Të strehuarit në hotel/ Banorët e prekur nga tërmeti presin për tu rikthyer në shtëpitë e tyre

08/12/2019 22:05

Strehimi banorëve të prekur nga tërmeti në hotelet e plazhit në Durrës po i afrohet javës së dytë. Ato thonë se kushtet nuk janë të këqija por gjithsesi të qëndruarit larg shtëpive ka problemet e veta. Sigurimi i barnave është i vështirë për ata që duhen mjekuar çdo ditë.

Në këtë resort janë strehuar rreth 450 banorë nga zona e shkozetit, rrethinat e Durrësit dhe nga Sukthi. Shqetësimi kryesor është se çdo të ndodhë më pas dhe se kur do të rikthehen në shtëpitë e tyre.

Top Channel