Ralf Gjoni

Deputeti Ralf Gjoni në seancën e sotme të parlamentit kom,entoi vendimin detyrueshëm të mbajtjes së maskës edhe në ambientet e hapura.

Ai tha se e mbante maskën por përsëri u prek nga COVID-i. Gjoni u shpreh se kryeministri është e shenjës së gaforres prandaj ndërron mendje sipas ndryshimit të hënës, ku njëherë thotë mbajeni e pastaj e vendos me detyrim.

“Biznesi i vogël po shkon drejt falimentit, Rama s’ka asnjë plan të mirë menduar për t’i bërë ballë krizës mbarë sociale që po vjen në 2021-shin. Unë e kam mbajtur maskën për 1 vit, prapë më zuri Covid në korrik. Kush e bën këtu që ndërron mendjen, njëherë ashtu, pastaj kështu përveç Ramës? Ndërron mendje si me hënë ai se është gaforre në shenjë horoskopi, është i paparë”,  u shpreh Gjoni.

Top Channel