E hënë, 09 Dhjetor 2019
11:22
“Cikloni bombë”/ Kaliforni, dallgë deri në 23 metra!

Dallgë të larta prej 23 metrash janë regjistruar në bregdetin e Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara.

11:18
Këto janë simptomat dhe pasojat e anemisë

Anemia shkakton një ulje të numrit të qelizave të shëndetshme të kuqe në gjak për shkak të sasive të pamjaftueshme të folateve, vitaminës B-12 dhe vitaminës C në dietë.

11:11
Dy anë të ndryshme të botës!

Pabarazitë, dallimet, hendeku mes klasave të ndryshme shoqërore, kulturave, mendësive apo shteteve mund të paraqiten lehtësisht përmes fotografive, pa koment.

11:08
Familjet e personave të zhdukur për 20 vite pa përgjigje

Familjarëve të persona e të zhdukur po u mohohen të drejtat e njeriut për 20 vite, pasi që ende nuk dinë për vendndodhjen e më të dashurve të tyre që u zhdukën gjatë luftës në Kosovë.

11:08
Turqia deporton 11 francezë, familjarët e tyre dyshohen të jenë “terrorist”

Turqia tha të hënën se kishte deportuar 11 shtetas francezë përsëri në Francë, si pjesë e një programi për ekstradimin e “luftëtarëve të huaj terroristë”.

11:01
10 persona humbin jetën, furgoni plot eksploziv përplaset me bazën ushtarake

Një tragjedi ka ndodhur në provincën Helmand në Afganistan, nga një kamikaz që drejtonte një furgon të mbushur plot me eksploziv.

10:54
“Miss Afrika e Jugut” shpallet më e bukura e Universit: Ngjyra e lëkurës time dhe flokët nuk u kanë pëlqyer kurrë të tjerëve

26-vjeçarja Zozibini Tunzi u kurorëzua Miss Universe 2019 të Dielën, në konkursin e mbajtur këtë vit në Atlanta, Georgia.

10:49
Efektivi i RENEA-s bie në greminën e Thethit, pritet ndërhyrja nga ajri

Një efektiv i RENEA-s ka rënë në greminën e Thethit.

10:41
Babagjyshët pushtojnë Londrën! Festë në rrugët e kryeqytetit dhe jo vetëm

Mijëra vrapues i janë bashkuar marshimit vjetor të Babagjyshit në dy qytete të Anglisë, përkatësisht në Londër dhe Glasgow.

10:41
Toka siç nuk e kemi parë ndonjëherë, dalin pamjet e rralla!

Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve kanë qenë në hapësirë, por ata kanë bërë mjaft foto.

10:29
Tirana i kthehet jetës normale, shkollat rifillojnë mësimin

Tirana ka lënë pas ditët e vështira të tërmetit dhe i është rikthyer jetës normale. Në një kohë që rreth 1000 familje të prekura janë sistemuar në banesat e reja, falë bonusit të qirasë të Bashkisë së Tiranës, në të gjithë kryeqytetin ka filluar normalisht procesi mësimor, ndërkohë që stafi pedagogjik dhe psikologët kanë punuar me nxënësit për ta kaluar këtë moment. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ishte mëngjesin e sotëm në shkollën “Kosova”, ku theksoi se Tirana ka nisur rimëkëmbjen.

10:28
Tifozja bën 38 tatuazhe për Jose Mourinho

Jose Mourinho është special dhe këtë mundohet ta tregojë në çdo moment.

10:25
Arabia Saudite i jep fund ndarjes gjinore në restorante

Arabia Saudite nuk do të kërkojë më nga restorantet që të kenë hyrje të ndara sipas gjinisë, thanë autoritetet e këtij vendi.

10:20
Lavrov në Uashington, do të takojë Pompeon

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, do të qëndrojë në Uashington, ku do të takojë sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

10:10
YIHR Kosova dhe Serbia dënojnë retorikën e Vuçiqit

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR Kosovo) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Serbi (YIHR Serbia) dënojnë ashpër deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me mohimin e masakrës në Reçak.

10:08
Eksperimenti me njerëz i mjekëve nazistë

Më 9 dhjetor të vitit 1946, në Nurmberg, fillon gjykim i mjekëve nazistë nën akuzat se ishin përfshirë në eksperimente me njerëz dhe në vrasje masive nën maskën e eutanazisë.

