Jo masa drastike/ Çadrat në Pulja, distancë 1,5 metra

25/04/2020 19:35

Distancë mes cadrave 1,5 metra dhe kordonë ndarës: kaq thjesht i mendon masat mbrojtëse kundër koronavirusit qyteti I vogël Porto Cesareo, I njohur ndryshe si “ Karaibet e Puljas”. Në plazhin privat Bacino Grande nuk diskutohet pwr masa drastike, me mure tw tejdukshme pleksiglasi apo izolim total. Distanca duhet të mjaftojë për t`I mbajtur frekuentuesit e tij të sigurtë.

Mund të shkojmë në det me shumë siguri; kemi vendosur rregulla për veten e për të tjerët. Mjafton që t`I zbatojmë, kjo është e gjitha. Për këtë arsye dhe testuam distancën mes cadrave.

Kordonët krijojnë fare thjesht idenë e hapësirë, të distancës, sa duhet të jetë ajo. Kështu mund të respektohet siguria e të gjithë njerëzve që vijnë në plazh, vendas e turistë të huaj.

Motoja e Marzanos këtë sezon të ri veror do të jetë: “jo të shtojmë numrat, por të rrisim shërbimet për klientët tanë”. Ai shton se nuk do të lejohen radhë në pjesën e barit, ndërsa do t`I krijojnë frekuentuesve mundësia që një sanduic, një pica apo nje pije me gaz t`ua dërgojnë në cadër.

Top Channel