Është gjetur në Shqipëri një adoleshente greke, e cila humbi pak ditë më parë.

Sipas mediave greke 14 vjeçarja nga Kallithea ka arritur të kalonte kufirin në drejtim të shtetit shqiptar, pavarësisht se fëmijët nën moshën 18 vjeç nuk lejohet të kalojnë pa autorizimin e prindërve.

Adoleshentja Maria D. u zbulua përfundimisht në Shqipëri të shtunën, shkruajnë mediat greke dhe gjetja e saj u bë e ditur nga organizata “Buzëqeshja e fëmijës”, e cila ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si ka arritur të kalojë në pikat e kalimit kufitar.

Organizata thekson se nuk është hera e parë që fëmijë të mitur arrijnë të kalojë kufirin pa u vënë re nga autoritetet kompetente. Vajza ka humbur që nga e enjtja, 5 dhjetor.

Top Channel