Kinë/ Zhduket aplikacioni, ofronte qasje kibernetike globale

15/10/2020 12:24

Një aplikacion i ri për celularë, i hedhur në treg javën e kaluar në Kinë, që shumë njerëz shpresonin se do t’u lejonte qasje në faqet e ndaluara prej kohësh të mediave sociale perëndimore, u zhduk papritur, një ditë pasi u bë publik.

Tuber, një aplikacion për platformën Android, i mbështetur nga gjiganti kinez i programeve kibernetike të sigurisë Qihoo 360, u shfaq fillimisht si i disponueshëm për t’u shkarkuar të premten e kaluar. Aplikacioni u ofronte qytetarëve kinezë qasje të kufizuar në faqet elektronike si YouTube, Facebook dhe Google, dhe u përdor për rreth 5 milionë shkarkime pas debutimit të tij. Por një ditë më pas, aplikacioni Tuber u zhduk nga dyqanet virtuale të aplikacioneve për celularët, përfshi edhe atë të drejtuar nga kompania Huawei.

Një kërkim për faqen e aplikacionit në internet nuk dha asnjë rezultat kur VOA kontrolloi për të. Nuk është e qartë nëse qeveria kineze ka qene ajo që ka urdhëruar heqjen e aplikacionit. Ekspertët thonë se veprime të tilla bëhen ndonjëherë për të krijuar iluzionin e alternativave tek përdoruesit e etur për qasje në rrjetin global të internetit, por këto programe, që synojnë të anashkalojnë kufizimet e vendosura nga qeveria, ndonjëherë hiqen nga autoritetet nëse shihet se ato janë shumë të kërkuara nga konsumatorët.

Top Channel