10:04
Tërmet në Itali, mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat

Një tërmet me magnitudë 4.5 shkalla Rihter ka goditur veriun e Italisë orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

09:56
Shpërthimi i vullkanit në Zelandën e Re, shkon në 5 numri i viktimave

Ka shkuar në 5 numri i viktimave si pasojë e shpërthimit të vullkanit në Zelandën e Re, ndërsa dhjetëra të tjerë janë të plagosur dhe ende të zhdukur pasi autoritetet thonë se është shumë e rrezikshme të kërkosh për të mbijetuarit.

09:35
Reperi amerikan vdes në moshën 21 vjeçare ‘pas krizës në aeroport’

Juice Wrld, një reper amerikan ka vdekur në moshën 21-vjeçare.

09:30
Elbasan/ Arrestohet 45 vjeçari në kërkim ndërkombëtar (emri)

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

09:20
Basha në Manzë: Është kriminale që qytetarët të kalojnë ditët dhe netët në shi, baltë dhe të ftohtë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte në Manzë ku vizitoi disa familje të prekura nga tërmeti.

09:05
Artisti ha veprën e artit para të gjithëve, bananen 120 mijë dollarëshe!

A keni ngrënë ndonjëherë një banane prej 120 mijë dollarësh? David Datuna po. Artisti amerikan me origjinë gjeorgjiane, në Miami, hoqi veprën e Maurizio Cattelan nga muri dhe e hëngri.

08:54
Arrestohet çifti në Dover për veprat terroriste të lidhura me Sirinë

Policia britanike njoftoi se ka arrestuar një burrë dhe një grua në qytetin Dover. Dyshohet se këta dy persona ishin duke përgatitur sulme terroriste.

08:46
Video/ Shpërthen vullkani në Zelandën e Re, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një vullkan ka shpërthyer në Zelandën e Re, duke lënë një të vdekur dhe disa të plagosur, tha policia.

08:39
Finlanda zyrtarisht me kryeministre, më e reja në botë

Ministrja e transportit në Finlandë Sanna Marin u zgjodh nga partia e saj Socialdemokrate të Dielën për t’u bërë Kryeministrja më e re e vendit ndonjëherë dhe jo vetëm.

08:30
“26 nëntori”/ Rinis sot procesi mësimor edhe në zonat më të prekura

Ka nisur sot procesi mësimor në zonat e goditura rëndë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me magnitudë 6.4.

08:21
Itali/ Lëkundje të forta tërmeti gjatë natës

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orën 03:37 minuta të mëngjesit të sotëm në Italinë Veriore. Tërmeti ishte me magnitudë 4.8 ballë i shkallës Rihter.

08:10
IGJEUM nxjerr të dhënat: Lëkundjet që janë regjistruar natën dhe si ka lëvizur magnituda

Gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë janë regjistruar disa lëkundje.

08:06
Rikthehen reshjet e shiut, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të intesifikohen gjatë pasdites dhe do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.

E diel, 08 Dhjetor 2019
22:56
Për herë të parë 3 gola në këtë sezon, Milani feston në Bologna

Milan arrin të bëjë dy fitore radhazi me Piolin në stol dhe ç’është më e rëndësishmja arrin të shënojë për herë të parë në këtë sezon 3 gola. “Djalli” triumfoi në transfertën e vështirë të Bolognas me rezultatin 2-3, duke kthyer shpresën dhe entuziazmin pas një ecurie aspak pozitive me dy humbje dhe një barazim.

22:45
Werderi befasohet nga Paderborni, gëzon Gjasula, trishtohet Rashica

Paderborni i Klaus Gjasulës mundi minimalisht Verderin e Milot Rashicës, me një gol të shënuar pikërisht në sekondat e fundit të takimit, duke lënë përkohësisht fundin e klasifikimit në kampionatin gjerman. Në Weserstadion, përpara 40.000 spektatorëve golin e vetëm të ndeshjes e realizoi pikërisht sulmuesi Sven Michel, që shënoi në portën e zbrazur.

22:25
Nesër rinis mësimi në Durrës/ Shkollat hapen edhe në Tiranë 2 javë pas tërmetit

Nesër do të nisë mësimi në Durrës, Tiranë si dhe në disa vende të tjera të cilat ishin shtyrë për një afat disi më të largët duke qenë se tërmeti kishte bërë më shumë dëme.

