E diel, 26 Prill 2020
01:53
Origjina e Covid-19/ Kina nuk pranon nisjen e hetimit

Kina i hodhi poshtë thirrjet për një hetim të pavarur ndërkombëtar mbi origjinën e koronavirusit. Diplomati i lartë kinez në Mbretërinë e Bashkuar, Chen Wen i tha BBC-së se kërkesa ishte e motivuar politikisht dhe do të devijonte sipas tij, vëmendjen e Kinës ndaj luftës kundër pandemisë që ka pushtuar botën e që filloi nga një qytet i saj, Wuhan.

01:37
“Kush shërohet mund të infektohet”, OBSH thotë se nuk ka prova për të kundërtën

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se aktualisht “nuk ka të dhëna” që njerëzit të cilët janë shëruar nga sëmundja COVID-19 dhe kanë antitrupa, nuk mund të infektohen sërish.

01:15
Foto/ “Quarantine Pillow Challenge”, njihuni me sfidën më të re në Instagram

Të përdorësh një jastëk si një veshje, quhet “Quarantine Pillow Challenge” sfida e re që sapo ka nisur në Instagram dhe që është bërë aq virale saqë asaj nuk i kanë shpëtuar dot as vipat përfshirë këtu edhe bashkëshortet, partneret dhe të fejuarat e futbollistëve.

00:58
Greqi, skandal trukimesh/ Olympiacos rrezikon rënien nga kategoria

Olympiacos rrezikon shumë. Skuadra më e titulluar në Greqi është në telashe të mëdha pasi akuzat ndaj tyre janë vërtetë të rënda. SDNA raporton se dënimi për gjigantin grek do të jetë i rëndë, pasi akuzohen për trukime ndeshjesh. Olympiacos-Atromitos, e shkurtit të vitit 2015, që përfundoi me rezultatin 2-1, është sfida që dyshohet se është trukuar.

00:34
Rama jep lajmin e mirë: Kalon mbi 400 numri i të shëruarve

Nga beteja me koronavirusin ka ardhur një lajm i mirë. Numri i të shëruarve ka shkuar mbi 400 pacientë.

00:09
Merret vendimi, Peja futet në karantinë

Qyteti i Pejës në Kosovë nga mbrëmë është futur në karantinë. Kështu u bë e ditur nga Drejtoria e Shëndetësisë në këtë qytet duke thënë se tani po hyjnë në një fazë më sfiduese të koronavirusit.

E shtunë, 25 Prill 2020
23:56
Kosovë, 20 të vdekur dhe 731 raste me koronavirus

Në Kosovë janë shënuar 28 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total në 731 raste. Gjithashtu në Kosovë është shënuar edhe një viktimë, ku nga Covid-19 ndërroi jetë një 73 vjeçare duke e çuar numrin e viktimave në 20.

23:40
Rossi: Tërheqja? Do vendos pa u nxituar, por nuk do të ishte e bukur të tërhiqesha kështu!

Stopi i detyruar për shkak të emergjencës së koronavirusit po i krijon probleme serioze të gjithë botës së sportit, por veçanërisht Valentino Rossit. Garat e para të këtij sezoni do t’i shërbenin Doktorit për të vendosur se çfarë do të bëjë në 2021, të tërhiqet apo të vazhdojë me Yamahan me skuadrën satelite “ Petronas”.

23:01
Kontratë e re “faraonike”, Sancho drejt rinovimit me Dortmundin!

Manchester United, Chelsea dhe Juventusi janë vendosur në rradhën e parë për të marrë shërbimet e tij, por mesa duket Borussia e Dortmundit nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e talentit anglez, prandaj ka përgatitur një kontratë të re me një pagë faraonike për të blinduar Jadon Sanchon. Verdhezinjtë po mendojnë për një marrëveshje të re me 20-vjeçarin që do të zgjasë deri në verën e vitit 2023 me Sanchon që nga 6 milionë euro që fiton aktualisht me Dortmundin nga kontrata e re do të përfitojë plot 10 milionë euro. Gjasat janë që talenti i kombëtares angleze të firmosë duke lënë thatë Manchester United dhe Chelsea-n që po shtynë fort për një rikthim të Sanchos në vendlindje.

23:00
Nuk blen dot Mbappe, Reali vë sërish “bast” te Jovic!

Me kampionatet e ndaluara për shkak të pandemisë së koronavirusit shumë klube po humbasin shumë para dhe kjo mund të bëjë që një pjesë e tyre të rishikojnë planet e merkatos së verës, përfshirë këtu edhe Realin e Madridit që sipas asaj që raporton AS, vështirë se do të tentojë të blejë kartonin e Kylian Mbappe, që kushton rreth 200 milionë euro një shifër e lartë kjo edhe për Los Blancos në këtë kohë krize.

23:00
Kumbulla refuzon ofertën e Napolit, transferimi te Interi më pranë!

Interi e ka rrugën të lirë për të firmosur me Marash Kumbullën.Një sërë skuadrash brenda dhe jashtë Serie A interesohen për Kumbullën, por siç raporton “Sky Sport”.

22:59
Ziyech shpërthen pas anulimit të sezonit: Titulli i përket Ajaxit!

Anulimi i kampionatit në Holandë dhe lënia vakant e titullit kampion ka tërbuar futbollistin e Ajaxit Hakim Zieyech i cili e ka mbyllur përpara kohe aventurën me harkëtarët pasi sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Chelsea-t.

22:59
Karantina e Valon Et’hemit: Po shijoj qëndrimin pranë familjes

Valon Et’hemi në një intervistë për faqen e klubit të Kukësit tregon ditët e karantinës pas ndërprerjes së kampionatit dhe përpjekjet për të ruajtur formën fizike për pjesën e mbetur të sezonit.

22:58
E preku Koronavirusi, futbollisti i Montpellier në koma

Gjendja shëndetësore e Junior Sambia, mesfushorit të Montpellier në Ligue 1, i cili rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe u shtrua në spital për shkak të infeksionit të rëndë të mushkërive (aktualisht është në koma artificiale) mbetet e qëndrueshme. Futbollisti po luan ndeshjen e tij më të vështirë në spital. Në fakt, për shkak të ashpërsisë së godidjes nga infekioni, 23-vjeçari është në kujdes intensiv (i intubuar).

22:58
Chelsea nuk ul pagat, por këshillon futbollistët: Bëni bamirësi!

Chelsea ka vendosur të mos u imponohet futbollistëve për uljen e pagës, siç rekomandohet nga Premier League, por u ka kërkuar anëtarëve të tij të bëjnë bamirësi gjatë kësaj periudhe të vështirë të emergjencës së Koronavirusit. Klubi londinez e njoftoi këtë vendim me një shënim në faqen e tij në internet.

22:58
Plani “Project Restart”, Premier League rinis më 8 qershor…

Premier League po sheh mundësinë për të rinisur sezonin më 8 qershor, me dyer të mbyllura, e për ta përfunduar më 27 korrik. Plani “Project Restart”, për të cilin po punojnë drejtuesit më të lartë të futbollit anglez, sikurse informon “Times”, do të marrë edhe miratimin e Federatës së Futbollit dhe të Qeverisë Britanike.

22:57
Mesfushori i Romës: Sfidova babanë për futbollin, mora një shuplakë që ende…

Lojtari i Romës, Amadou Diawara (22 vjeç) shpjegoi në një intervistë me klubin verdhekuq, teksa ndodhej në karantinë për shkak të COVID-19, se si ishte fëmijëria e tij. Ai kujtoi se babai i tij nuk besonte se mund të bëhej futbollist i rëndësishëm, ndaj e pengonte që të ndiqte ëndrrën e tij.

22:53
Vdes një grua në Kosovë, shkon në 20 numri i viktimave nga Koronavirusi

Rritet numri i viktimave të COVID 19 në Kosovë. Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sonte në mbrëmje në këtë klinikë ka vdekur pacientja me iniciale F.G., 73-vjeçare, nga komuna e Shtimes.

22:50
Franca merr frymë, regjistrohet numri i ulët i vdekjeve nga koronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 369 viktima nga Covid-19 në Francë. Kjo është shifra më e ulët që është shënuar në ditët e fundit.

22:49
Mancini nuk mban më: E humba durimin, po çmendemi!

“Sinqerisht e humba durimin, nuk mundem më. Pas 60 ditësh besoj se e gjitha kjo duhet të përfundojë, ndryshe do të çmendemi.”

22:21
Rasti i parë me koronavirus në Mat, dalin analizat për 15 persona të tjerë. Flet për Top Channel administratori Likcani

Ditën e sotme në Mat është konfirmuar rasti i parë me Koronavirus në fshatin Batër e Vogël, njësia administrative Komsi. Top Channel ka mësuar se nga analizat e marra nga 15 persona kanë rezultuar të gjitha negative.

22:12
2 viktima dhe 41 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Dy persona, një nga Gostivari dhe tjetri nga Shkupi, që kanë vuajtur nga sindroma Daun, janë viktima të reja të Covid- 19 janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut.

