Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Një nënë me dy fëmijë të mitur dhe vëllai i saj kanë kaluar dy netë në makinë pasi refuzonin të hynin në hotelin karantinë për shkak të pamundësive financiare.
Problemet shëndetësore të njërit prej fëmijëve të saj e kanë detyruar gruan të udhëtojë drejt vendit fqinj për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale për fëmijën por tani që është kthyer së bashku me fëmijët është e detyruar të karantinohet në një prej hoteleve. Por gruaja e ka patur te pamundur të përballonte shpenzimet ndaj refuzonte të hynte në hotel ndërsa shoqërohej nga vëllai i saj i cili kishte dalë garant për transportimin e saj nga Kapshtica drejt Korçës
Është dashur ndërhyrja e institucionit të prefektit për ti dhënë një zgjidhje situatës së krijuar prej 3 ditësh dhe nëna me fëmijët tashmë ndodhet në një nga dhomat e hotelit e karantinuar dhe nën vëzhgim shëndetësor.
Por për emigrantët që qëndrojnë këtu kostot e qëndrimit mbeten të larta. Ata tregojnë se janë detyruar të ndajnë ushqimet me njëri tjetrin pasi familjet e tyre nuk mund ti përballojnë ndërsa apelojnë që qeveria ti lehtësojë edhe ata
Top Channel