Një grup Sipërmarrësish të Biznesit “Fason” në Qyten e Krujës të nxitur nga vendimet e qeverisë nisur nga pandemia e covid-19 kanë dalë me disa vendime të përbashkëta.

“Ne Sipërmarrësit e Biznesit “FASON” në Krujë, duke parë koston e madhe financiare që po i sjellin Biznesit tonë, këto Vendime apo Urdhëra të Qeversië, pa përjashtuar edhe punonjësit tanë të cilët ndikohen jo pozivisht dhe nuk janë të qartë, nga Urdhërat e mësipërm të Qeverisë.

Vendosëm që t’i drejtohemi Këshillit të Ministrave, Qeverise Shqiptare, me pikat e mëposhtme, si kërkesa thelbësore, për vazhdimin e punës në Sektorin “FASON” siç Qeveria kërkon, por edhe siç natyra jonë e veçantë e punës na detyron të punojmë, përtej kërkesave të Qeversië, të cilat nuk kanë parashikuar plotësisht në mënyrë profesionale dhe teknike, Natyrën e veçantë të Punës FASON”, thonë ata në deklaratën e tyre.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel