Dënohet me 4 muaj burg! Arsyeja? Pështyu blerësin në fytyrë gjatë sherrit

25/04/2020 13:28

Një 60-vjeçar u dënua në Britaninë e Madhe me katër muaj burg, sepse pështyu qëllimisht në fytyrë një blerës me të cilin ishte duke u grindur për distancën që duhet të mbante. Gary Saunders nga Southsea, Hampshire, u arrestua pas incidentit të ndodhur në një dyqan pranë shtëpisë së tij.

Blerësi tjetër i kishte kërkuar që të mos afrohej shumë, por Saunders i ishte kthyer keq, e kishte kërcënuar dhe më tej, e kishte pështyrë në fytyrë. Gjykatësi i çështjes tha se “ të pështysh dikë në fytyrë është shumë e pështirë, por ta kthesh pështymën apo kollën në armë në një kohë të tillë, kjo nuk do të tolerohet. Veprimet e Saunders-it i shkaktuan viktimës së tij një shqetësim të panevojshëm, kur ai nuk kishte bërë asgjë tjetër, përveçse i kishte kërkuar që të mbante distancën”.

Gjykatësi tha më tej se shpreson që ky dënim, të shërbejë si paralajmërim edhe për persona të tjerë të cilëve mund t’u shkojë në mendje të bëjnë të njëjtin veprim. 19.500 vetë kanë humbur jetën në Britani nga Covid-19 e mbi 143 mijë janë infektuar.

Martin McKee, profesor i shëndetit publik në London School fo Hygiene and Tropical Medicine mendon se masat izoluese në vend, nuk u morëm në kohë.

“ Ne u mbyllëm shumë vonë”, tha ai për Bloomberg; “ ajo veçantia britanike këtë radhë na dëmtoi shumë”, shtoi eksperti.

Top Channel