Meteori lëshohet me shpejtësi drejt tokës, shpërthen mbi Brazil

25/04/2020 20:45

Një observator në Brazil ka kapur mometnin e rrallë kur një meteor nga hapësira vjen me shpejtësi drejt tokës para se të shpërthejë në qiellin e natës dhe të përplaset në tokë.

Ekspertët thanë se meteori shpërtheu në rajonin Hortensias në Brazil, në shtetin e Rio Grande do Sul.

Profesor Carlos Fernando Jung i observatorit hapësinor Heller & Jung raportoi për hyrjen e meteorit në atmosferë në lartësinë 106.4 km dhe shpërthimin e tij në lartësinë 67.1 km, mbi qytetet e Nova Petropolis, Canela e Gramado.

Asnjë dëm nuk u raportua i shkaktuar nga meteori.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel