdrejtë

4-Decentralizimi i pushtetit dhe fuqizimi i mekanizmave të balancës dhe kontrollit kushtetues.

5-Demokratizimi i partive politike

6-Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

7-Rikthimi në traditën e Jurisë në sistemin gjyqësor

8-Bashkimi i shqiptareve

FOTO GALERI
1/17

Top Channel