Të gjithë sytë nga Leicester, të vetëm në ndjekje të Liverpool

08/12/2019 17:33

Jamie Vardy ishte më i miri në fitoren e 12-të në këtë edicion të Leicester City, i cili vazhdon të ndjekë në hap liderin Liverpool, i cili nuk di për humbje.

Serinë e golave për Leicester e nisi pikërisht Vardy në minutën 20, për të dyfishuar shifrat Iheanacho katër minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Kur pritej që 45 minutat e para të përfundojnë me rezultat 2:0 për mysafirët, ishte Jack Grealish ai i cili ngushtoi epërsinë në 2:1, me golin e shënuar në minutën e dytë të kohës shtesë.

Por, kjo ishte e tëra që arritën të bëjnë futbollistët vendës, pasi në pjesën e dytë Leicester arriti të shënojë edhe dy herë, dhe atë përmes Evans në minutën 49 dhe Vardy në minutën 75.

Pas kësaj fitoreje, Leicester mbetet në vendin e dytë në tabelë me 38 pikë, tetë më pak se Liverpool, derisa Aston Villa mbetet e 17-ta me 15 pikë, transmeton KosovaPress.

Në ndeshjet tjera të zhvilluara sot, Newcastle shënoi fitore si vendës kundër Southampton me rezultat 2:1, Sheffield United arkëtoi tri pikë të reja në udhëtim kundër Norwich City me rezultat 2:1. Sonte luajnë edhe Brighton-Wolwes, ndërsa nesër takohen West Ham-Arsenal.

 

Top Channel