Jose Mourinho është special dhe këtë mundohet ta tregojë në çdo moment.

Temperamenti i portugezit ka bërë për vete shumë, por edhe ka kthyer në armiq një pjesë tjetër. Megjithatë, ky nuk është rasti ku Mourinho ka krijuar antipati te tifozët e futbollit, por … çmenduri.

Është 62-vjeçare, por Vivien Bodycote është totalisht e çmendur pas Mourinhos. Tekniku i Tottenham Hotspur ka “verbuar” gruan, e cila prej 2 vitesh ka bërë 38 tatuazhe në trup, të gjitha në lidhje me luzitanin.

“Kam shpenzuar mijëra paund për tatuazhet e Jose Mourinho gjatë gjithë këtyre viteve, por ia vlen sepse e dua, dhe kjo është arsyeja pse unë do të harxhoj më shumë. Tashmë po mendoj për atë që mund të marr në të ardhmen,” u shpreh Bodycote, duke lënë të lirë nisjen e një historie romantike mes tyre.

Mbetet të shihet reagimi i Mourinhos, që padiskutim nuk do ta kalojë mbase pa një koment epik, ashtu siç di vetëm ai.

Top Channel