22:09
Ekspertët në Egjipt zbulojnë prova se varri i Neferitit fshihet brenda tumës së faraonit Tutankamun

Arkologu i vjetër i Egjiptit, britaniku Chris Naunton tha për mediat britanike se ka shumë gjasa që brenda tumës së famshme të faraonit Tutankamun të jetë një mur i rremë prapa të cilit fshihet varri i mbretëreshës Nefertiti.

22:07
A përhapet koronavirusi gjatë marrëdhënieve seksuale? Ja çfarë zbuluan shkencëtarët nga studimet

Koronavirusi nuk ka gjasa të përhapet përmes seksit, thonë shkencëtarët, por gjithashtu ata pranojnë se nuk mund të përjashtohet si mundësi. Një muaj më parë u analizuan mostrat e spermës së 34 burrave në Kinë që ishin diagnostikuar me simptoma të buta të COVID-19.

21:48
Protesta në Berlin për karantinën

Në Berlin kanë shpërthyer protesta në lidhje me vendimet më të fundit të qeverisë për të mbyllur vendin si pasojë e masave për Koronavirusin.

21:40
Terrorizoi 23 vjeçarin me sqepar, pezullohet nga puna efektivi i policisë

Mbrëmjen e sotme në qendër të Fierit një efektiv policie, jashtë orarit të shërbimit ka dhunuar një qytetar fizikisht si dhe i ka dëmtuar makinën me sqepar.

21:34
New York Post: Kim Jong un dyshohet se ka vdekur. Ja kush është gruaja që pritet ti marrë pushtetin

Në disa prej mediave më të mëdha në botë po qarkullojnë lajme se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong un mund të ketë vdekur. Lajmi fillimisht është bërë i ditur nga një rrjet televiziv nga Hong-Kongu dhe që po citohet nga New York Post, Daily Mail dhe media të tjera.

21:08
Nuk më lejuan të merrja 2 bileta për prindërit në mbrëmjen kur fitova çmimin e parë në Festival

Nertila Koka intrerpretimin e saj të parë në muzikë e realizoi në moshën 17-vjeçare në koncertin e pranverës. Ajo ka luajtur dhe në disa filma si “Telefoni i një mëngjesi (1987)” “Duaje emrin tënd (1984)”Apasionata (1983)”. Në dhjetor të vitit 1984, Gezim Cela dhe Nertila Koka marrin pjesë në Festivali i 23-të me këngën “Cel Si Gonxhe Dashuria”, këngë e cila u shpall fituese e festivalit të 23-të.

21:04
Fier/ Polici terrorizon qytetarin në qendër të qytetit, nxjerr sqeparin dhe i bën ‘përshesh’ makinën

Një polic i komisariatit të policisë Fier së bashku me një shokun e vet kanë ushtruar dhunë mbi një 23 vjeçar në qendër të qytetit fier mbrëmjen e sotme. I dëmtuari është 23 vjeçari Xhoen Osmenaj banor i lagjes Liri, ai ka qenë në automjet tip Opel së bashku me një shoqen e tij

21:03
Si rrallëherë Trump e Putin lëshojnë deklaratë të përbashkët bashkëpunimi

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin lëshuan sot një deklaratë të rrallë të përbashkët në përkujtim të bashkëpunimit të vitit 1945 mes trupave amerikane dhe atyre sovjetike në Luftën e Dytë Botërore për disfatën ndaj Gjermanisë Naziste, si një shembull i mënyrës së bashkëpunimit mes vendeve.

20:45
Ja kush do të lejohet të dalë nesër, Rama: Burrat punët e shtëpisë dhe të gatuajnë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se ditën e nesërme ashtu si javën e kaluar do të lejohen që të dalin nënat dhe fëmijët deri në 10 vjeç.

20:45
Meteori lëshohet me shpejtësi drejt tokës, shpërthen mbi Brazil

Një observator në Brazil ka kapur mometnin e rrallë kur një meteor nga hapësira vjen me shpejtësi drejt tokës para se të shpërthejë në qiellin e natës dhe të përplaset në tokë.

20:24
Ju prezantojmë me ‘Frederikun e Madh”, i cilësuar si kali më i bukur në botë

Racat e pastra të kuajve kanë mbajtur më parë mbretër e kalorës, që prej zbutjes së tyre që nisi në Azi rreth viteve 3000 apo 4000 p.e.s.

20:24
Mati u prek sot për herë të parë nga Koronavirusi, reagon kryebashkiaku i saj

Mati ka konfirmuar për herë të parë një rast me Koronavirus ditën e sotme, ajo është një vajzë e cila jetonte dhe punonte në një fasoneri në Krujë, nga edhe ku e ka marrë virusin.

