Arrestohet çifti në Dover për veprat terroriste të lidhura me Sirinë

09/12/2019 08:54

Policia britanike njoftoi se ka arrestuar një burrë dhe një grua në qytetin Dover. Dyshohet se këta dy persona ishin duke përgatitur sulme terroriste.

Sipas njoftimit të policisë, dy të dyshuarit u arrestuan të shtunën dhe rasti i tyre nuk është i lidhur me sulmin terrorist të muajit të kaluar.

Policia tha se burri i arrestuar është 32 vjeç dhe dyshohet për veprat e përgatitjes së sulmit terrorist dhe financimin e terrorizmit, ndërsa gruaja e arrestuar është 31 vjeçe dhe dyshohet për përgatitje të veprave terroriste.

Top Channel