E martë, 12 Maj 2020
17:00
Punonjësja e hekurudhave vdes nga koronavirusi pasi u pështy nga pasagjeri

Një punonjëse biletarie hekurudhore në Britani ka vdekur nga koronavirusi pasi u pështy nga një pasagjer teksa ishte në detyrë.

16:48
Tregti armësh dhe pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal, aktakuzë ndaj 7 personave

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj 7 personave për shitblerje të paautorizuar të armëve, tregti të ndaluar dhe pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal.

16:43
​Thaçi: Mirënjohje të pakufishme të gjithë infermierëve tanë

Presidenti Hashim Thaçi, në Ditën e Infermierisë, ka falënderuar të gjithë infermierët dhe personelin shëndetësor për punën e përditshme të tyre.

16:40
“Divorc” me Vettel, s’ka rinovim me Ferrarin pas 2020

Sebastian Vettel nuk do të jetë pilot i Ferrarit pas vitit 2020. Skuderia italiane dhe piloti gjerman ranë dakord për të mos e rinovuar kontratën mes tyre që skadonte në fund të këtij sezoni.

16:36
Shtimi i korsive, rritet kërkesa për të blerë biçikleta në Tiranë, tregtarët: “Është mrekulli”

Tirana, pa ngurrim mund të quhet tashmë kryeqyteti i biçikletave. Javët e fundit është vënë re një ‘boom’ shitjesh të biçikletave, aq sa nuk është më e lehtë për t’i gjetur nëpër dyqanet e shitjeve, jo vetëm të atyre të specializuara në këtë drejtim, por edhe pikave të tjera të shitjeve me artikuj të përzier

16:35
Frikë nga koronavirusi! Kina planifikon testimin e 11 milionë banorëve

Pas rasteve të reja, te cilat rikthyen frikën e koronavirusit në Kinën që mendoi se kishte shpëtuar prej saj, Wuhani mësohet se po planifikon testimin e të 11 milionë banorëve të tij.

16:32
Edhe Austria i ndez dritën jeshile futbollit, Bekim Balaj në fushë në 2 qershor!

Rikthimi i futbollit në Europë po merr formë. Një tjetër kampionat pritet të rifillojë pasi i është ndezur drita jeshile nga qeveria. Bëhet fjalë për Bundesligan austriake e cila e ka një datë për rinisjen, teksa ky sezon futbollistik do të shkojë deri në fund.

16:31
S’ka vonesa! Në fund te dhjetorit vjen Avatar 2

I inkurajuar nga fundi i izolimit në Zelandën e Re, regjisori I famshëm James Cameron kërkon të rifillojë sa më parë punën për të sjellë në ekran vazhdimin e një filmi mjaft të dashur për publikun.

16:27
Fotot shqetësuese / Çfarë i ka ndodhur David Beckham?!

Disa fotografi të yllit të futbollit David Beckham kanë qarkulluar në rrjet duke shqetësuar fansat e tij.

16:26
Daja përndjek mbesën/ Prokuroria kërkon dënimin e tij me katër vite burgim

Një vajzë që u denoncua e humbur nga prindërit e saj, gjashtë muaj më pas ajo u kthye në shtëpi dhe tregoi se kishte jetuar me dajën e saj me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie.

16:25
Policia gjermane lejon të dalë nga burgu për ajrosje “kanibalin” që hëngri të dashurin

Një kanibal “miqësor e i sjellshëm” i cili vrau dhe hëngri një burrë që e njohur në një rrjet takimesh për homoseksualë, është lejuar të dalë nga burgu për shëtitje në qytet nga autoritetet.

16:20
Nuk mund ta imagjinoni dot! Pasuria e Kim Kardashian dhe Kanye West kap shifrat marramendëse

Familja më e famshme në botë “Kardashians” janë edhe një ndër familjet më të pasura.

16:09
Covid-19/ Rritet bilanci i viktimave në Kosovë, ndërron jetë një 63-vjeçare

Një tjetër viktimë është shënuar në Kosovë si pasojë e virusit të ri Covid-19.

16:04
Legalizimi i kanabisit, Rama: E kalojmë brenda këtij sesioni…

Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria synon që brenda këtij sesioni parlamentar që mbyllet në verë të kalojë ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor.

16:03
“Mami dha bekimin”/ Xhesika Polo pranon se është në një lidhje

E ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte këngëtarja Xhesika Polo.

