Shifrat e infektimeve janë shqetësuese në Itali dhe qeveria po mendon rikthimin e karantinës.

I nxitur duket dhe nga shtetrrethimi francez, kryeministri Giuseppe Conte po planifikon të mbyllë sërish baret e restorantet.

Vetë, tre ditë më parë, Conte flite për përjashtimin e një izolimi të ri mbarëkombëtar, shkruan Corriere della Sera. Por tani, nuk është më aq i sigurtë.

“Unë nuk bëjë parashikime”, u përgjigj kur u pyet për një karantinë tjetër.

“Por shumë do të varet nga sjellja e qytetarëve”, shtoi duke kujtuar zbatimin e rregullave.

Rastet po shtohen dita-ditës dhe kreu i ekzekutivit Italian e pranon se po të mos i vihet fre infeksionet, ekziston rreziku që të mos ketë më vende në terapitë intensive. Conte po nxitet dhe nga rasti i Francës që vendosi të mërkurën orën policore në 9 qytete për të frenuar koronavirusin.

Njerëzit duhet të qëndrojnë brenda nga duhet të qëndrojnë brenda nga ora 21:00 deri në orën 06:00. Gjendja e jashtëzakonshme u shpall po ashtu.

“Masat do t’i ndalojnë njerëzit të vizitojnë restorante dhe të bëjnë vizita private në shtëpi gjatë mbrëmjes dhe natës”, tha presidenti Macron. Ai shtoi se banorët duhet të kenë arsye të vlefshme për të qenë jashtë shtëpive të tyre gjatë orës policore.

Top Channel