E enjte, 15 Tetor 2020
14:53
Londra mbyllet të shtunën/ Ndalohet shoqërimi me persona të familjeve të tjera

Shtimi i rasteve te infektimeve me coronavirus dhe rritja e numrit te vdekjeve kane detyruar qeverinë britanike, qe duke filluar nga e shtuna, Londra do hyje ne nivelin e larte te masave shtrënguese.

14:50
Shokon Tiziano Ferro: Isha alkoolist dhe doja të vdisja

Artisti italian, Tiziano Ferro bëri disa deklarata tronditëse gjatë filmit dokumentar me titullin “Ferro”, që do të transmetohet në plaftormën Amazon Prime.

14:49
Londra shtrëngon masat kundër COVID-19 nga e shtuna

Miliona persona në Londër, Eseks, Jork dhe zona tjera përballen me kategorinë e dytë të masave kufizuese kundër koronavirusit nga dita e shtunë, ka thënë Sekretari britanik për Shëndetësi, Matt Hancock.

14:46
Përdhunimi i 13- vjeçares në Pogradec, rrëfimi prekës i nënës së vajzës: Donte ta fejonte me djalin e xhaxhait

 Përdhunimi i 13- vjeçares në Vërdovë të Pogradecit tronditi gjithë opinionin publik në muajin shtator.

14:41
Kirurgji plastike dhe “hile” të vogla/ 4 idhuj Hollywood-i, bukuria e të cilëve nuk ishte aq natyrale!

Bukuria në ditët e sotme gjendet vazhdimisht e paragjykuar, ku njerëzit, ndoshta më skeptikë se kurrë shprehen se fiziku apo portretet e yjeve të tanishme botërore janë veçse meritë e kirurgëve plastikë.

14:26
(Fotot) Kapet makineria e parave/ Guardia di Finanza sekuestron 1 milion euro false, në pranga 4 persona

Mbi 1 milion euro të falsifikuara janë sekuestruar nga Guarda di Finanza në Itali. Operacioni u organizua pas hetimeve të Prokurorisë Publike të Napolit në bashkëpunim me Repartin special të Policisë Monetare e të Policisë ekonomiko-financiare të Napolit.

14:24
Pas ndarjes së bujshme me bashkëshorten, John Cena martohet në fshehtësi të plotë (FOTO)

Mundësi, aktori dhe reperi i njohur, John Cena është martuar në fshehtësi të plotë. Ai ka kurorëzuar në martesë dashurinë e tij me Shay Shariatzadeh në Tampa, Florida.

14:19
Abuzimet me të miturit/ Deputeti Valteri: Përdhunuesit duhet të marrin dënimin maksimal

Fenomeni i pedofilizmit është një plagë shumë e madhe në të gjithë botën, ku përfshihet edhe vendi ynë, i cili nuk po ndalohet, por vetëm po shtohet dita ditës.

14:18
16 gra që ndryshuan vetëm diçka në paraqitjen e tyre dhe tani duken shkëlqyeshëm!

Parukierja Jayne Matthews adhuron stilin e viteve 60-70, ndaj klientet që ulen në karrigen e sallonit të saj përfundojnë nga vajza të zakonshme në yje kinematografie.

14:12
Iran, 256 të vdekur dhe mijëra raste të reja me COVID-19

Me 256 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 29.605.

14:06
Manastirliu i përgjigjet Bashës: Lëri planet e pikat!

Teksa shprehu mirënjohjen e saj për qytetarët që zbatuan vendimin për mbajtjen e maskës në ambientet jashtë shtëpisë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu  i është kundërpërgjigjur edhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

14:04
Abuzimet seksuale/ Vataj: Të kemi një profil të pedofilëve, ka një linjë ku mund të drejtoheni për ndihmë

Ngacmimet apo abuzimet seksuale me të mitur janë shtuar shumë në vendin tonë, që nga rastet brenda familjes e deri në rrethin shoqëror.

