​SHBA del me listë të teknologjive “të rrezikshme”: Rivalët s’mund t’i sigurojnë ato

15/10/2020 12:37

Këshilli i Sigurimit Kombëtar i Shtëpisë së Bardhë (NSC) do të publikojë një listë të teknologjive që i konsideron “kritike” për sigurinë kombëtare të SHBA.

Ky informacion u botua nga Wall Street Journal, duke iu referuar një zyrtari anonim të nivelit të lartë të administratës.Ndër të tjera, lista do të përfshijë inteligjencën artificiale, llogaritjen kuantike, bioteknologjinë dhe teknologjinë aeromotorike.

Përveç kësaj, NSC do të publikojë një raport që përmban udhëzime për agjencitë qeveritare, me qëllimin për të parandaluar rivalët amerikanë, veçanërisht Kinën, nga prokurimi i një teknologjie të tillë nga Shtetet e Bashkuara.Lista duhet të publikohet sot dhe do të azhurnohet çdo vit, përfundon raporti.

Top Channel