15:59
“Legalizimi i hashashit”/ Ish deputeti i PD-së e pranon: Kam pirë hashash para 10 vitesh

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte i ftuar ish deputeti i PD-së Mitro Çela. Në studio u fol mbi legalizimin e hashashit në vendin tonë për përdorim mjekësor, një hipotezë kjo që është hedhur ditët e fundit nga kryeministri Edi Rama.

15:57
Rama: I trembem një faze të dytë të përhapjes së Covid-19

Kryeministri Edi Rama ka thënë se i trembet një vale të dytë të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Sipas Ramës qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm pasi hapja e masave shtrënguese mund të bëhet shkak për infektime në masë.

15:55
Zjarr në spital/ Ndërrojnë jetë 5 pacientë në Rusi, ishin me koronavirus

Pesë pacientë koronavirusi kanë vdekur në një spital në Rusi prej masës elektrike që ndodhi në ventiluesit e tyre të frymëmarrjes.

15:54
Adoleshentët në izolim/ Psikologët: Po shfaqin probleme serioze

Nëse për pjesën më të madhe të popullatës u parashikuan orare liridaljeje, nuk dëgjuam asnjëherë të flitet për grupmoshën nga 14 në 18 vjecc

15:51
Fermerët në vështirësi/ Në fshatin e qershive në Korçë punohet shumë më pak

Pandemia u duk se nuk e cënoi punën e fermerëve në Shqipëri por edhe pse sezoni i pranverës është i ngarkuar për punët e bujqësisë, pemëtoret e Dvoranit janë të zbrazëta.

15:49
Kur do hapen kufijtë tokësor? Rama jep lajmin e mirë: Do vazhdojmë lehtësim…

Kryeministri Edi Rama me anë të një lidhje live me gazetarët është shprehur se në ditët në vijim do të merren vendimmarrje të tjera për fazën e hapjes ndaj Covid-19.

15:46
Ç’do bëhet me Teatrin Kombëtar? Rama: Që në vitin ’98 kam thënë që duhet shembur…

Kryeministri Edi Rama gjatë video-konferencës  live me gazetarët ditën e sotme ka folur edhe rreth çështjes së Teatrit Kombëtar. sipas Ramës ai mezi pret që të shoh teatrin e ri duke lënë të kuptohet se mbështet projektin e bashkisë për të shembur godinën e vjetër dhe për të ndërtuar teatrin e ri.

15:46
Vau i Dejës pa Covid-19/ Lehtësimi ndihet nëpër rrugët e qytetit

Nga 5 bashki që ka i gjithë qarku, vetem ajo e Shkodres vijon të jetë zone e rrezikshme per përhapjen e koronavirusit, ndersa 4 bashkitë e tjera, ato të Malesise se Madhe, Fushe Arrezit, Pukes dhe Vau Dejesit tashme janë pjese e hartes se gjelbert.

15:42
Laçi në zonën e kuqe/ Izolimi dhe distancimi nuk respektohen

Në rrugët e qytetit të Laçit edhe pse është zonë e kuqe mund të ecësh pa frikën se dikush mund të të kërkojë autorizim.

15:38
Rama: Jo gjyqtarë pa vetting në proceset zgjedhore

Kryeministri Edi Rama gjatë lidhjes live me gazetarët ka treguar dy kushtet e mazhorancës për një Reformë Zgjedhore.

15:36
Distancimi nuk respektohet/ Në tregun e veshjeve të përdorura shkelet rregulli

Tregtimi me pakicë i rrobave të reja në dyqane filloi më 4 maj, sipas një protokolli strikt masash.

15:31
Trafik, kaos e pensionistë në rrugë/ A ngjan Tirana me një zonë të kuqe?!

Ne njoftimin e qeverise, Tirana nuk ben pjese ne qytetet qe konsiderohen zone e gjelber cka do te thote se ne kryeqytetin e Shqiperise masat duhet te vijojne te larta, por personat te cilet jetojne ketu kane nisur jeten normale duke mos u shqetesuar per Covid-19.

15:28
‘Favorizon oligarkët’, Rama i përgjigjet Bushatit dhe opozitës: Në Shqipëri nuk ka të tillë

TIRANE-Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët lidhur me situatën e krijuar nga COVID-i, por edhe atë politike.