14:04
​Bullgaria negocion me amerikanët për ndërtimin e reaktorit të ri bërthamor

Qeveria bullgare i ka dhënë “dritën jeshile” kompanisë shtetërore të energjisë, Bulgarian Energy Holding (BEH) për të negociuar me kompanitë e SHBA-së mbi ndërtimin e një reaktori të ri bërthamor në Kozloduy, tha ministrja e Energjisë, Temenzuka Petkova.

13:58
Hapen themelet për një shkollë të mesme dhe 9-vjeçare në Njësinë 8, Veliaj: Fryt i bashkëpunimit qeveri-bashki

Ndërtimi i një shkolle të re është gjithmonë lajm i mirë. Por, për Njësinë 8 në Tiranë, lajmi më i mirë është se shkolla, përveçse do të funksionojë si gjimnaz dhe 9-vjeçare, ka të integruar edhe një kopësht për banorët në zonën pranë Rr. “5 Maji”.

13:56
Riinfektim nga Covid-19/ Historia e 25-vjeçarit që u prek nga koronavirusi për herë të dytë

Zyrtarisht në botë ekzistojnë pesë raste riinfektimi të pacientëve me koronavirusi.

13:54
Ministri Lleshaj thirrje qytetarëve: Nxitoni për të aplikuar për ID Karta, fundi i vitit po afron shpejt

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme e MB-së Elena Pici dhe drejtues të Gjendjes Civile zhvilluan një vizitë në ambientet ku prodhohen dokumentet biometrike për shtetasit shqiptarë.

13:43
Franca dhe Portugalia s’gabojnë! Frenohet Italia

Italia frenohet sërish në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

13:40
Pandemia në Europë/ OBSH: Do të ketë rritje të vdekjeve

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se një rritje e numrit të infektimeve në Europë ka të ngjarë të pasohet nga një shtim i vdekjeve.

13:36
Presidenti i Kirgizisë jep dorëheqjen pas trazirave për zgjedhjet e përgjithshme

Presidenti i Kirgizisë, Sooronbai Jeenbekov, ka dhënë dorëheqjen pas protestave masive kundër rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare, që u siguruan fitore partive politike të lidhura me të dhe qeverinë e tij.

13:31
Vaksinimi masiv/ KE miraton strategjinë anti-Covid

Komisioni Europian miratoi strategjinë për vaksinimin masiv në BE kundër COVID-19, në pritje të konfirmimit të vaksinave të para që do të marrin lejen e përdorimit nga autoritetet përkatëse.

13:29
Gjyshi tenton të përdhunojë mbesën në Lushnje, fqinjët: Është me probleme mendore

Skandali në Barbullinjë ka tronditur gjithë vendin, ku gjyshi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij 13-vjeçare.

13:24
‘Dhëndëri i inatosur’/ Rama i kundërpërgjigjet Bashës: Pse kështu do të bëhesh kryeministër ti? Shqiptarët nuk kthehen tek plehrat

Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në Twitter i është kundërpërgjigjur akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

13:12
“Edhe unë u mërzita sot kur…”/ Dita e parë e maskës me detyrim, Rama: Më mirë ky taksirat se sa mbyllja prapë në shtëpi

Kryeministri Edi Rama duket mjaft i kënaqur me reagimin e qytetarëve në ditën e parë të mbajtjes së maskave me detyrim.

13:03
Bukuria e tyre nuk është aq natyrale, yjet e vjetër të “Hollywood”-it që kanë bërë ndërhyrje në pamje (FOTO)

Shumë njerëz i kritikojnë vajzat e ditëve të sotme për faktin se duke dashur që të duken gjithnjë të bukura, bëhen shumë të lidhura pas ndërhyrjeve estetike.

12:58
​Sllovenia me rekord të ri të rasteve me koronavirus

Një numër rekord i rasteve të reja me koronavirus u regjistrua sot në Slloveni.

12:55
“Meta përdor gjuhë urrejtje”/ Gjuzi këshillon Spiropalin me shprehjen e vjetër shkodrane

Deputeti Kujtim Gjuzi në seancën e parlamentit të ditës së sotme ka këshilluar ministren Elisa Soiropali me një shprehje të vjetër shkodrane, “Kush fyn fyn vedin”.

