Kur shpërtheu vërtet koronavirusi në Itali? Studimi i ri me një tjetër datë

25/04/2020 13:34

Shpërthimi i koronavirusit në Itali ka mundur të fillonte në janar, një muaj më herët se që është menduar më parë.

Bazuar në gjetjet e një studimi, shpërthimi i koronavirusit në Itali sigurisht ka mundur të ndodhte në janar, megjithëse personat e parë të diagnostikuar nuk u raportuan deri në muajin shkurt. Stefano Merler nga Bruno Kessler Fondation, gjatë një konference u ka thënë ekspertëve kryesorë të shëndetësisë italiane, se koronavirusi ka filluar të përhapet në Itali që nga janari, apo edhe më herët.

Italia është shteti i parë evropian, ku si pasojë e koronavirusit, numri i vdekjeve u rrit në mënyrë dramatike në mbi 12 mijë, deri në fund të muajit mars. Pacienti i parë, është diagnostikuar më 21 mars në Codogno, që i përket rajonit të Lombardisë.

“Kemi gjetur se shumë njerëz ishin të infektuar në Lombardi, që para 20 shkurtit, që lë të kuptohet se ata ishin të infektuar ën janar, apo edhe më herët, ku ta dimë”, ka thënë eksperti Merler.

Sipas një studimi tjetër, të bazuar në regjistrat e kryera gjatë këtij muaji, del se 44.1 përqind janë infektuar në qendra kujdesi, derisa 24.7 nëpër familje. Raportohet se 10.8 përqind janë infektuar nëpër spitale, derisa 4.2 përqind në vendet e tyre të punës. Goditja nga koronavirusi në Itali ka qenë shumë e fuqishme, duke shkaktuar 25,500 viktima, derisa 190 mijë persona i ka lënë të infektuar.

Top Channel