Muzeu apokaliptik pranë Lionit, në Francë, vazhdon të tërheqë vizitorë por në të njëjtën kohë edhe të acarojë autoritetet 20 vite pas hapjes së tij. Skulptori Thierry Ehrmann, që është edhe krijuesi i këtij muzeu, thotë se Demeuere dy chaos, shtëpia e kaosit, vizitohet nga 180 mijë persona çdo vit, që vijnë nga çdo cep i botës

Ata vijnë nga e gjithë bota, prekin, përjetojnë eksperiencën e mijëra veprave që unë kam krijuar prej 35 vitesh si skulptor. Ka një shkëmbim të jashtëzakonshëm eksperiencash.

Dhe në fakt, çdo vizitorë e viziton falas muzeun, që nuk është aq një muze tradicional…por shtrihet në një hapësirë nën qiell të hapur.

Shtëpia e Kaosit është një muze bashkëkohor arti dhe mban më shumë se 2500 vepra nga artistë të ndryshëm, përfshirë pronarin, Thierry Ehramnn.

Gjithçka është vendosur në një ish zyrë postare të shekullit të 17, e transformuar një një kopje të një zone lufte, që bie ndesh me fshatin paqësor që ndodhet vetëm pak km larg Lionit. Autoritetet lokale e konsiderojnë muzeun të patolerueshëm, të shëmtuar dhe dramatik për shkak të imazheve të shkatërrimit që ai mban. Për ne nuk është një formë arti, por një provokim – thonë ata. Dhe shtëpia e kaosit ka qenë në fakt objekt i disa padive ligjore.

 

Top Channel