12:45
Shpërndante kanabis nëpër Tiranë, arrestohet 29-vjeçari

Tiranë – Një 29-vjeçar është vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

12:43
“Presidenti përdor gjuhë urrejtje”, Spiropali-Metës: Kam ikur me bursë të plotë, jo me paratë e babait në Londër

Ministrja Elisa Spiropali në seancën e sotme të kuvendin e sotëm ka folur për gjuhën e urrejtjes të përdorur nga presidenti Ilir Meta, pas komenteve të shumta të nisura pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së.

12:37
​SHBA del me listë të teknologjive “të rrezikshme”: Rivalët s’mund t’i sigurojnë ato

Këshilli i Sigurimit Kombëtar i Shtëpisë së Bardhë (NSC) do të publikojë një listë të teknologjive që i konsideron “kritike” për sigurinë kombëtare të SHBA.

12:35
E lanë 20 minuta ‘pezull’ në ajër/ Turqia reagon për incidentin me ministrin e Jashtëm grek: E kishim për sigurinë e tij

Për rreth 20 minuta pilotët e avionit ku gjendej ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias qëndroi duke u rrotulluar në ajër për shkak se autoritetet e Turqisë nuk i dhanë leje që të kalojë në hapësirën e tyre ajrore.

12:25
Miratohet vendimi për kohëzgjatjen e mandateve

Vendimi për kohëzgjatjen e mandateve është miratuar ditën e sotme.

12:24
Kinë/ Zhduket aplikacioni, ofronte qasje kibernetike globale

Një aplikacion i ri për celularë, i hedhur në treg javën e kaluar në Kinë, që shumë njerëz shpresonin se do t’u lejonte qasje në faqet e ndaluara prej kohësh të mediave sociale perëndimore, u zhduk papritur, një ditë pasi u bë publik.

12:21
Maskat me detyrim/ Basha zbaton aktin normativ të qeverisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë konferencës së sotme me gazetarët, ka zbatuar aktin normativ për mbajtjen e maskës si një masë kundër përhapjes së covid-19.

12:20
Terrorizmi dhe Covid 19, DASH paralajmërim për shtetasit amerikanë: Kujdes me udhëtimet në Kosovë

Departamenti i Shtetit këshilloi amerikanët të rishikojnë udhëtimet në Kosovë për shkak të koronavirusit dhe të tregojnë kujdes nga rreziku i terrorizmit në disa zona, ku ai perceptohet si i shtuar.

12:19
Cakaj në Sofje me homologen Zaharieva/ Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ujërave

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, po zhvillon një vizitë dy ditore në Sofje, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme.

12:14
Dalin burrat, hyjnë gratë/ Zëvendësohen grevistët në ditën e 18-të grevës

20 gra naftëtare janë futur paraditen e së enjtes në grevë urie. Ato do të zëvendësojnë 10 naftëtarët të cilët qëndruan 18 ditë në grevë urie.

12:13
Ralf Gjoni: Rama ndërron mendje me hënë se është gaforre

Deputeti Ralf Gjoni në seancën e sotme të parlamentit kom,entoi vendimin detyrueshëm të mbajtjes së maskës edhe në ambientet e hapura.

12:09
Kroaci, 793 raste të reja dhe 10 te vdekur nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë shënuar 10 viktima dhe 793 raste të reja me koronavirus.

12:02
Rusia vazhdon të raportojë shifra të larta me COVID-19

Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 13.754 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke vazhduar me trendin e lartë në infeksionet ditore.

12:01
“6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim”, Murrizi-Bashës: Lejeni në hallin e vet atë

Deputeti Myslim Murrizi në fjalën e tij gjatë seancës së parlamentit të ditës së sotme përmendi problemet që hasin bizneset dhe fermerët në vend, duke mos lënë pa prekur edhe gafën e kreut të PD-së Lulzim Basha.