22:05
Të strehuarit në hotel/ Banorët e prekur nga tërmeti presin për tu rikthyer në shtëpitë e tyre

Strehimi banorëve të prekur nga tërmeti në hotelet e plazhit në Durrës po i afrohet javës së dytë. Ato thonë se kushtet nuk janë të këqija por gjithsesi të qëndruarit larg shtëpive ka problemet e veta. Sigurimi i barnave është i vështirë për ata që duhen mjekuar çdo ditë.

22:00
Shkëmbehen të burgosurit/ Irani liron studentin, Amerika shkencëtarin

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë shkëmbyer të burgosur. Ky njoftim vjen në kohën kur tensionet ndërmjet dy shteteve janë të mëdha. Xiyue Wang, student i arrestuar nga Irani, është përfshirë në këtë shkëmbim. Në anën tjetër, SHBA-ja ka liruar shkencëtarin iranian, Massoud Soleimani.

21:50
Angli/ Shkuan të grabisnin shtëpinë me kanabis prangosen 3 antarë të “Hellbanianz”

Të armatosur dhe me hanxharë, tre shqiptarë janë arrestuar teksa kanë sulmuar një shtëpi në veri të Londrës që ishte shndërruar në një depo të sofistikuar të drogave nga kriminelët rumunë.

21:27
30 sekondat e tërmetit, njësoj si në Shqipëri ndodhi edhe në Itali në 2016

Tërmeti në Amatriçe në Itali ndodhi në 24 gushtin e tre viteve më parë. U regjistrua në orën 3.35 minuta të mëngjesit, e fiksuar edhe në orën e Kishës Sant’Agostino të qytetit, e ndërtuar në vitin 1428.

21:16
“Kejvina pse i mashtron njerëzit që do bësh karrierë në Itali?” Ja si përgjigjet ish-velina

“Kejvina pse i mashtron njerëzit? Ke një vit që thua do iki të bëj karrierë në Itali, dhe ndërkohë ke një vit që je në Shqipëri,” ka qenë pyetja e parë që Ervin Kurti i ka bërë ish-velinës, e cila ishte e ftuar sot në “E diell”.

21:13
Një kat i shtëpisë u zhyt nën tokë/ Manzë, familja me 15 anëtarë që shpëtoi mrekullisht nga tërmeti

Anila Hoxha: Gjendem nën rrënojat e shtëpisë së Hysni Sulës. kati i parë i shtëpisë është shembur i gjithi, të 15-të anëtarët e familjes së Hysni Sulës kanë shpëtuar falë një mrekullie dhe jo vetëm. Edhe për shkak se në këtë shtëpi menjëherë pas tërmetit ka ndërhyrë kushëriri i tyre i cili ka shpëtuar disa nga fëmijët.

21:04
Kejvina Kthella: Jam një kukull e bukur por kjo s’do të thotë që…

Kejvina Kthella e ftuar sot në “E diell” është vendosur përballë Edi Manushit për t’iu përgjigjur pyetjes së tij.

20:53
Teuta, më shumë se fitore/ Të ardhurat nga biletat e ndeshjes në “Niko Dovana” për tërmetin

Ekipi i Teutës u rikthye në stadiumit Niko Dovana që për ditë me radhë strehoi të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

20:49
Është dëshmuar/ Truri ynë ndryshon çdo ditë

A jemi vërtet makineri e programuar që funksionon përmes qarqeve që ne nuk mund ta ndryshojmë dhe të kemi një jetë të paracaktuar nga truri me të cilin kemi lindur, apo jemi të aftë të rimarrim dhe riprogramojmë mendjen dhe të kontrollojmë jetën tonë?

20:47
Një natë në ‘Times Square”, sensibilizim për të pastrehët

Uill Smith ndjehet ende i ndjeshëm ndaj të pastrehëve, vite pasi luajti rolin e një njeriu të errënuar në një prej roleve më të vlerësuara të tij, tha ylli i hollivudit para aktivistëve që sfiduan të ftohtin e një nate dimri në Nju Jork, për të fjetur jashtë.

