E diel, 17 Maj 2020
04:54
Foto/ Nis shembja e Teatrit Kombëtar

Forca të shumta policie kanë shkuar te Teatri Kombëtar duke nxjerrur me dhunë nga godina qytetarët që po protestonin për ruajtjen e Teatrit Kombëtar.

04:32
Kanadaja miraton testimin e një vaksine për koronavirus

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka thënë se qeveria e tij ka miratuar testimin e parë klinik në këtë shtet të një vaksine potenciale për koronavirus.

03:53
Italia prezanton fazat e daljes nga izolimi

Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka prezantuar lehtësimin e masave të izolimit, duke përfshirë rihapjen e të gjitha dyqaneve, restoranteve dhe parukerive nga 18 maji, duke mos harruar udhëzimet që synojnë të ndalin përhapjen e koronavirusit sërish.

03:30
Rusia shënon mbi 9 mijë raste të reja me koronavirus

Rusia ka raportuar për 9,200 raste të reja me koronavirus të shtunën, nga 10,598 që u raportuan një ditë më parë. Task-forca e COVID-19 në Rusi, tha se numri total i rasteve në nivel endi ka shkuar në 272,043.

02:59
Kuvendet dixhitale, një alternativë reale në periudhën e pandemisë

Aktivitetet publike dhe bizneset që organizojnë grumbullime të tilla ishin ndër viktimat e para të koronavirusit. Në 2020, në Shtetet e Bashkuara një ndër ngjarjet kryesore politike – kuvendet partiake për emërimin e kandidatëve që do të konkurrojnë në zgjedhjet presidenciale, do të jenë shumë ndryshe nga kuvendet e mëparshme.

02:44
Misteri i sindromës që po prek fëmijët pasi kalojnë koronavirusin

Një sëmundje misterioze që po prek disa fëmijë, një pjesë prej të cilëve me pasoja vdekjeprurëse dhe që mendohet të jetë e lidhur me COVID-19, po shqetëson mjekët, studiuesit dhe zyrtarët. Sindroma e Inflamacionit të Shumëfishtë tek Fëmijët, në rastet më të rënda shkakton dobësimin e funksioneve të zemrës.

02:23
Trump i sigurtë: SHBA do të rihapet me ose pa vaksinë

Presidenti Donald Trump thotë se SHBA do të rihapet, me apo pa vaksinë, ndërsa publikoi planet për goditjen e kosonavirusit deri në fund të vitit. Ai e lidhi projektin e vaksinës me përpjekjet gjatë Luftës së Dytë Botërore për të prodhuar armën e parë bërthamore. Por, Trump bëri të qartë se edhe pa një vaksinë, amerikanët duhet të fillojnë të kthehen në jetët e tyre normale.

02:04
Qentë anti-covid, fillon testimi në Britaninë e Madhe

Në Britaninë e Madhe po testohet nëse qenë nuhatës të trajnuar mund të pikasin koronavirusin tek njeriu. Qentë janë trajnuar për të pikasur aromën e disa kancereve, malarjes dhe parkinsonit, nga një organizatë jo qeveritare më herët.

01:48
A do të sjellë pandemia e Covid-19 fundin e punës në zyrë?

Kalimi tek puna në distancë, ose nga shtëpia, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, mund të bëjë që kompanitë të fillojnë të reduktojnë hapsirat e zyrave, ç’ka do t’i kursente atyre para por jo domosdoshmërisht do të përmirësonte produktivitetin mes stafit. Lejimi nga bizneset që stafi të punojë nga shtëpia në baza të përhershme, edhe pasi izolimet të zbuten në vende të ndryshme, vë në pikëpyetje të ardhmen e qiellgërvishtësve të përdorur nga kompanitë shumëkombëshe, që shihen si simbole të kapitalizmit modern.

01:29
Protestat në SHBA kundër masave të ndalim-qarkullimit

Këto ditë në Miçigan, protestuesit u mblodhën në kryeqytetin e këtij shteti për të shprehur zhgënjimin e tyre me rregullat e ndalim-qarkullimit. Protesta të tilla janë shfaqur në mbarë Shtetet e Bashkuara, ndërsa disa njerëz po luftojnë kundër asaj që e shohin si mbikëqyrje dhe kontroll qeveritar ndaj jetës së tyre.

01:01
SHBA mund të rifillojë financimin e OBSH, por pjesërisht

Administrata e Presidentit Donald Trump mund të rifillojë pjesërisht financimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por ende nuk ka marrë një vendim.

00:37
Hummels shkel protokollin, kamera “e kap mat”

Bundesliga rinisi këtë të shtunë duke respektuar protokollin e masave antikoronavirus, por Mats Hummels “është kapur mat” në një moment gjatë ndeshjes Dortmund-Schalke 04.