11:53
Njihuni me gjyshen shqiptare që është bërë një yll në ‘TikTok’ (FOTO)

Një gjyshe 57-vjeçare, Burbuqe Elezi është bërë ylli i “TokTok”. Shqiptarja jeton prej 22 vitesh në Florida të SHBA, por nuk i harron kulturën dhe traditat tona.

11:50
Zbardhet udhëzimi/ Hapja e kinemave, rregullat që do zbatohen

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzimet për hapjen e kinemave të cilat kanë qëndruar mbyllur për gati 7 muaj.  Disa nga rregullat janë se rezervimi i biletave mund të bëhet vetëm online.

11:49
Murrizi në parlament: Në 3D Shqipëria është parajsë, kur shkel me këmbë gërmadhë

Deputeti Myslim Murrizi në seancën e sotme të parlamentit i ka bërë thirrje qeverisë që të ulen me këmbë në tokë dhe të heqin litarin që kanë në fyt.

11:40
Presidenti i Kirgistanit jep dorëheqje nga detyra

Sooronbay Jeenbekov ka dhënë dorëheqja nga posti i presidentit të shtetit të Kirgistanit.

11:37
Gjoni: Meta, Rama na lodhët, jepni dorëheqje nga politika!

Deputeti i opozitës në Kuvend, Ralf Gjoni ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, por edhe ndaj presidentit Ilir Meta.

11:32
“Përse Rama është më i mirë se Meta?”, Gjoni jep arsyen e çuditshme në parlament

Deputeti Ralf Gjoni në seancën e parlamentit të ditës së sotme ka dhënë një deklaratë të çuditshme, duke treguar  arsyen se përse kryeministri Edi Rama është më i mirë se presidenti Ilir Meta.

11:26
Melania Trump e pranon: Edhe djali u prek nga Covid 19!

Melania Trump, e infektuar dhe ajo si i shoqi me koronavirus, e pranoi se as djali i tyre Barron, nuk shpëtoi pa u prekur nga sëmundja.

11:17
“Mezi e kthyem diellin, shpresoj ta shijoni, Rama takim me Kim dhe Nën/Sekretaren e Shtetit për Arsimin e Kulturën

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme zhvilloi një takim me nën Sekretaren e Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, Marie Royce, në vazhdën e vizitave të nivelit të lartë të qeverisë amerikane në Shqipëri, në funksion të zgjerimit të prezencës në vendin tonë e të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare, për rritjen e investimeve e fuqizimin e mbështetjes për Shqipërinë në çdo fushë.

11:17
Meta pret në takim Ndihmës Sekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit për Arsimin dhe Kulturën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot Ndihmës Sekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, Maria Royce.

11:13
Rekord ne ankand/ Veprat e Shekspirit, 10 milionë dollarë

Një libër i rrallë i vitit 1623 që mblodhi për herë të parë veprat e William Shakespeare u shit në ankand për shumën rekord të 9.97 milion dollarëve.

11:09
“Shtetrrethim si Franca”/ Italia rrezikon kthimin e izolimit

Shifrat e infektimeve janë shqetësuese në Itali dhe qeveria po mendon rikthimin e karantinës.

11:06
Pandemia në Shkup/ Parlamenti mund të punojë online

Maqedonia e Veriut shënoi 9 viktima e 445 infektime të reja nga koronavirusi, shifra më e lartë kjo e rasteve brenda një dite kjo në vendin fqinj që nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

10:51
(Emrat) Vrasje, rrëmbim e drogë/ OFL u kërkon justifikimin e pasurisë tre personave nga Vlora

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

10:50
“Po ju flas si ekspert”, Lleshaj i kthehet Maliqit: Keqardhje që policisë i ka humbur një si ty! Niveli i sigurisë më i mirë në dekada

Deputeti Lefter Maliqi ka thirrur sot në interpelancë, në seancë plenare, ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku i ka kërkuar të flasë për krimin e organizuar në vend dhe për kanabisin, që sipas tij, janë shkak për shumë vrasje të ndodhura së fundi.

