Nëse për pjesën më të madhe të popullatës u parashikuan orare liridaljeje, nuk dëgjuam asnjëherë të flitet për grupmoshën nga 14 në 18 vjecc

Të mos harrojmë, që janë në një moshë, që e përjetojnë keq izolimin dhe e kanë shumë të rëndësishme shoqërinë. Të mos harrojmë që para traumës së Kovidit, ne dhe veccanërisht adoleshentët, përjetuan tërmetin e 26 nëntorit.

“Përgjatë kësaj kohë ka patur një numër shumë të madh telefonatash nga 12, 13 deri në 18 vjeç. Kanë ankth, atake paniku, mospërqendrim, ccrregullime të gjumit, nervozitet. Rrinë gjithë ditën ne Instragram dhe TikTok”, u shpreh Valbona Treska, psikologe.

Nga rreth 800 telefonata të marra gjatë kësaj periudhe, nga psikologët tanë përgjatë këshillimit online, rreth 15 % kanë qenë nga adoleshentë. Telefonatat më të shumta janë nga Tirana, Durrësi, Shkodra, por edhe nga fshatrat si Rrilë, Fushë-Kuqe, Balldren etj.

Prindërit ë një vajze 15-vjeçare nga Thumana, thonë se është shumë nervoze, është mbyllur në vetvete dhe nuk pranon të flasë më njëri gjatë gjithë periudhës së izolimit të vendit.

Një adoleshentë nga Rrogozhina thotë se është shumë nervoze, se nuk ka wifi, ndaj as mësimet dhe as me shoqet nuk komunikon prej një kohe të gjatë.  Duhet të organizojmë sa më shumë aktivitete në natyrë me adoleshentët, jo ato grumbullimet masive të tyre, por sport dhe diell e jo TikTok e Instagram. Prindërit dhe institucionet duhet të marrin masa sa më parë për këtë kategori, pasi do të na kthehet në boomerang.

Top Channel