Lavdërime për Merkel/ Kancelares, bravo i qoftë!

25/04/2020 19:38

Për kancelaren Merkel po shkruhet e flitet aktualisht më mirë se kurrë më parë. Jo vetëm në Gjermani, por edhe në mjaft vende të botës, madje jashtë vendit edhe më shumë. “Mediat në Izrael”, thotë Amichai Stein për Deutsche Wellen, “e konsiderojnë si një nga personalitet udhëheqëse më të forta në të gjithë botën”. Sipas Stein në Izrael Merkel vlerësohet si një figurë udhëheqëse “e cila e kupton situatën dhe di t’ua shpjegojë atë qartë njerëzve”.

Vlerësimi nga Izraeli përkon me komentet e mediave, vlerësimet politike apo komentet në mediat sociale në të gjithë botën.

Gazeta “New Zealand Herald” shkruante se Gjermania dhe Merkel kanë dalë “fituese” gjatë krizës dhe janë “model ” me strategjinë e tyre në luftën kundër pandemisë. Lëvdatat për të nuk I kanë kursyer as “Forbes” apo “New York Times”, has një lëvdata për Merkelin, në të cilat kritikohet indirekt presidenti Trump. Në një koment për “Clarin”, gazeta e përditshme më e lexuar në Argjentinë komentatori Ricardo Roa shkruan se ” 65 vjeçarja, doktorë në fizikë, bijë e një pastori luteran dhe një mësueseje të latinishtes”, e cila u rrit në Gjermaninë Lindore, është një grua që, edhe pas 15 vjetësh në krye të një fuqie madhore, sillet “si një njeri normal” edhe tani gjatë krizës së koronavirusit.

Merkel shkruan ai është ndër politikanët e pakët në mbarë botën që “drejton, komunikon me saktësi shkencore, transmeton qetësi dhe pas çarmatos histeritë”. Roa thotë se kancelarja Merkel udhëheq me “me kthjelltësi dhe vendosmëri dhe përpiqet që t’i zgjidhë problemet dhe jo të shfrytëzojë problemet për të nxjerrë përfitime politike”.

Top Channel