10:45
Zbulohet arsyeja! Përse disa të rinj vdesin nga Covid

Që në fillim u pa se koronavirusi i mbërritur nga Kina, më vdekjeprurës ishte për moshat e mëdha dhe personat me sëmundje të tjera.

10:39
Me bluzë transparente dhe pa reçipeta, këngëtarja e famshme shqiptare ka një mesazh për amerikanët

Teksa po shijon suksesin e këngës më të re me titull “Baby I’m Jealous”, Bebe Rexha nuk ka lënë pas as çështjet politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

10:39
Fotot/ Maskat me detyrim, sa zbatohet vendimi në Tiranë

Nga sot në të gjitha ambientet jashtë banesës qytetarët janë të detyruar që të përdorin maskat si një masë mbrojtëse për të mos përhapur më shumë covid-19.

10:29
Provokon Turqia, ‘sorollat’ në ajër për 20 minuta avionin e ministrit të Jashtëm të Greqisë! Nuk i jep leje të kalojë

Televizoni publik i Greqisë ka bërë me dije se  autoritetet turke kanë kryer një provokim të ri nga ana e tyre, kësaj here ndaj grupit diplomatik të ministrit të Jashtëm Nikos Dhendias që kthehej me avionin qeveritar nga Iraku ku ndodhej për vizitë një ditë më parë.

10:20
CR7 kthehet në Torino me avion privat, futet në karantinë

Cristiano Ronaldo u kthye në Itali me avionin e tij privat për të kaluar karantinën në Torino. Portugezi dy ditë më parë u testua pozitiv me Koronavirus. Kjo është deklarata e lëshuar nga klubi i Juventusit:

10:20
Pamjet/ Me lot në sy e plot dhimbje, 15 gra naftëtare fillojnë grevën e urisë, zëvendësojnë burrat

Në ditën e 18 të grevës së urisë, naftëtarët vendosën të nxjerrin 10 grevistët burra dhe në vend të tyre janë futur gratë naftëtare.

10:18
Gjermania me numër rekord të të infektuarve gjatë 24 orëve

Të enjten, Gjermania njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar 6,638 raste të të infektuarve me koronavirus, duke arritur shifrën më të lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

10:16
E ardhmja e Dybalas e paqartë, Juve i vendos çmimin

Paulo Dybala është ende duke pritur për debutimin e tij në sezonin e ri, por ndërkohë, e ardhmja e ish-sulmuesit të Palermos, i cili ende nuk ka rinovuar kontratën me Juventusin, mbetet e paqartë.

10:13
“Mos e harroni maskën”, Manastirliu publikon videon dhe këshillon qytetarët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin maskat kudo jashtë shtëpisë.

09:59
Mustafa e Lajçak flasin për përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa priti në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

09:59
‘Dy vendet besojnë në të njëjtat vlera europiane’/ Balla takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë Taulant Balla njofton se ka zhvilluar një takim në Maqedoninë e Veriut me kryeministrin, Zoran Zaev.

09:58
Fotot/ Fjolla Morina në arrest shtëpie, por në krahët e një mashkulli

Këngëtarja e njohur shqiptare,  Fjolla Morina po vazhdon të vuajë masën e dënimit “arrest shtëpiak” në qytetin e Kukësit, por një person i veçantë po e mbështet atë.

09:55
​21 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 7 në gjendje më të rëndë

21 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

09:47
Covid-19 në botë/ Afro 39 milionë të prekur dhe mbi 29 milionë të shëruar

Numri i të shëruarve nga koronavirus në mbarë botën ka shkuar në mbi 29 milionë.

09:46
Fotot/ Nuk do ta besoni se çfarë bën Kim Kardashian deri natën vonë

Kim Kardashian qëndroi zgjuar vonë të hënën në mbrëmje për të studiuar ligjin

09:36
Meta: Grupet kriminale marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve

Presidenti i vendit Ilir Meta ka sjellë në vëmendje ditën e sotme rritjen e kanabisit në vit zgjedhor, duke theksuar se është traditë e njohur që përdoret si mjet shantazhues ndaj qytetarëve.

