Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria synon që brenda këtij sesioni parlamentar që mbyllet në verë të kalojë ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Unë e kam thënë më parë, nuk është koha për të folur për këtë cështje por për të vendosur në kontroll situatën me kultivimin e paligjshëm dhe trafikimin, situata tani është vendosur në kontroll.”tha Rama.

“Nga ana tjetër kemi më shumë se 1 vit që punojmë për këtë projekt, të bëjmë analiza,  dhe faktikisht tani janë pjekur kushtet. Nga vinë idetë, unë nuk jam nga ata që luftojnë për copyright. Kjo është tani një trend botëror. Di që jemi në kohën dhe do e shtyjmë përpara këtë projekt. Jemi në kohën që duhet ta kalojmë brenda këtij sesioni parlamentar”, tha kryeministri.

Top Channel