“Përse Rama është më i mirë se Meta?”, Gjoni jep arsyen e çuditshme në parlament

15/10/2020 11:32
Ralf Gjoni

Deputeti Ralf Gjoni në seancën e parlamentit të ditës së sotme ka dhënë një deklaratë të çuditshme, duke treguar  arsyen se përse kryeministri Edi Rama është më i mirë se presidenti Ilir Meta.

Sipas tij arsyeja lidhet me profesionin e tyre, ku Rama kryeson sepse është piktor dhe se i pikturon fabulat e radhës.

“E dini përse Rama është më i mirë se sa Meta? Sepse Rama është piktor shumë i mirë të pikturojë fabulat e radhës.  Në momentin që shteti ka arkën bosh, ata merren me njëri-tjetrin, ai merret me Ilir Metën. Ndërkohë shqiptarët kanë vetëm një mesazh, Edi dhe Ilir na mërzitet na lodhët ka ardhur koha që të largoheni nga politika, meta duhet të dorëhiqet”, tha Gjoni

Top Channel