09:35
Biden kundërshton raportin e paverifikuar mbi takimin me biznesmenin ukrainas

New York Post, duke cituar një email të paverifikuar, thotë se djali i ish-nënpresidentit, Joe Biden e aranzhoi një takim mes babait të tij dhe një zyrtari të lartë të një kompanie të energjisë në Ukrainë.

09:30
Durrës/ Arrestohen dy persona, nën hetim katër të tjerë! Ja për çfarë akuzohen

Durrës – Dy persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë sipas policisë janë vënë nën hetim edhe katër persona të tjerë.

09:26
Shkup: Pandemia imponon punën online – si do të veprojë parlamenti?

Situata e pandemisë imponon mënyra të reja në organizimin e mbledhjeve të institucioneve shtetërore. Si do të zhvillohet puna në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut pas zbulimit se tre deputetë janë pozitivë me COVID-19.

09:25
Dieta e famshme me banane, çfarë e bën kaq të veçantë

Kishit dëgjuar ndonjëherë për dietën e banana?

09:24
Rastet kur mund të lëvizni pa mbajtur maskë

Nga sot me aktin normativ mbajtja e maskës është e detyrueshme në Shqipëri. Mosmbajtja e maskës gjobitet me 3 mijë lekë të rinj, ndërsa përsëritësit do të duhen të paguajnë 5 mijë lekë të rinj.

09:13
OBSH: Të rinjtë e shëndetshëm mund të mos marrin vaksinën e COVID-it deri në 2022

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se të rinjtë e shëndetshëm mund të mos marrin vaksinën e coronavirusit deri në vitin 2022.

09:09
Lajçak takon sot Mustafën

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është duke qëndruar në një vizitë treditore në Kosovë ku është takuar me krerët shtetëror. Lajçak po ashtu është duke u takuar edhe me liderët e partive politike.

09:03
Sot Dita ndërkombëtare e ecjes në natyrë

15 tetori është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si Dita ndërkombëtare e ecjes në natyrë.

08:57
Lajçak: BE dhe SHBA ndajnë të njëjtat interesa për Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar edhe me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

08:48
Maska e detyrueshme kudo/ Hyn në fuqi Akti Normativ, gjoba nga 3 në 5 mijë lekë për shkelësit

Këtë të enjte ka hyrë në fuqi Akti Normativ për masat e reja anticovid, ku maskat janë të detyrueshme në çdo ambient jashtë banesës.

07:45
Rama: Ju kujtoj se nga sot maska është e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë

Nga sot bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës edhe në ambientet e jashtme. Kryeministri Rama me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook u kujtoi ndjekësve të tij që duhet të mbajnë maskën kudo jashtë shtëpisë.

07:31
Është i infektuar me COVID-19, Ronaldo humb përballjen me Messin?

Cristiano Ronaldo rrezikon seriozisht të humbasë sfidën “big” Juventus-Barcelona, ​​në raundin e dytë të ndeshjeve në grupe në Champions League.

07:22
Parashikimi i motit/ Reshje dhe stuhi shiu, në disa zona rrezikohen përmbytjet

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Duke filluar nga mesi i ditës, vranësirat do të zhvillohen duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin ku fillimisht do të nisin në zonat perëndimore. Reshjet herë pas herë do të jenë në formën e stuhive ku nuk përjashtohet mundësia për përmbytje.

05:37
Kremlini: Ende nuk ka marrëveshje me SHBA për paktin bërthamor

Ende nuk është arritur një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë për të zbatuar paktin START, ndonëse pala amerikane thotë se është arritur përparim në këtë marrëveshje.

