Reperi amerikan vdes në moshën 21 vjeçare ‘pas krizës në aeroport’

09/12/2019 09:35

Juice Wrld, një reper amerikan ka vdekur në moshën 21-vjeçare.

Mediat TMZ tha se ai vdiq pasi pësoi një krizë në aeroportin e Chicago’s Midway të dielën në mëngjes. Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Cook tha që shkaku nuk dihej.

Juice Wrld, emri i vërtetë Jarad Anthony Higgins, ishte më i njohur për hitin e tij viral 2018 Lucid Dreams. Shëndeti mendor, vdekshmëria dhe përdorimi i drogës ishin tema të zakonshme në muzikën e tij.

Policia i tha BBC se 21-vjeçari pati një emergjencë mjekësore rreth orës 02:00 me kohën lokale (08:00 GMT) dhe u dërgua në spital, ku ai u shpall i vdekur.

Top Channel