Një tjetër viktimë është shënuar në Kosovë si pasojë e virusit të ri Covid-19.

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se të martën ka vdekur edhe një paciente e prekur me koronavirus, duke e rritur numrin total të viktimave në 29.

Viktima, 63-vjeçare, ka qenë nga Komuna e Rahovecit.

“Pacientja ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 03.05.2020 në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese”, është thënë në njoftim.

Autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 895 raste me koronavirus, prej tyre, 657 pacientë janë shëruar dhe 29 kanë vdekur.

Top Channel