20:42
Muzeu apokaliptik, vazhdon të tërheqë vizitorë

Muzeu apokaliptik pranë Lionit, në Francë, vazhdon të tërheqë vizitorë por në të njëjtën kohë edhe të acarojë autoritetet 20 vite pas hapjes së tij. Skulptori Thierry Ehrmann, që është edhe krijuesi i këtij muzeu, thotë se Demeuere dy chaos, shtëpia e kaosit, vizitohet nga 180 mijë persona çdo vit, që vijnë nga çdo cep i botës

20:40
Artisiti Amerikan ha veprën 120 mijë dollarëshe

Ndodh që një vepër arti të jetë me të vërtetë e parezistueshme. Ky duket se është edhe rasti që vjen nga Art Basel Show, në Miami Beach, kur një artist shokoi turmën, pasi hëngri një vepër arti me vlerë 120 mijë dollarë, që nuk ishte gjë tjetër përveçse një banane e ngjitur në një mur.

20:37
Shtëpia super luksoze e çiftit Obama, kushtoi plot…(FOTO)

Ish-Presidenti i SHBA, Barack Obama, dhe bashkëshortja e tij Michelle kanë blerë zyrtarisht dje shtëpinë më të re në Martha’s Vineyard në Massachusetts.

20:33
Aksident, plagosen shtatë persona

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht te fshati Deberllukë.

20:31
Shkencëtarët në panik: Diçka po fluturon drejt Tokës

Diçka e çuditshme po fluturon drejt nesh. Diçka e vogël dhe e ftohtë dhe jashtëzakonisht e shpejtë. Askush nuk e di se nga vjen apo ku shkon.

20:30
Tifozët e Vardarit rrahin 3 shtetas të Kosovës në Shkup

Pas ndeshjes midis Vardarit dhe Shkëndijës, tifozët ‘Komitët’ kanë rrahur tre shtetas të Kosovës në afërsi të Parkut të Qytetit të Shkupit.

20:29
Zbulohet se çfarë e zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit

Gratë që udhëheqin një mënyrë jetese të shëndetshme mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit agresiv të gjirit, edhe nëse kanë këtë sëmundje në familje.

20:23
Rama publikon fjalimin e Erdogan: E ngremë Shqipërinë në këmbë, të ndihmojmë vëllezërit tanë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” fjalën e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ku flet për tërmetin në Shqipëri.

20:11
Nisma e Greqisë para takimit të BE/ Mbështetja për zgjerimin, thërret Ministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Me një iniciativë të fundit të saj diplomacia greke organizon të hënën në mëngjes një takim informal pune mes ministrave të Jashtëm të Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadrin e punimeve të Këshillit të Çështjeve të Jashtme të BE.

20:06
Pishtari i humanizmit/ Në 29 vjetorin e protestave të studentëve nderohet “Fundjava ndryshe”

29 vite më parë protestat studentore përmbysën regjimin komunist. Sot pas gati 3 dekadash Lëvizja Studentore Shqiptare e përkujtoi këtë ditë pranë Qendres së Solidaritetit, ku Fundjavës Ndryshe i dha  titullin “ Pishtari I Humanizmit”

20:02
E diela buzë detit/ Durrës, banorët po përpiqen ti rikthehen normalitetit pas tërmetit

Kur kanë kaluar 13 ditë nga tërmeti me pasojë humbjen e 51 jetëve, kryesisht në Durrës e Thumanë, të gjithë pak e pak po e largojmë panikun që përjetuam. Por sytë ende i kemi nga Durrësi, a do vijojë normalitetin qyteti bregdetar?

20:00
Kthehen të strehuarit në Kosovë/ Haradinaj: Janë mbi 1300 persona që erdhën pas tërmetit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, është angazhuar për një kthim të dinjitetshëm të banorëve të Shqipërisë, të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas tij, nuk ka më persona që do të vijnë për strehim në Kosovës përkundrazi ka filluar kthimi i tyre. Vetëm gjatë të dielës, kanë kthyer 80 banorë të Shqipërisë.

19:36
Skandal/ Tërbohet lojtari i Napolit, askush nuk dëshiron që të luajë

Napoli është në krizë rezultatesh dhe prej kohësh ka pasur polemika pasi lojtarët refuzuan që të stërvitesh madje goditën edhe djalin e De Laurentis.

19:27
Veliaj apel bizneseve: Dhurata që mund t’i bëni qytetit për Vit të Ri është hapja e vendeve të punës

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë bizneseve që në prag të festave të fundvitit t’u ofrojnë mundësinë e punësimit të gjithë atyre të prekurve nga tërmeti.