20:18
Manastirliu: Stafet mjekësore kujdes çdo ditë që të moshuarit…

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se mjekët kujdesen çdo ditë që të moshuarit t’i marrin barnat me rimbursim në banesë, pa patur nevojë të dalin nga shtëpia.

20:05
Foto/ I trishtuar se nuk luan dot me fëmijët, qeni fiton zemrat e anglezëve në karantinë

Një qen i racës Bulldog i ka bërë për vete anglezët, ndërsa në një foto shfaqte gjithë trishtimin tij për shkak se nuk mund të luante dot me fëmijët. Bip Poppa,u fotografua nga pronarja e saj, Rae Elle, ndërsa nga ballkoni shikon poshtë në rrugë.

20:03
Kanë bërë vetëm një ndryshin te flokët, por duket sikur kanë bërë ndërhyrje estetike

Ka shumë njerëz që nuk ngurrojnë që të eksperimentojnë me flokët e tyre. Por ka edhe nga ata që mund t’ju duhen vite për të menduar nëse duhet apo jo për t’i shkurtuar apo edhe për t’i lyer.

20:00
Një kompani paguan $3,000 në muaj për të tymosur marijuanë çdo ditë

Nëse dikush ka ngelur pa punë, një kompani ofron të paguajë 3000 dollarë në muaj rrogë si dhe të japë falas marijuanën që ai do të tymosë çdo ditë.

19:40
Katër muaj burg/ Pështyu blerësin në fytyrë gjatë sherrit

Një 60 vjeçar u dënua në Britaninë e Madhe me katër muaj burg sepse pështyu qëllimisht në fytyrë një blerës me të cilin ishte duke u grindur për distancën që duhet të mbante.

19:38
Lavdërime për Merkel/ Kancelares, bravo i qoftë!

Për kancelaren Merkel po shkruhet e flitet aktualisht më mirë se kurrë më parë. Jo vetëm në Gjermani, por edhe në mjaft vende të botës, madje jashtë vendit edhe më shumë. “Mediat në Izrael”, thotë Amichai Stein për Deutsche Wellen, “e konsiderojnë si një nga personalitet udhëheqëse më të forta në të gjithë botën”. Sipas Stein në Izrael Merkel vlerësohet si një figurë udhëheqëse “e cila e kupton situatën dhe di t’ua shpjegojë atë qartë njerëzve”.

19:35
Jo masa drastike/ Çadrat në Pulja, distancë 1,5 metra

Distancë mes cadrave 1,5 metra dhe kordonë ndarës: kaq thjesht i mendon masat mbrojtëse kundër koronavirusit qyteti I vogël Porto Cesareo, I njohur ndryshe si “ Karaibet e Puljas”. Në plazhin privat Bacino Grande nuk diskutohet pwr masa drastike, me mure tw tejdukshme pleksiglasi apo izolim total. Distanca duhet të mjaftojë për t`I mbajtur frekuentuesit e tij të sigurtë.

19:27
Ministria gjermane e mbrojtjes kërkon të blejë gjuajtësit amerikanë F-18

E përdtishmja gjermane Der Spiegel raportonte dje se vendi do të nisë të blejë gjuajtësit amerikanë F-18 sipas dëshirës së ministres së mbrojtjes Annegret Kramp-of Karrenbauer dhe pa aprovimin e koalicionit social-demokrat.

19:26
Xhamitë e mbyllura/ Besimtarët komunikojnë online me imamët

Prej ditës së premte besimtarët myslimanë kanë nisur agjërimin në muajin e Shenjtë të Ramazanit. Për herë të parë, një situatë e pazakontë ka mbyllur dyert e xhamive dhe i ka mbajtur ata jashtë objekteve të kultit.

19:23
Vaksina kundër Covid-19 rezulton e efektshme te majmunët, detajet e testimit shpresëdhënës

Për herë të parë, një nga shumë vaksinat e shumta kundër COVID-19 në zhvillim ka mbrojtur një kafshë, makakët rezus (lloj majmuni), nga infeksioni me coronavirus, raportojnë shkencëtarët. Vaksina nuk prodhoi efekte të dukshme anësore te majmunët.

19:21
Agjërimi në kohën e Covid-19/ Muaji ndryshe i Ramazanit për besimtarët myslimanë

Prej dy ditësh ka filluar muaji i Madh i Ramazanit ku besimtarët e fesë islame po përpiqen të ambientohen me situatën e re dhe me kushtet e reja të vendosura nga autoritetet shëndetësore për shkak të pandemisë Covid 19.

19:15
5 mijë teste nga kina/ Vijnë ndihma edhe me maska e veshje mbrojtëse

Të tjera ndihma vijnë për Shqipërinë për t’u përballur me pandeminë e COVID-19.