15:21
A do ketë një koalicion PS-LSI, përgjigjet Rama: Në politikë kurrë mos thuaj kurrë, por….

Kryeministri Edi Rama me anë të një lidhje live në facebook me gazetarë, i është përgjigjur interesit të tyre lidhur me një koalicion të mundshëm mes PS dhe LSI. Rama e ka përjashtuar këtë si mundësi, megjithëse ka shtuar se në Politikë kurrë mos thuaj kurrë.

15:20
Xhesika Polo ia dhuron protezat e gjirit të mamasë së ndjerë një gruaje të sëmurë me kancer

E ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte këngëtarja Xhesika Polo.

15:16
Legalizimi i kanabisit medicinal/ Rama: Nuk jemi konsultuar me delegacionin e BE, por…

Kryeministri Edi Rama me anë të një komunkimi live në Facebook me gazetarë të ndryshëm ka diskutuar edhe rreth çështjes aktuale në vend ku po konsultohet për legalizimin e kanabisit në vend.

15:11
Legalizimi i kanabisit/ Kryemadhi: Rama mashtrues qesharak…

TIRANË – Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi me anë të një deklarate për mediat, pas takimit të aleatëve opozitarë në selinë e PD-së, ka folur edhe rreth idesë së legalizimit të kanabisit

15:10
5 gjëra që bëjnë njerëzit e suksesshëm

E keni pyetur veten se çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm?

15:03
Kryemadhi pas takimit të opozitës: Refomra Zgjedhore duhet të mbarojë në mënyrë urgjente

TIRANË – Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi me anë të një deklarate për mediat, pas takimit të aleatëve opozitarë në selinë e PD-së, ka folur rreth reformës zgjedhore.

14:55
Përfundon mbledhja e koalicionit opozitar, ja për çfarë u diskutua

Koalicioni opozitar në takimin e sotëm ka pasur në fokus të mbledhjes vetëm një çështje, situatën ekonomike në vend dhe pamundësinë e qytetarëve.

14:50
Pamje të pazakonta/ Të burgosurit infektojnë qëllimisht njëri-tjetrin me Covid-19

Kamerat e sigurisë në një burg në Kaliforni të SHBA-së kanë filmuar një ngjarje të pazakontë ku një grup të burgosurish besohet se qëllimisht kanë infektuar njëri-tjetrin me Covid-19.

14:43
Mamaja i humbi jetën nga kanceri/ Këngëtarja e njohur rrëfen momentet e dhimbshme

Këngëtarja Xhesika Polo, para pak muajsh, përjetoi dhimbjen e largimit të mamasë nga kjo jetë.

14:41
Irani rihap të gjitha xhamitë përkohësisht

Të gjitha xhamitë në Iran, të mbyllura për shkak të pandemisë së koronavirusit, do të rihapen përkohësisht, nisur nga sot.

14:30
Vitrina e Librit/ Librat që më rritën – Ormira Lulani

‘Librat që më rritën’ është një rubrika e re e Vitrinës së Librit. Nisur si një një mënyrë për të gëzuar në këto ditë ku bota ende nuk po i rikthehet normalitetit ka qenë një mënyrë për t’i ardhur në ndihmë vetes dhe lexuesit nëpërmjet një forme tjetër alternative, vec leximit, dëgjuarit muzikë apo dhe ndjekjes së një filmi.

14:23
Tërmeti i 26 nëntorit/ Durrës, mbledhje e jashtëzakonshme- miratohet prishja e 3 godinave arsimore

Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme me mjetet e komunikimit elektronik ku janë miratuar këto vendime të rëndësishme:

14:22
Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, Veliaj: Do të jenë gjithmonë heronjtë tanë

Në këto ditë të vështira, kur e gjithë bota përballet me armikun e padukshëm COVID-19, një mirënjohje e pafundme shkon për infermierët, heronjtë që po përballen në vijën e parë të frontit me virusin. Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, Bashkia e Tiranës organizoi një ekspozitë fotografish, me historikun e ngritjes së këtij shërbimi në vendin tonë, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj i dhuroi një buqetë me lule Dhurata Osmanllarit, infermierja që sot mbushi 50 vjeç, në shenjë mirënjohje për punën e saj në mbrojtje të jetëve njerëzore.