19:07
Joaquin hyn në histori, lojtari më i vjetër që shënon “hat-trick”

Joaquin ka hyrë në histori duke u bërë lojtari më i vjetër që shënon tre golësh, në ndeshjen që Betis luajti kundër Athletic Bilbaos.

18:57
Tërmeti/ Ekspertët izraelitë inspektojnë ndërtesën e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve

Ekspertët izraelitë kanë inspektuar sot ndërtesën e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve nëse ka pasur ndonjë dëm nga tërmeti që ra më 26 nëntor duke lënë 51 viktima.

18:28
Durrësi ka diçka për të festuar, Teuta mposht në frymën e fundit Skënderbeun

Teuta është rikthyer tek fitorja në pas 5 ndeshjesh, duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Skënderbeun në “Niko Dovana”, stadium që ishte kthyer në kamp pas tërmetit që prekur qytetin më 26 nëntor.

18:17
Paloka i përgjigjet thirrjeve të Ramës për t’u ulur në tryezë me Bashën: Ajo që kanë nevojë shqiptarët është…

Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka i është përgjigjur Edi Ramës në emër të Partisë Demokratike duke thënë që ajo që kanë nevojë shqiptarët është një qeveri e përgjegjshme dhe jo pasurimi i albumit fotografik propagandistik të Edi Ramës me Lulzim Bashën në një tryezë.

17:55
Ndoj fiton derbin kuqezi me Berishën, Fiorentina “bie” në Torino

Emanuele Ndoj fiton derbin e shqiptarëve me Etrit Berishën në takimin SPAL – Brescia, që u mbyll me fitoren 0-1 të “Dallëndysheve”. Golin që përcaktoi fituesin në këtë takim e realizoi Mario Balotelli në minutën e 54-t.

17:45
Haradinaj: Duhet të faturohet pazotësia për formimin e institucioneve

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ka quajtur të çuditshme deklaratat e dy partive të cilat po pretendojnë të formojnë qeverinë.

17:33
Të gjithë sytë nga Leicester, të vetëm në ndjekje të Liverpool

Jamie Vardy ishte më i miri në fitoren e 12-të në këtë edicion të Leicester City, i cili vazhdon të ndjekë në hap liderin Liverpool, i cili nuk di për humbje.

17:11
Ambasada e Katarit, 8 kamionë me ndihma për familjet e prekura nga tërmeti në Tiranë

 Veliaj: “Këtë fundjavë e konsiderojmë emergjencën të mbyllur në Tiranën urbane, brenda javës tjetër e mbyllim edhe në Tiranën rurale. Fokusi do jetë rindërtimi”

16:44
Aksidentoi për vdekje 36 vjeçarin dhe u largua, dorëzohet pas dy ditësh në polici

Një aksident i rëndë ndodhi para dy ditësh në Durrës ku viktimë mbeti një 36 vjeçar. Personi që shkaktoi aksidentin u largua nga vendngjarja për t’u dorëzuar sot në polici.

16:41
Cungu: Fitore e rëndësishme, presim përforcime në janar

Armando Cungu shijon frytet e punës së tij te Laçi, që sot mori fitoren e 5-të në 7 ndeshje, rezultate këto që e kanë afruar shumë pranë kreut, ndaj bardhezinjtë kanë filluar të mendojnë seriozisht për diçka më shumë se Kupat e Europës.

16:38
Sarri e ka me arbitrin: Kartoni i kuq nuk ishte, ndeshja u kushtëzua

Juventus pësoi humbjen e parë sezonale mbrëmjen e djeshme ndaj Lazios, me rezultatin 3-1 me përmbysje, gjë që i ka lënë një shije të hidhur teknikut të bardhezinjve Maurizio Sarri.

16:37
Flamurtari reziston vetëm një pjesë, Laçi i afrohet më shumë kreut

Flamurtari rezistoi vetëm 48 minuta në Laç, sepse më pas nxori tre herë topin nga rrjeta e portës së mbrojtur nga Shpëtim Moçka, duke marrë humbjen e radhës, që komplikon situatën në fund të renditjes.

16:36
Raiola bën misteriozin për Ibrën: Jemi njerëz të lirë, e ardhmja nuk dihet

Ditët kalojnë dhe kurioziteti mbi të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic sa vjen e shtohet, teksa duket se tashmë suedezi do të rikthehet në kampionatin italian, aty ku po negocion me Napolin, Milanin dhe Bolognën.