19:09
Karantinën e bëjnë në makinë/ Korçë, nëna e kthyer nga Greqia me dy fëmijë nuk ka para për hotelin

Një nënë me dy fëmijë të mitur dhe vëllai i saj kanë kaluar dy netë në makinë pasi refuzonin të hynin në hotelin karantinë për shkak të pamundësive financiare.

19:09
Të infektuar në burgje/ Pas rasteve te 313-ta, ISHP zbarkoi për analiza edhe te burgu 302

Në 24 orët e fundit numri i të prekurve me COVID 19, në Tiranë u shtua me katër raste të reja të cilat i përkasin institucioneve të paraburgimit.

19:09
Brenda urgjencës infektive në Krujë…

Kruja është kthyer momentalisht në shqetësimin kryesor të epidemiologëve, sepse vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 18 raste të reja, duke e çuar numrin e të prekurve në total në 83. Ndërsa rasti i parë me koronavirus në Krujë, sipas një përllogaritje te thjeshtë,  është shfaqur  më 25 mars. E pikërisht pas një muaji po kulmon shpërthimi i rasteve të reja të cilat kanë qenë kontakte të afërta me punonjësit e fasonerivë që janë konsideruar si vatrat e CoVidit.  Kjo si pasojë e transmetimit zinxhir të virusit dhe mosrespektimit të masave mbrojtëse.

19:03
Kërkesat e fasonëve për qeverinë/ Përfaqësuesit e PD në Krujë, takojnë bizneset

Përballë situatës të krijuar nga  punonjësit e infektuar me Covid19, sipërmarrësit e ndërmarrje fason të Krujës zhvilluan një takim nga ku kanë dalë me një qëndrim të unifikuar drejtuar qeverisë shqiptare.

19:01
Arabia Saudite heq goditjet e kamzhikut për marrëdhëniset jashtë martesore dhe personat që konsumojnë alokool

Raportimet nga Arabia Saudite thonë se vendi po anullon dënimin me goditje kamzhiku si pjesë e reformimit në të drejtave të njeriut.

18:41
Izraeli pretendon se ka gjetur kurën 100% të suksesshme ndaj koronavirusit

Ilaçi izraelit kundër koronavirusit raportohet se ka 100% sukses edhe në mesin e pacientëve me sëmundje të rëndë. Ai po testohet në Shtetet e Bashkuara për herë të parë. Pluristem Therapeutics Inc, një kompani bioteknologjike me qendër në Haifa / Izrael, raportoi se shtatë pacientë që ishin në rrezik të lartë për vdekje, për shkak të mungesës së frymëmarrjes, dëmtimit të organeve, duke përfshirë zemrën dhe dëmtimin e veshkave, mbijetuan pas marrjes së këtij mjekimi.

18:40
Bill Gates jep lajmin e mirë për vaksinën e Koronavirusit: E paguaj unë nëse…

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka siguruar që do të kontriubojë për të gjetur paratë e nevojshme për vaksinën kundër Covid-19.

18:39
Gjuajtësit rusë Su-27 ndjekin belgët F-16 pranë kufirit të Rusisë në detin Balltik (VIDEO)

Një dyshe gjuajtësish rusë Su-27 braktisën shpejt rutinën e fluturimeve të tyre stërvitore për shoqëruar një F-16 të Belgjikës që po i afrohej kufijve shtetërore, raportonte ushtria ruse.

18:37
Kryebashkiakja kapet mat, thyen karantinën për të rregulluar thonjtë në një sallon bukurie

Një kryebashkiake e Teksasit është detyruar të kërkojë falje pasi ka thyer rregullat e karantinës për të rregulluar thonjtë në një sallon bukurie, shkruan Daily Mail.

18:32
Nju Jork, përhapja e virusit po ngadalësohet

Në Nju Jork, epiqendra e luftës kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, statistikat tregojnë se ndikimi i virusit po bie. Njoftimin e bëri kryebashkiaku Bill de Blasio. Ndërkohë guvernatori Andrew Cuomo tha se virusi kishte hyrë në Nju Jork nga Evropa, jo nga Kina duke cituar një studim të fundit.

18:32
Belgjikë, mbi 6.900 viktima nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1 032 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e të infektuarve në mbi 45 000.

18:31
Bytyçi: Deklaratat e Shkelzen Gashit përfaqësojnë qëndrimet e Kurtit dhe Vetëvendosjes

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gazmend Bytyçi, i cili ka qenë edhe pjesëtar i UÇK-së, ka thënë se deklaratat e Shkelzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në ikje Albin Kurti kundër luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, përfaqësojnë mendimin dhe diskursin e lidershipit të VV-së të cilët tash e sa vite kanë njollosur dhe shpifur ndaj gjithë luftëtarëve të lirisë.

