Nëse dikush ka ngelur pa punë, një kompani ofron të paguajë 3000 dollarë në muaj rrogë si dhe të japë falas marijuanën që ai do të tymosë çdo ditë.

Kjo mund të duket si një ëndërr për të intoksikuarit, por në fakt kompania American Marijuana, e themeluar në 2014 e quan veten “një nga burimet më të besuara të marijuanës medicinale online,” dhe po kërkon njerëz për postin e “vlerësuesit të produkteve të Cannabis.”

Puna është e thjeshtë, tymos dhe shkruaj për të. Në fund duhet të hartosh një “analizë me vlerësime të besueshme për disa produkte kanabisi”, thuhet në përshkrimin e detyrës.

Kompania shton më tej: “Ky vend pune është 100% për qind i vërtetë dhe është një post i rëndësishëm që ka të bëjë me shumë më tepër sesa të tymosësh. Nëse beson se është punë qejfi atëherë nuk është për ty”.
“Çdo muaj aplikantit të zgjedhur do i dërgohet kutia me llojet e ndryshme të prodhuara të kanabis apo produkte si gjethe, tymosëse avulli dhe vajra. Aplikanti do t’i provojë ato dhe do të shkruajë për eksperiencën e gjithçkaje që bën me produktin”.
Mund të aplikoni këtu.

Top Channel