16:23
Muzetë e Krujës hapin dyert për vizitorët, pa dëmtime nga tërmeti i 26 Nëntorit!

Kruja është një nga qytetet e dëmtuara nga tërmeti i fundit që tronditi Shqipërinë! Dëmtimet u ndjenë edhe në Kalanë e Krujës ku një pjesë e shkëmbit ka pësuar çarje! Kjo gjë nuk ka ndodhur me Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” dhe Muzeu Etnografik, ku prej ditës së sotme, janë hapur për vizitorët!

15:54
Pa marrëveshje me LDK/ Kurti: Shkojmë në zgjedhje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti ka deklaruar se nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në për krijimin e koalicionit qeverisës, do të shkojnë në zgjedhje.

15:39
Shembet me tritol pallati 5 katësh/ Shkozet, banorët: U rrëzuan muret për dyqanet e katit të parë

Pak para shembjes banorët e këtij pallati 5 katësh në Durrës banorët me lot në sy thonë shkaku i dëmeve duhet gjetur tek shembja e mureve për të zgjeruar dyqanet më parë.

15:35
Tre tërmete në 30 minuta, panik dhe frikë në L’Aquila të Italisë

Tre tërmete brenda vetëm 30 minutash u regjistruan mbrëmjen e të shtunës në afërsi të Aquilas në Itali.

15:27
Skema mashtruese me vlerë miliona euro, ekstradohet nga Danimarka shtetasi grek

Një shtetas grek ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar kryer në bashkëpunim”, “Fshehje e të ardhurave“, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikim i dokumentave” është ekstraduar nga Danimarka drejt vendit tonë.

15:22
29 vite më parë, kur nisi të shembej diktatura

E duam Shqipërinë si gjithë Evropa. Ishte kjo thirrja që jehonte 29 vite më parë në cdo shesh e qytet të shqipërisë, me zanafillën në qytetin studenti.

15:08
Ishte shpallur e humbur prej 3 ditësh në Greqi, gjendet në Shqipëri 14 vjeçarja

Është gjetur në Shqipëri një adoleshente greke, e cila humbi pak ditë më parë.

14:56
Meta te shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti në Durrës:Evidentimi i sigurisë së banesave detyrë prioritare

Presidenti Ilir Meta ka vizituar këtë të diel disa shtëpi të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

14:51
Fier/ 30-vjeçari ndërron jetë, dyshohet se është vetëvarur

Një 30-vjeçar dyshohet se është vetëvarur dhe ka ndërruar në Topojë, Fier mëngjesin e sotëm.

14:43
“8 Dhjetori”/ Basha: Të çlirojmë Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit

Teksa vendi ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme, pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, ireu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e kujton ndryshe këtë 8 Dhjetor.

14:29
Fotot/ Me duart e shtrënguara dhe përqafime, përfundimet e takimit Rama-Erdogan

Kryeministri Edi Rama pas konferencës doli në një deklaratë për shtyp së bashku me presidentin Erdogan ku i pyetur nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu dha më shumë detaje për takimin.

14:12
Banesat e premtuara/ Erdogan për Top Channel. Për 6 muaj deri në një vit do e kemi kryer si punë

Nga konferenca e investimeve organizuar nga qeveria turke me pjesëmarrjen e vendeve të konferencës islamike, presidenti Turqisë Rexhep Taip Erdogan më shumë se gjysmën e fjalës së tij ia dedikoi apelit për të ndihmuar Shqipërinë. Në një prononcim ekskluzivisht për Top Channel presidenti Erdogan tregoi se kur do të mbarojnë së ndërtuari 500 shtëpitë e premtuar nga ai për të pastrehët e tërmetit të 26 nëntorit.

14:06
Shkozet/ Shembet me shpërthim godina 4 katëshe, mbetet vetëm pluhuri pas

Është shembur pak më parë një godinë 4 katëshe në Shkozet me shpërthim të kontrolluar.

13:55
Rama zbulon për Top Channel detajet e takimit me Erdogan

Kryeministri Edi Rama pas konferencës doli në një deklaratë për shtyp së bashku me presidentin Erdogan ku i pyetur nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu dha më shumë detaje për takimin.

13:42
Tërmeti i 26 nëntorit/ Durrësi po i rikthehet normalitetit

Dëshira për t’iu rikthyer ritmit normal të jetës po e mposht dalëngadalë frikën nga tërmeti dhe banorët po i kthehen ritualeve të zakonshme.

13:30
Tregtonte kokainë, pranga 43-vjeçarit në Tiranë

Policia në Tiranë ka arrestuar një 43-vjeçar i cili merrej me tregtimin e drogërave të forta.

13:22
“Të dhënat janë tronditëse”/ Rama: Na ndihmoni në këtë rrugëtim të dhimbshëm!

Kryeministri Edi Rama nga konferenca e vendeve islamike për bashkëpunime ku dhe falenderoi Turqinë për ndihmën e dhënë pas tërmetit së 26 nëntorit, tha se i gjithë ky solidaritet është larg së qeni mjaftueshëm për atë që ka nevojë vendi për të kapërcyer tragjedinë.

13:09
Tërmeti/ Rama nga Stambolli: Turqia e provoi se i përmbahet urtisë dhe nuk braktisi një mik të saj

Kryeministri Edi Rama ashtu siç u raportua edhe nga i dërguari në Stamboll i Top Channel, Muhamed Veliu mori pjesë në konferencën e vendeve islamike për bashkëpunime ku dhe falenderoi Turqinë për ndihmën e dhënë pas tërmetit së 26 nëntorit.

12:51
Frika nga tërmeti, por familja Tonuzi nuk harron të “shpëtojë” televizorin

Familja Tonuzi në Shetaj është një nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4.

12:39
Besart Berisha shkëlqen në sfidën me Victory, leksion ish-klubit

Dy gola nga sulmuesi Besart Berisha ndihmuan Western United të rrëmbente fitoren 3-1 ndaj Melbourne Victory në derbin e tyre në A-League.

12:27
Rama takim me Erdogan për më shumë se dy orë, çfarë dihet deri më tani

Në Stamboll kryeministri Edi Rama është pritur nga presidenti Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.

12:12
Dy tërmete gjatë natës/ Banorët e Shetaj në makinë dhe çadra: Kemi frikë

Gjatë natës ka patur dy tërmete të tjerë, lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.8 dhe 3 të shkallës rihter. Epiqendra ka qenë në fshatin Shetaj të Durrësit.

11:51
Haradinaj: Autostrada e Dukagjinit do bëhet, nuk ka kush që e ndalë!

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në RTV Dukagjini ka folur për disa çështjet aktuale të krijuara pas zgjedhjeve parlamentare.

11:42
Veliaj: Gjendja emergjente mbaroi, akti patriotik që mund të bëjë çdokush tani është punësimi i të rinjve dhe të rejave

Me kalimin e fazës emergjente të tërmetit në këto dy javë, Kryetari I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i bën thirrje të gjithë bizneseve që të hapin vende pune.

11:36
Boks, sfida e revanshit/ Joshua rifiton titullin

Anthony Joshua merr revanshin ndaj Andy Ruiz Jr dhe rifiton titujt botëror në peshat e rënda në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.

11:28
“Krimet perfekte” që u kthyen në dështime totale!

Ndonjëherë edhe idetë më të shkëlqyera bëhen dështime totale.

11:14
Dëmet nga tërmeti/ Bashkia Lezhë miraton qiranë për të prekurit

Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4 shkaktoi dëme të shumta në banesa në vend sidomos në qytetin e Durrësit, por jo vetëm.

11:03
Pas qirave, lirohet palestra e shkollës “Ismail Qemali” si qendër emergjente. Tirana i rikthehet normalitetit

Tirana i është kthyer normalitetit duke harruar lëkundjet sizmike që shoqëruan gjithë javën.

10:57
Fotot/ Rastësitë më “të çmendura” që keni parë ndonjëherë!

Koincidencat në botën tonë ndonjëherë janë aq ideale sa është e pamundur të mos flasim për to.

10:42
SHBA-ja dhe talibanët rinisin bisedimet

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve kanë njoftuar për rifillimin e negociatave, për herë të parë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump papritur ndërpreu bisedimet tre muaj më parë. Këto bisedime kanë për qëllim dhënien fund të luftës pothuajse 19-vjeçare në Afganistan.

10:27
Von der Leyen bën thirrje për unitet ndërmjet Evropës dhe Unionit Afrikan

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bëri thirrje për më shumë siguri dhe më pak migrim të paligjshëm, gjatë vizitës së saj në Etiopi, shtet ky që është pjesë e Unionit Afrikan.