14:13
Përfundon investimi, Rama-Manastirliu në depon e barnave në QSUT: Standarde europiane për sigurinë dhe cilësinë e barnave

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë parë nga afër investimin tashmë të përfunduar në Depon Qendrore të Barnave në QSUT, një strukturë sipas standarteve europiane me aparatura të teknologjisë bashkëkohore për ruajtjen dhe sigurinë e barnave për qytetarët.

14:11
I vuri tritolin të afërmit, reagon policia: Në banesë iu gjetën…

TIRANË- Policia ka reaguar rreth ngjarjes së ndodhur në Bastar të Mesëm ku një person ka vënë lëndë plasëse në banesën e një të afërmi të tij.

14:10
“Sezon turistik tejet i vështirë”/ Covid-19, Meta: Nevojitet një plan konkret

“Turizmi është një ndër sektorët më të prekur nga pandemia COVID-19 dhe sezoni i ri turistik në vend parashikohet tejet i vështirë”, shkroi presidenti Ilir Meta, pak minuta më parë në Facebook.

14:03
Çfarë nuk duhet t’i thoni kurrë secilës shenjë të horoskopit

Ekzistojnë disa fraza që nuk duhet t’ua thoni kurrë disa personave specifikë.

13:55
Varrimi më i pazakontë i bërë gjatë pandemisë koronavirus (FOTO)

Vajtuesit u panë duke shtrënguar duart, duke u përqafuar dhe duke qëndruar në grup ndërsa kortezhi i varrimit u nis për në kishë. Ky është përshkrimi që i bëjnë mediat e huaja një varrimi të pazakontë në kohë pandemie në Irlandë.

13:41
Sulmohet një maternitet në Kabul, vriten disa civilë

Persona të armatosur kanë sulmuar një maternitet në Kabul, duke shkaktuar një betejë zjarri me forcat afgane, e cila ka lënë së paku katër civilë të vrarë.

13:37
Reforma Zgjedhore mbyllet brenda majit, mbledhja e ardhshme mbahet nesër

Rikthimi i opozitës në tryezën e këshillit politik pas një ndërprerje 2-mujore për shkak të pandemisë së Covid- 19 ka prodhuar të parin konsensus, atë për përfundimin e Reformës Elektorale brenda 31 Majit.

13:19
Elbasan/ Mjeti del nga rruga dhe plagosen 3 persona, pamjet

Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd.

13:19
Fotot/ E pështyu pasagjeri i infektuar, vdes nga koronavirusi fatorino e trenit

Belly Mujinga e cila punonte si fatorino treni ka humbur jetën nga koronavirusi në Londër, pasi u pështy nga një pasagjer i cili i kishte thënë fillimisht se ishte i sëmurë.

13:12
Testet e antitrupave Covid-19 mund të çojnë drejt diskriminimit në punë

Teksa pandemia Covid-19 po i zhyt ekonomitë në mbarë botën në recesion, qeveritë dhe bizneset po përpiqen të gjejnë mënyra për t’i kthyer njerëzit në punë. Një prej tyre është testi i antitrupave.

13:00
Është plot 70 vjeç, njihuni me modelen që po çmend rrjetet sociale (fotot)

Ajo është 70-vjeçarja më e famshme në botë. Bëhet fjalë për modelen Vera Wang  e cila ka ndezur rrjetin, me fotot e postuara.

12:56
COVID-19/ Rusia bëhet vendi i dytë ku është përhapur më shumë virusi

Rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi kanë arritur në shifrën 232.243, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 2.116.

12:52
Franca zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 10 korrik

Një ligj që zgjat gjendjen e jashtëzakonshme të Francës hyri në fuqi sot, një ditë pasi nisi heqja e bllokimeve në të gjithë vendin.

12:42
Emrat/ 1 ton drogë drejt Greqisë, SPAK mbyll hetimet për 6 të pandehurit

TIRANË-Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion SPAK, ka mbyllur hetimet e dosjes së personave që tentuan të trafikojnë në Greqi mbi 1 ton kanabis.

12:41
Fotot/ Çfarë bëjnë kafshët kur nuk jemi në shtëpi?

Jeta sekrete e kafshëve shtëpiake na tregoi saktësisht se çfarë bëjnë ato kur nuk jemi në shtëpi.

12:32
Rifillimi i La Ligas/ Edhe Real Madrid në stërvitje

Pas Barcelonës, Atleticos e shumë klubeve të tjera në Spanjë, edhe Reali i Madridit rifilloi stërvitjen në kuadër të përgatitjeve për rtstartin e sezonit në La Liga.

12:25
Nisma e FC Copenhagen/ Shndërron stadiumin në shkollë

Në Danimarkë, futbolli po shfaqet shumë krijues dhe me shumë fantazi në këtë periudhë pandemia.

12:20
Plani B! Ç’ndodh nëse nuk krijohet vaksina?

Gara me kohën vazhdon përmes më shumë së 100 eksperimenteve që po kryhen për vaksinën kundër koronavirusit.

12:14
Si të parandalojmë problemet e zemrës. Ushqimet që ndihmojnë

Sëmundjet e zemrës janë ndër më të rrezikshmet në vendin tonë. Ato shfaqen në forma të ndryshme. Më të shpeshtat janë problemet kardiovaskulare, por edhe aritmia e probleme të tjera të lindura. Shenjat për këtë sëmundje ndryshojnë sipas sëmundjes, por e rëndësishme është që çdo person t’i nënshtrohet kontrolleve të shpeshta, sidomos nëse ka dhembje në gjoks, rrahje të shpeshta apo të çregullta apo marrje fryme.

12:06
Covid-19/ Sardenja: Turistët të bëjnë testet serologjike!

Sardegna, ashtu si Greqia, ka ndërmend t’i detyrojë të gjithë turistët që vijnë nga jashtë t’i nënshtrohen testeve serologjike. Ideja i është komunikuar edhe qeverisë në Romë dhe pritet të shihet nëse fjalët do të kthehen në vepra.

12:05
I vunë lëndë plasëse kur po flinte/ Qytetari kap kushëririn në flagrancë: E ka bërë ai…

Arrestohet një 59 vjeçar nga fshati Bastar i Mesëm pasi u kap në flagrancë nga kushëriri i tij, menjëherë sapo në shtëpinë e tij ndodhi një shpërthim me lëndë plasëse.

12:03
Zelanda e Re mbahet mirë: Asnjë rast i ri me koronavirus!

Zelanda e Re vazhdon ta ruajë fort suksesin e saj mbi koronavirusin.

12:02
Këto foto do ju duhet t’i shihni dy herë për t’i kuptuar

Ronald Ong, një artist Malajzian, është përpjekur të dëshmojë se bota në të cilën jetojmë është gjithçka. Iluzionet e tij zbulojnë një botë fantazie ku retë mund të bëhen vezë të skuqura ose banane të hidhen nga uji ashtu si delfinët.

12:00
Gjetja e vaksinës/ Gjermania jep 750 milionë euro

Qeveria gjermane ka rënë dakord mbi një program bujar financimi për zhvillimin dhe shpërndarjen e një vaksine kundër koronavirusit.

11:57
Sëmundjet e zemrës te femrat

Mendonit se kanceri është vrasësi kryesor te femrat? JO!!!

11:56
Tesla do të rihapë fabrikën në Kaliforni pa leje

Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, tha se do të rinisë prodhimin e makinave elektrike në fabrikën e tij në Kaliforni, përkundër urdhrit për të qëndruar mbyllur, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

11:51
‘Kur çmenden nuset’, fotot më të sikletshme të realizuara në dasëm

Ceremonia martesore është një prej ngjarjeve më të bukura për jetën e gjithseciit. Por, ndodh që gjatë dasmës të ketë edhe icidente të vogla.

11:48
Boris Johnson paralajmëron: Vaksina e koronavirusit mund të mos gjendet kurrë

“Bota nuk ka asnjë garanci se do gjendet një vaksinë për koronavirusin”, kështu u shpreh mbrëmë Boris Johnson.

11:43
“Do të jetë fundi i BE-së siç e njohim ne”/ Soros bën parashikimin e zymtë pas goditjes nga pandemia

Investitori dhe filantropi miliarder, George Soros shpjegon në një intervistë të gjatë për ‘Independent’ sesi pandemia Covid-19 ‘shtron’ gjithçka për kapitalizmin për grabitje, si Donald Trump po shkatërron veten dhe si vendimi i fundit i gjykatës kushtetuese gjermane mund të rezultojë në ‘përfundimin e BE siç e njohim ne ‘.

11:41
Mbante lokalin hapur në kohë pandemie, e pëson i riu në Durrës

DURRËS – Një person është vënë nën hetim pasi në kundërshtim me aktin normativ për frenimin e përhapjes së Covid-19, mbante lokalin hapur. I proceduari është shtetasen A. H., 31 vjeçe, banuese në Durrës.

11:34
Fotot/ 3 shqiptarë në Angli fermë kanabisi sa një fushë futbolli

Tre shqiptarë në Angli kishin ndërtuar një fermë kanabisi në madhësinë e një fushe futbolli nga ku kanabisi i kapur kapte vlerën të 820.000 stërlina.

11:31
Ushqimet që pastrojnë enët e gjakut

Arteriet janë enë gjaku që transportojnë oksigjenin dhe lëndë të tjera ushqyese nga zemra në pjesë të tjera të trupit. Arteriet e shëndetshme janë fleksible, të forta, elastike dhe të pastra.

11:26
Fotot/ Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, mes 11 të arrestuarve edhe 3 shqiptarë

ITALI- 11 persona kanë rënë në prangat e policisë italiane ku mes tyre janë edhe 3 shqiptarë

11:09
A është inflamacioni lidhja mes kancerit dhe koronavirusit? Mjekët shpresojnë në revolucionarizim nga njohuritë e marra

Diabeti i tipit 2, sëmundja e zemrës, Alzheimeri, kanceri, Covid-19; të ndryshme nga njëri-tjetri, por në qendër të tyre gjendet një problem i vetëm: inflamacioni.

11:02
CoVid-19/ Vetëm 4 raste të reja, 163 raste aktive në vend

Vetëm 4 raste të reja janë konfirmuar në vend në 24 orët e funfit.

10:52
Pse një test pozitiv antitrup Covid-19 nuk do të thotë asgjë… akoma

Ju jeni gati të bëni një test gjaku për të parë nëse keni qenë të ekspozuar ndaj Covid-19.

10:48
Fotot/ Më parë kishte mundur gripin spanjoll, njihuni me gruan më të moshuar që fiton betejën me Covid-19

SPANJË- Një grua 113- vjeçare në provincën verilindore të Spanjës të Gironas është shëruar nga koronavirusi.

10:37
Në shtrat me Kylie Jenner-in? Ish-futbollisti i Barcelonës poston gabimisht një fotografi intime

Një fotografi e postuar gabimisht nga shtrati i ish-futbollistit të Barcelonës solli reagime në mbarë rrjetin.

10:30
Rrallë herë mund t’i shihni, fotografi filmon nga afër insektet më të vogla në botë

Ka shumë gjallesa në botë që nuk janë të dukshme me sy të lirë. Gjallesa të tilla vijnë kryesisht nga bota e insekteve të cilat po t’i shikojmë me një lente zmadhuese na duken të jashtëzakonshme.

10:18
Meta në Ditën e Infermierëve: Rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve

“Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, na kujton sot se mirënjohja e thellë, falenderimi dhe përkujdesja për heronjtë e ditëve tona, nuk duhet të shprehet vetëm në një ditë”, shkroi presidenti i vendit, Ilir Meta në një postim në Facebook.

10:12
Basha ‘zbret në rrugët e Tiranës’, takon me bërryl qytetarët: Qeveria i ka lënë pa ndihmë

Kreu i Partisë Demokartike, Lulzim Basha ditën e sotme ka dal në rrugët e Tiranës, ku është takuar me biznesmenë e qytetarë të ndryshëm të cilët i kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me situatën.

10:11
Rinisja e mësimit, Bashkia e Tiranës dezinfekton shkollat dhe vendos piketimet për të ruajtur distancën

Bashkia e Tiranës ka vijuar me dezinfektimin e ambienteve të jashtme dhe të brendshme të shkollave të kryeqytetet, për t’iu mundësuar nxënësve ambiente sa më të sigurta në momentin kur ata do të rikthehen në klasa.

10:06
Qen antidrogë dhe 500 policë/ Arrestohen 91 persona të lidhur me Cosa Nostra-n

Një operacion i koduar “Mani in Pasta” është finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga autoritetet e Guardia di Finanza dhe të Antimafias italiane.

10:01
Misteret e lirimit të italianes Silvia Romano: ndërmjetësimi i Katarit, lajmi i rremë i Turqisë dhe shpërblimi

Silvia Romano është nga Milano dhe është 25 vjeç. Ajo shkoi në Afrikë për të ndihmuar, deri kur u rrëmbye 18 muaj më parë në Kilifi County, Kenia dhe u la e lirë në 9 maj falë punës së inteligjencës italiane. Mediat italiane kanë raportuar shpesh për historinë e saj.