18:29
Kosova do të përfitojë miliona euro nga pavarësimi energjetik, sfidë faturimi në veri

Pas pavarësimit të Kosovës edhe në rrafshin energjetik, vendi mund ta shfrytëzoj interkonjeksionin 400 kV me Shqipërinë si një treg të përbashkët energjetik.

18:28
Kapiteni i policisë arsyeton dhunën ndaj të riut me fjalët “ia ka thy hoxhës ibrikun”

Qytetarët e Mitrovicës janë shqetësuar tej mase me sjelljen e një eprori policor gjatë arrestimit të një të riu që po ngiste biçikletën.

18:26
Koalicioni LDK-AAK-Nisma, Qeveri e vogël me opozitë të fortë

Analisti dhe njëherësh profesori universitar, Rrahman Paçarizi ka deklaruar se pas rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe prishjes së koalicionit VV-LDK, vështirë të t’i përmbush pritjet e qytetarëve të Kosovës një koalicion i vogël, i cili pritet të krijohet në mes të LDK, AAK, Nisma-AKR dhe minoritetet, për faktin se në opozitë do të mbesin dy parti shumë të mëdha si PDK e VV.

18:25
Mediat: Kina dërgon doktorë për të kontrolluar shëndetin e Kim Jong-un

Kina ka dërguar një grup në Korenë e Veriut, ku përfshihen dhe ekspertë mjekësorë për të kontrolluar shëndetin e Kim Jong-un, njoftonin burime nga Kora e Jugut.

18:14
Itali/ Numri më i ulët i viktimave që prej 17 marsit, bien ndjeshëm edhe të infektuarit, rritet numri i të shëruarve

Italia ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket rasteve me CoVid-19 në vendin fqinj. Sa u përket vdekjeve ka qenë dita më e ulët që prej 17 marsit, sot kishim 415 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm në 26384.

18:00
Kthehet në shtëpi delja australiane e humbur gjatë zjarreve të 2013 në Tazmani

Një familje në ishullin e Tasmanisë në Australi është ribashkuar së fundmi me një dele të humbur prej kohësh, pas u ndanë shtatë vjet më parë gjatë zjarreve shkatërrimtare që dogjën të gjithë fermën e tyre.

18:00
Ndodh në SHBA, lind viçi me dy koka

Një viç me dy koka ka lindur në një fermë në SHBA. Ky fenomen ka tronditur të gjithë fermerët e zonës, të cilët nuk kishin parë një gjë të tillë prej së paku 5 brezash.

17:42
Lirimi i masave/ Britania u kërkon banorëve të zgjedhin 10 njerëz me të cilët të takohen

Mes planeve për zbutjen e masave kufizuese të pandemisë, ministrat britanikë kanë propozuar që çdo shtetas të zgjedhë vetëm 10 miq ose familjarë jashtë familjes me të cilët të takohen.

17:38
Qeshni me lot/ Fustane të çuditshëm të veshur në ditën e dasmës nga nuset

Dita e ceremonisë martesore për shumëkënd mund të konsiderohet si dita më e rëndësishme e jetë. Por për shumë vajza përzgjedhja e fustanit të nusërisë është një sfidë më vete.

17:20
Britani/ Rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit

Britania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 20319, që do të thotë janë 813 viktima në 24 orët e fundit.

17:16
Çmenduri në Itali/ Modelja 23 vjeçare rezulton pozitive me koronavirus, pas 56 ditësh karantinë

Në një rast të rrallë të bartjes së koronavirusit të fshehur pa simptoma, studentja italiane Biana Dobroiu, 23 vjeçe, është testuar gjashtë herë për sëmudjen që prej daljes nga spitali dhe vazhdon të rezultojë pozitive edhe pas 56 ditësh.

17:12
Teatri Metropol, shfaqje online për të gjithë familjen

Nëse teatrin nuk e ndjekim dot fizikisht këto kohë, atëherë zini vendin më të mirë në shtëpinë tuaj dhe rehatohuni për të të parë shfaqjen. Teatri Metropol vjen çdo fundjavë në çdo shtëpi, për të gjithë familjen.

17:06
Këto foto duhet ti shikoni disa herë për ti kuptuar

Gjërat më interesante nuk janë gjithmonë në sipërfaqe, ndonjëherë ju duhet të kërkoni për to. E njëjta gjë vlen edhe për fotot.

17:02
Covid-19, bashkë në kohë lufte/ 7 artistë nga mbarë bota performojnë “Bella Ciao”, në mesin e tyre Irma Libohova

“Bella Ciao”, kënga e rezistencës, lirisë dhe simbolit të luftës partizane kundër fashizmit, është shndërruar në tingullin e një beteje të re, asaj me një armik të padukshëm, por jo më pak të egër, Covid-19.

16:54
Akuzohet për trukime, Olympiacos rrezikon rënien nga kategoria

Olympiacos rrezikon shumë. Skuadra më e titulluar në Greqi është në telashe të mëdha pasi akuzat ndaj tyre janë vërtetë të rënda. SDNA raporton se dënimi për gjigantin grek do të jetë i rëndë, pasi akuzohen për trukime ndeshjesh. Olympiacos-Atromitos, e shkurtit të vitit 2015, që përfundoi me rezultatin 2-1, është sfida që dyshohet se është trukuar.

16:49
Tebas: Barça nuk mund t’ia lejojë vetes blerjet e Lautaro Martinez dhe Neymar!

As Lautaro Martinez dhe as Neymar Jr, Barcelona nuk mund t’i lejojë vetes afrimin e këtyre dy sulmuesve që kushtojnë shumë në merkaton e verës së ardhshme, sepse në këtë moment krize për shkak të koronavirusit, blerjet super-miljonere janë thjeshtë të pamundura.

16:40
Masat e koronavirusit, kryebashkiaku: Për pazar të dalin burrat se gratë vonohen shumë

Kryebashkiaku i Osaka në Japoni është përballur së fundmi me kritika për komentet ku tha se gratë shpenzojnë më shumë kohë se burrat për të bërë pazarin, prandaj duhet të jenë këta të fundit që të dalin gjatë orëve të izolimit.

16:26
OBSH: S’ka të dhëna që kush shërohet, nuk infektohet sërish

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se aktualisht “nuk ka të dhëna” që njerëzit të cilët janë shëruar nga sëmundja COVID-19 dhe kanë antitrupa, nuk mund të infektohen sërish.

16:21
Çfarë do të ndodhë me artet performuese?

Nga Jacques Attali

16:16
Pamjet tronditëse/ Policia amerikane ekzekuton shqiptarin, i drejtoi armën agjentit. Emri…

Policia amerikane qëlloi për vdekje një shqiptar në qytetin e Patersonit, në Nju Xhersi, pasi lëvizte në rrugë i armatosur dhe nuk iu bind urdhrit për t’u dorëzuar.

16:08
Predikuesi amerikan për COVID-19: Zoti po na dënon për martesat ‘gay’ dhe abortin

Që prej nisjes së epidemisë së rëndë të koronavirusit në SHBA, disa anëtarë të ekstremit të djathtë kristian kanë fajësuar anëtarët e komunitetit LGBTQ për përhapjen e COVID-19.

15:47
Gjesti fantastik i Kubës, 36000 mijë mjekë dhe infermierë shpërndahen nëpër botë për të luftuar CoVid-19

Kuba raporton se me fushatën e saj të fundit të “diplomacisë mjekësore” në luftën kundër pandemisë së Covid-19, ka shpërndarë më shumë se 36 000 personel mjekësor, në më shumë se 60 shtete.

15:40
Jeta e vështirë në izolim/ Familja nga Sukthi me fëmijë të sëmurë

Dhjetë vite më parë, Shpëtimi, së bashku me të shoqen Lirien, u zhvendosën nga Kukësi për të jetuar në Sukth.

15:33
Pensionistët që jetojnë me punë/ Burrë e grua janë tregtarë ambulantë, por prej javësh aktiviteti i pezulluar

Leme Naqi së bashku me bashkëshortin e saj janë një çift pensionistësh nga Cerriku.

15:29
Nga e hëna rifillojnë punën taksitë/ Ja masat për shoferët dhe pasagjerët

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar masat që duhet të marrin shoferët e taksive që fillojnë punën nga e hëna dhe për pasagjerët që do të marrin.

15:18
Fotot që tregojnë se çdo gjë është e mundur në këtë botë…

Bota jonë na mahnit me kthesat e papritura të realitetit…

15:13
“Katër vallëzime me absurdin”

(Refleksione mbi përmbledhjen me tregime të Ron Berishës)

15:01
Basha: Pa asnjë vonesë, qeveria duhet të shpërndajë fondet e mbijetesës dhe të…

Kreu i Pd Lulzim Basha ka biseduar përmes disa videokonferencave me drejtuesit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë, lidhur me situatën e covid-19.

14:48
Monitorimi i zonave të gjelbërta, Ardi Veliu: Pika kontrolli për të ndaluar qarkullimin me zonat e kuqe

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nisi inspektimet në zonat e gjelbërta pasi nga e hëna fillon monitorimi i tyre nga Policia sa i përket qarkullimit të automjeteve, ndalimit të qarkullimit në parqe apo masave të reja lehtësuese.

