Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private
Mati ka konfirmuar për herë të parë një rast me Koronavirus ditën e sotme, ajo është një vajzë e cila jetonte dhe punonte në një fasoneri në Krujë, nga edhe ku e ka marrë virusin.
Nëpërmjet një statusi në Facebook kryebashkiaku Agron Malaj ka bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të ruajnë distancën.
Statusi tij:
Fatkeqësisht sot është konfirmuar rasti i parë me COVID-19 në Bashkinë Mat.
Autoritetet vendore kanë marrë të gjitha masat në përputhje me udhëzimet e dhëna për karantinimin e familjes duke plotësuar të gjithë nevojat e tyre. Gjithashtu kemi dezinfektuar banesën dhe ambientin përreth.
Qëndroni në shtëpi, ruani distancimin social dhe higjenën sepse vetëm kështu e mundim këtë virus.
#BashkëDoJaDalim
/Ariglon Pali/
Top Channel