Në 24 orët e fundit numri i të prekurve me COVID 19, në Tiranë u shtua me katër raste të reja të cilat i përkasin institucioneve të paraburgimit.

Numri në total i të prekurve në burgje ka shkuar në 17, pas 13 rasteve të konfirmuara dy ditë më parë në burgun 313, ku pacienti i parë që rezultoi pozitiv ishte një shtetas italian i përfshirë në aktivitete kriminale.

Por pasditen e së shtunës, Instituti i Shëndetit Publik, ka zbarkuar edhe në paraburgimin 302 në Tiranë, pasi edhe aty ka dyshime për persona të prekur më Covid 19.

Dyshohet për katër të paraburgosur në të njëjtën qelin në katin e dytë të këtij institucioni.

Burime për Top Channel bëjnë me dije, se në këtë paraburgim, të shtunën iu mor tamponi 8 të paraburgosurve.

Top Channel