Ekspertët në Egjipt zbulojnë prova se varri i Neferitit fshihet brenda tumës së faraonit Tutankamun

25/04/2020 22:09

Arkologu i vjetër i Egjiptit, britaniku Chris Naunton tha për mediat britanike se ka shumë gjasa që brenda tumës së famshme të faraonit Tutankamun të jetë një mur i rremë prapa të cilit fshihet varri i mbretëreshës Nefertiti.

I njohur për shkurt në të gjithë botën si Mbreti Tut, faraoni i dianstisë së 18-të është monarku më i njohur i Egjiptit të lashtë dhe zbulimi i tumës e tij KV62 nga Howard Carter në 1922, ka frymëzuar shumë egjiptologë.

Teksa trashëgoi fronin në moshën tetë-vjeçare, ekspertët besojnë se babai i djaloshit mbret ishte faraoni Akhenaten, që besohet se është mumja e gjetur në tumën KV55 në luginë e mbretërve.

Disa pretendojnë se Neferiti ishte nëna e Tutankamun, dhe gruaja mbretërore e Akhenaten, dhe se çifti mbretëruan gjatë një prej periudhave më të pasura të historisë së lashtë egjiptiane.

Por Naunton, i cili është autori i disa librave mbi tumat e humbura të Egjiptit, thotë se zbulimi i KV62 hedh poshtë shumë teori.

Në një intervistë me Express.co.uk ai tha: “Nefertiti erdhi nën urdhrat e disa mbretërorëve para Tutankamun. Pra jemi duke folur për Akhenaten dhe gruan e tij mbretërore, dhe dikë tjetër të quajtur Smenkhare. Disa studiues besojnë se Nefertiti e Smenkhare janë i njëjti person. Sigurisht që ka një debat se përse Nefertiti po fshihet nën një emër tjetër, dhe ky fakt është një magnet për spekulime.”

Shumë ekspertë nuk i kanë dhënë rëndësi faktit se varri i Tutankhamun ka qenë disi i vogël për një tumë mbretërore, prandaj disa thotë se në fakt ai duhet të jetë diku tjetër shumë më i madh.

Mbreti Tut vdiq papritur në moshën 18 vjeçare kështu që është e mundur që një tjetër tumë të jetë zbukuruar për varrosjen e tij të nxituar.

Naunton shton: “Në 2015, një kolegu im, Nicholas Reeves, i cili ka studiuar sipërfaqet dimensionale të tumës KV62, tha se besonte se muret nuk ishin mjaftueshëm solide, dhe se prapa tyre mund të ketë diçka”.

“Kjo e bëri të hipotezonte se prapa tyre ka një korridor që është bllokuar dhe disa arsye të bëjnë të besosh se kjo është tuma e një gruaje mbretërore, afërsisht e periudhës së Tutankamun e Akenaten”.

“Për këtë ka vetëm një kandidate dhe kjo është Nefertiti – tuma apo trupi i të cilës nuk është gjetur kurrë.”

FOTO GALERI
1/7

Top Channel