14:37
Nis puna për nënkalimin te sheshi “Shqiponja”, Veliaj: Sot duhet ta kishim inauguruar; Shumica e qytetarëve do që vendi të ecë dhe beson te puna

Pas dy viteve bllokim, puna për projektin e nënkalimit te sheshi “Shqiponja” ka nisur me shpejtësi. Projekti parashikon nënkalim me korsi të dedikuara për autobusët, biçikletat, dhe i jep një rëndësi të veçantë gjelbërimit.

14:29
“Puth edhe tokën kah ke ec mami”/ 4 vite pas ikjes së saj, Adelina Ismaili kujton nënën e ndjerë

Katër vite më parë do të ndahej nga jeta Mona, mamaja e Adelina dhe Zanfina Ismailit.

14:20
Fotot/ Rrëfimi nga karantina i kampiones shqiptare të Bodybuilding

Bodybuilding konsiderohet një sport deri diku ekskluziv për meshkujt, por vitet e fundit është duke gjetur masivitet edhe te femrat.

14:10
Bardhi: E paimagjinueshme babëzia për të vjedhur, sekret edhe tenderi për blerjen e letrave higjienike

Përmes një deklarate, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se qeveria po klasifikon sekret 10 tendera të tjerë të rinj, përfshirë edhe tenderi për blerjen e letrave higjienike.

14:10
Jo vetëm te ‘313’/ ISHP zbarkon në paraburgimin ‘302’, dyshohet për të prekur me Covid-19

ISHP ka zbarkuar edhe në paraburgimin 302 për të kryer analiza për CoVid-19.

13:56
“Të nxjerr qumështin e nënës për hundësh”/ Fjoralba Ponari rrëfen anën e saj të errët

Përmes një postimi në Instagram Story, moderatorja Fjoralba Ponari nxori në pah një anë të panjohur të sajën, atë më të errtën…

13:55
Punimet në spitalin Covid-3/ Manastirliu: Plan masash për përgatitjen e sistemit shendetësor për fazën e hapjes

“Po punojmë për të zgjeruar kapacitetet dhe kemi filluar punën për të përshtatur ish-shërbimet e kirurgjive në një spital, i cili do të shërbejë për të sëmurët me Covid-19, për përgatitjen e sistemit shëndetësor për fazën e hapjes”. Gjatë një inspektimi në QSUT, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se spitali Covid 3, do të presë rastet që janë në fazë shërimi, në rast se do të ketë një shtim të të prekurve.

13:44
Vjedhje, drogë, vepra të turpshme/ Brenda 24 orëve arrestohen 7 persona në Tiranë

Strukturat e Policisë, krahas angazhimit për zbatimin e masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

13:40
Situata nga Covid-19/ Bizneset fasonë të Krujës kanë 4 kërkesa

Një grup Sipërmarrësish të Biznesit “Fason” në Qyten e Krujës të nxitur nga vendimet e qeverisë nisur nga pandemia e covid-19 kanë dalë me disa vendime të përbashkëta.

13:34
Kur shpërtheu vërtet koronavirusi në Itali? Studimi i ri me një tjetër datë

Shpërthimi i koronavirusit në Itali ka mundur të fillonte në janar, një muaj më herët se që është menduar më parë.

13:28
Dënohet me 4 muaj burg! Arsyeja? Pështyu blerësin në fytyrë gjatë sherrit

Një 60-vjeçar u dënua në Britaninë e Madhe me katër muaj burg, sepse pështyu qëllimisht në fytyrë një blerës me të cilin ishte duke u grindur për distancën që duhet të mbante. Gary Saunders nga Southsea, Hampshire, u arrestua pas incidentit të ndodhur në një dyqan pranë shtëpisë së tij.

13:25
Krujë, PD takohet me fasonët: “Qeveria refuzon të na takojë, vetëm kurthe dhe gjoba”.

Përfaqësues të Partisë Demokratike u takuan me shoqatën e biznesit fason në Krujë, ku është vendosur numri më i madh i fasonerive në vend dhe përhapja e virusit nga një fasoneri ka prekur 114 persona në më pak se dy javë.

13:17
Iu refuzuan ftesën për të hipur në makinë me ta/ Si Elidon Kotorri dhe dy të tjerë dhunuan vajzat te “Ali Demi”

Dy vajza u dhunuan në një nga zonat më të njohura dhe të populluara në Tiranë, ngjarje për të cilën akuzohet një personazh i njohur për policinë, ish-i dënuar për vrasje, Elidon Kotorri.