Fermerët në vështirësi/ Në fshatin e qershive në Korçë punohet shumë më pak

12/05/2020 15:51

Pandemia u duk se nuk e cënoi punën e fermerëve në Shqipëri por edhe pse sezoni i pranverës është i ngarkuar për punët e bujqësisë, pemëtoret e Dvoranit janë të zbrazëta.

Në fshatin e njohur për prodhimin e qershisë dhe mollës është vështirë të gjesh njerëz.  Adnan Neziri prej 30 vitesh merret me pemëtari, një punë që në familjen e tij trashëgohet nga koha kur gjyshi i tij ndërtoi baçen e parë në këtë fshat por këtë vit e sheh thuajse të pamundur për të përfituar diçka nga puna e tij

Gjatë dimrit në këtë fshat shumë pemëtore u sharruan nga vetë fermerët që nuk mundën të mbijetonin përballë vështirësive të tregut ndërsa ky vit përsëri duket se nuk do të jetë i mbarë për prodhimin e krah kësaj krahu punëtor është i bllokuar.

Mes vështirësive të shumta fermerët si çdo vit mbeten me shpresën se konsumatori do të zgjedhe prodhimin vendas e se do të konkurohet më pak nga prodhimet e eksportit pasi kjo është e vetmja mënyrë për tu rimëkëmbur.

Top Channel