05:15
Zhduket aplikacioni që ofronte qasje kibernetike globale për qytetarët e Kinës

Një aplikacion i ri për celularë, i hedhur në treg javën e kaluar në Kinë, që shumë njerëz shpresonin se do t’u lejonte qasje në faqet e ndaluara prej kohësh të mediave sociale perëndimore, u zhduk papritur, një ditë pasi u bë publik. Tuber, një aplikacion për platformën Andriod, i mbështetur nga gjigandi kinez i programeve kibernetike të sigurisë Qihoo 360, u shfaq fillimisht si i disponueshëm për t’u shkarkuar të premten e kaluar. Aplikacioni u ofronte qytetarëve kinezë qasje të kufizuar në faqet elektronike si YouTube, Facebook dhe Google, dhe u përdor për rreth 5 milionë shkarkime pas debutimit të tij.

04:55
Kina, rreziku më i madh afatgjatë për Britaninë

Kreu i agjensisë britanike të kundërzbulimit bëri një përmbledhje të morisë së rreziqeve me të cilat përballet vendi, që nga militantët islamistë dhe deri tek ekstremizmi i djathtë në rritje. Por, ai theksoi se sfidën më të madhe afatgjatë e paraqet Kina. Rusia aktualisht paraqet rrezikun më të madh shtetëror për Britaninë, por Kina do të bëhet më e rrezikshme në të ardhmen, tha Ken McCallum për gazetarët në Londër gjatë fjalës së tij të parë në publik si kreu i ri i shërbimit MI5. Ai tha se Rusia po shkaktonte “shpërthime moti të keq”, ndërsa Pekini “po ndryshon klimën”.

04:28
Barret: Nuk kam axhendë, do të zbatoj ligjin

Të mërkurën ligjvënësit demokratë ushtruan edhe një herë presion ndaj kandidates për Gjykatën e Lartë Amy Coney Barrett për të marrë përgjigje rreth një çështjeje të rëndësishme që lidhet me kujdesin shëndetësor për miliona amerikanë. Në ditën e tretë përpara komisionit Jurik të Senatit, pjesë e një procesi për konfirmimin e saj, zonja Barrett përsëriti se ajo nuk ka ndonjë qëndrim antagonist ndaj Aktit të Kujdesit të Përballueshëm, apo ligjit për kujdesin shëndetësor të miratuar gjatë administratës Obama. I ashtuquajturi Obamacare pritet të përballet me një sfidë ligjore përpara gjykatës më të lartë të vendit, më 10 nëntor.

04:14
Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj autores së librit mbi Melania Trump

Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti të martën akuza ndaj Stephanie Winston Wolkoff, autore e një libri mbi marrëdhëniet e saj me Zonjën e Parë, Melania Trump, duke e akuzuar zonjën Wolkoff se ka thyer marrëveshjen për të mos nxjerrë hollësi nga periudha si pjesë e stafit të zonjës Trump. Departamenti i Drejtësisë i ka kërkuar gjykatës të mbledhë fitimet nga libri dhe t’i transferojë në një llogari qeveritare.

03:52
Djali i presidentit Trump rezultoi pozitiv me Covid-19

Djali 14-vjeçar i Presidentit Donald Trump, Barron, rezultoi pozitiv me COVID-19 pas infektimit të dy prindërve, por nuk shfaqi simptoma, njoftoi Zonja e Parë Melania Trump të mërkurën.

03:30
Donald Trump dhe Joe Biden fushatë në shtetet kyçe

Kjo është java e parë e kthimit të Presidentit Donald Trump në fushatën zgjedhore që nga diagnostikimi me COVID-19 dhe njoftimi nga mjekët e tij se ai nuk e transmeton më virusin. Kur kanë mbetur tre javë deri në ditën e zgjedhjeve, Donald Trump dhe kandidati demokrat për president, Joe Biden, po vizitojnë shtetet fushëbetejë që t’u japin energji mbështetësve të tyre.

03:13
DASH këshillon amerikanët: Kujdes udhëtimet në Kosovë

Departamenti i Shtetit këshilloi amerikanët të rishikojnë udhëtimet në Kosovë për shkak të koronavirusit dhe të tregojnë kujdes nga rreziku i terrorizmit në disa zona, ku ai është rritur. Në një kujtesë për udhëtimet, Departamenti i Shtetit thotë se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA ka lëshuar një njoftim ku Kosova vazhdon të përfshihet në nivelin 3 për shkak të COVID-19s.

