Një tragjedi ka ndodhur në provincën Helmand në Afganistan, nga një kamikaz që drejtonte një furgon të mbushur plot me eksploziv.

Mjeti u përplas me derën e një baze ushtarake në Nad Ali të Helmandit, dhe të paktën 10 ushtarë dhe forca të sigurisë gjetën vdekjen.

Atentati u mor përsipër nga talebanët.

Ky sulm vjen dy ditë pas nisjes së bisedimeve të paqes mes rebelëve xhihadiste dhe diplomatëve të lartë amerikan në Doha të Katarit.

Top Channel