09:59
Përfitojnë mijëra shqiptarë/ Greqia shtyn lejet e qëndrimit për emigrantët, ja kategoritë

Pas marrëveshjes që kryeministri Edi Rama pati me homologun grek për personat e mbetur jashtë kufijve për shkak të mbylljes nga pandemia Covid-19, Greqia ka vendosur që të shtyjë automatikisht lejet e qëndrimit për emigrantët deri në 31 dhjetor 2020.

09:46
Frika nga shpërthimi i dytë i Covid-19/ Wuhan merr vendimin për të gjithë popullatën, brenda 10 ditëve….

Në Wuhan të Kinës, qyteti ku lindi për herë të parë Covid-19, është rikthyer frika e një përhapjes të dytë të Covid-19. Gjendur në këto kushte autoritetet vendase kanë marrë një vendim për të testuar të gjithë popullatën.

09:42
Ministrja Xhaçka falenderon mjekët ushtarakë: Puna juaj e jashtëzakonshme

120 mjekë e infermierë të specialiteteve të ndryshme, pjesë e Forcave të Armatosura kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këto kohë pandemie.

09:33
Formula 1/ Vettel nuk do pilotojë më “kokë-kuqen”

Ferrari dhe Sebastian Vettel kanë zyrtarizuar vendimin “për të mos zgjatur marrëdhënien e bashkëpunimit tekniko-sportiv përtej skadimit të tij, i pritur në fund të sezonit 2020”.

09:30
Emri/ Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Durrës 39-vjeçari

DURRËS- Një 39-vjeçar i dënuar për trafik drogë është arrestuar nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

09:30
Vdekja nga koronavirusi/ Përse burrat janë më të rrezikuar se gratë

Sipas një studimi të ri evropian, gjaku i burrave ka nivele më të larta të një enzime kyçe që përdoret nga koronavirusi për të infektuar qelizat.

09:24
Rritje drastike e të infektuarve me koronavirus në Gjermani

Gjermania ka raportuar 933 raste të reja të infektuar me koronavirusin e ri në vetëm 24 orët e funti. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet shëndetësore në Gjermani.

09:19
Goditi policin pasi i vendosi gjobë, pranga 34-vjeçarit

Një 34-vjeçat është vënë në pranga pasi ka goditur punonjësin e Policisë Rrugore, i cili i ka vendosur masë administrative për mosdhënie përparësie në kryqëzim.

09:17
Spitali përfshihet nga flakët, humbin jetën 5 pacientë me koronavirus në Rusi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi.

09:15
Prova të reja për vaksinë nga një partneritet amerikano-gjerman

Një tjetër provë shpresë-dhënëse ka filluar për një vaksinë kundër koronavirusit. Një bashkëpunim mes dy kompanish — njëra amerikane dhe tjetra gjermane filloi javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara.

09:05
Studiuesit: Koronavirusi sulmon jo vetëm mushkëritë, por edhe zemrën, nervat, trurin dhe…

Sipas studiuesve, virusi agresiv SARS-CoV-2 sulmon jo vetëm mushkëritë, por edhe zemrën, nervat, trurin, enët e gjakut, veshkat dhe lëkurën.

08:54
“Me vragat në fytyrë prej turneve të gjata”/ Rama: Infermierët na mësuan se hero të bën sakrifica

Kryeministri Edi Rama sot e ka nisur ditën me një mesazh për infermierët.

08:48
“Dita Botërore e Infermierëve”, Manastirliu mesazh: Si ditën e parë të epidemisë, jeni në vijën e parë të betejës me COVID-19

Në kuadër të ditës Botërore të Infermierëve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vjen me një mesazh falënderimi për ta në këtë kohë pandemie.

08:39
Kosovë/ Një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, pozitiv në testin për koronavirus

Ministria e Drejtësisë e Kosovës njoftoi se gjatë ditës së hënë, një zyrtar i kësaj ministrie ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

08:32
Stafi i Shtëpisë së Bardhë urdhërohet të vendosë maska

Stafi i Shtëpisë së Bardhë u urdhërua të vendosë maska në fytyrë, pasi dy pjesëtarë të tij dolën pozitivë në testet për koronavirus.