02:51
Rekord infektimesh, Polonia 6500 raste të reja

Polonia raportoi të mërkurën për 6,526 raste të reja me koronavirus. Shifra thyen rekordin e së dielës prej 5,300 rastesh të reja. Ministria polake e Shëndetësisë tha se rastet e fundit rezultojnë nga testimi i 43,800 mostrave.

02:20
Evropa e ndarë/ Perëndimi do Biden, lindja mbështet Trump

Sipas një sondazhi të fundit nga organizata “YouGov”, shumica e banorëve të Evropës Perëndimore preferojnë që demokrati Joe Biden të fitojë zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

02:02
Covid-19/ OKB: Pasoja shkatërrimtare në glob

Pasojat e pandemisë së koronavirusit janë shkatërrimtare në nivel ekonomik dhe social. Përllogaritet që 690 milionë njerëz janë aktualisht të kequshqyer dhe se deri në fund të vitit do të mund të shtohen edhe 132 milionë të tjerë në këtë ushtri fatkeqësh.

01:45
Erdogan e vendosur: Do t’i tregojmë vendin Greqisë

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan premtoi të mërkurën se do t’i jepte Greqisë fqinje, vend aleat i NATO-s, përgjigjen që meriton ndërsa iu kthye temës së mosmarrëveshjeve mbi kërkimet për naftë e gaz në ujërat e kontestuara në mesdheun lindor.

01:30
Ekspertët të shqetësuar nga rritja e rasteve, Italia mund të izolohet për Krishtlindje

Italia rrezikon rikthimin në izolim në krishtlindje. Sipas virologut të universitetit të Padovas, Andrea Crisanti, shpreh shqetësim për ecurinë e situatës në vend dhe nuk përjashton një izolim të ri.

01:14
Ndalim qarkullimi në Francë/ Ashpërsohen masat në Paris dhe 8 qytete pas rritjes së rasteve me Covid-19

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se njerëzit duhet të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi nga ora 21 e mbrëmjes e deri në 6 të mëngjesit në Paris dhe tetë qytete të tjera për të vënë nën kontroll rritjen e shpejtë të koronavirusit në vend.

00:59
Përkeqësohet situata në Maqedoninë e Veriut/ Rritje e menjëhershme e rasteve të reja, 445 infektime në 24 orë

Maqedonia e Veriut, të mërkurën, regjistroi 445 raste të reja me sëmundjen COVID-19 dhe nëntë viktima. Rastet e reja rezultuan nga testimi i 2,441 mostrave në 24 orët e fundit, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve brenda një dite që nga fillimi i pandemisë në muajin mars të këtij viti.

00:32
500 vite burg për Agimin e Artë/ Gjykata jep dënimin për 57 të akuzuar

Më shumë se 500 vjet heqje lirie për 57 të akuzuarit e Agimit të Artë, prej të cilëve 30 pritet të shkojnë orët e ardhshme në burg, përmban vendimi i Gjykatës se Apelit në Athinë, në gjyqin më historik në Greqinë e pas luftës. Sa i përket grupit të liderëve të partisë neonaziste që janë akuzuar për drejtimin e një organizate kriminale. Me 13 vjet dhe 6 muaj heqje lirie është dënuar kreu i AA-së Nikos Mihaloliakos, numri 2 i kësaj partie Ilias Kasidhiaris dhe deputeti Georgios Germenis

00:17
Kumbulla: Duhet të fitonim, Roma më e fortë se Lazio

Në mikrofonin e Supersport pas ndeshjes ndaj Lituanisë u ndal edhe Marash Kumbulla i cili shprehu keqardhjen që Shqipëria nuk arriti të fitonte në Vilnius, ndërsa dha një mendim edhe për skuadrën e tij të re Romën.