00:16
Kryemadhi nga Teatri Kombëtar: Nuk është betejë politike, por për historinë

Kryetraja e Lëvizjes Socialiste për Integrim vazhdon të qëndrojë tek Teatri Kombëtar. Kryemadhi ashtu si mbrëmë mbajti një fjalim përpara protestuesve.

E shtunë, 16 Maj 2020
23:50
Seria A, Milik pasuesi i Higuain te Juventusi?

Juventusi ka nisur nga puna për të gjetur pasuesin e Gonzalo Higuain që me shumë gjasa do të largohet nga bardhezinjtë në merkaton e verës.

23:35
3 klube “big” duan Milinkovic-Savic, Tare i ofron kontratë të re!

Çdo vit kur afron sesioni i merkatos verore, presidentin e Lazios Claudio Lotito dhe drejtorin sportiv Igli Tare i kap stresi dhe ankthi për të ardhmen e Sergej Milinkovic-Savic.

23:30
Zgjedhjet në universitete/ Përgatitjet vazhdojnë edhe pse ministria e shtyu datën

Pavarësisht se ministria e arsimit shtyu datën e zgjedhjeve në universitetet publike, sipas urdhrit procesi përgatitor vijon. Pjesa më e madhe e institucioneve të arsimit të lartë kanë miratuar komisionin institucional të zgjedhjeve e disa prej tyre edhe komisionet zgjedhore në fakultete. 

22:56
Mbetën jetimë para shumë vitesh, gjyshja heroinë kujdeset për dy nipërit me aftësi të veçanta

Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbylli puntatën e mbrëmjes së sotme me historinë e një gjysheje heroinë e cila prej vitesh kujdesej për dy nipërit me aftësi të veçanta. Moderatorja e programit, Arbana Osmani tregoi se ky është një episod i regjistruar më shumë se dy muaj më parë, përpara se të shpallej gjëndja e fatkeqësisë natyrore për shkak të COVID-19. Në studio kishte ardhur Seviola e cila rrëfeu historinë e vjehrrës së saj, Sherifes.

22:45
Punëtorët sezonalë drejt Greqisë/ Në Kakavi vijon kalimi i autobusëve me punëtorët

Shumë qytetarë shqiptarë janë duke ju drejtuar Greqisë përmes pikëkalimit të Kakavijes duke përfituar nga lehtësitë që të dy qeveritë kanë vendosur për punëtorët sezonle. Një pjesë e tyre thonë se do t’ju drejtohen punëve që kanë kryer edhe vitin e kaluar ndërsa ka persona që kryejnë të njëjtat shërbime prej 10-15 vjetësh. Punëtorët që po i drejtohen Greqisë punojnë në plantacionet e qershive dhe pjeshkave por edhe në punë të tjera në bujqësi.

22:41
​23 raste me Covid-19 dhe 22 të shëruar në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 270 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ke SARS-CoV-2, janë konfirmuar 23 raste.

22:17
Nuk i shikonte prindërit prej 5 muajsh, vajza gjen mundëisnë t’i takojë në kushtë të jashtëzakonshme

Historia e dytë që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Migenës, vajzës 23-vjeçare e cila kishte mbi 5 muaj që nuk takohej prindërit. Migena në studion e programit rrëfeu historinë e jetës dhe kalvarin e vuajtjeve që ajo dhe familja e saj kishin kaluar. Prindërit e Migenës jetojnë në një fshat të Tiranës, në Kllojkë dhe për shkak të angazhimeve dhe gjëndjes së emergjencës civile, Migena nuk kishte pasur mundësi që të shkonte për t’i vizituar.

22:16
SHBA, parada ajrore për pak kthehet në tragjedi, momenti dramatik kur avioni humbet kontrollin në formacion

Pamje dramatike janë parë në qiellin e Kalifornisë, kur gjatë një fluturimi në formacion të përbashkët, një prej avionëve ushtarakë doli nga kontrolli.

22:15
Zgjidhja që vjen nga Anglia, edhe komentet e ndeshjeve nga shtëpia

Bundesliga ishte kampionatin i parë rinisi aty ku u ndërpre, rreth dy muaj më parë, për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Megjithatë jo gjithçka do të jetë si më parë. Duke filluar nga lëvizjet e skuadrave, protokolli i qëndrimit në hapësirat e përbashkëta, protokolli i ndeshjeve, sjellja e lojtarëve, por edhe transmetimi televiziv.

22:14
Është java e skuadrave udhëtuese, Gladbachu i tregon vendin EIntracht Frankfurtit

Borussia Monchengladbach e rinis kampionatin në mënyrë perfekte, duke mposhtur në transfertë Eintracht Frankufrtin me rezultatin 3-1. Sifda do të niste me një ritëm të jashtëzakonshëm për miqtë, të cilët pas vetëm 60 sekondave lojë gjetën golin e avantazhit me Plean.

21:53
U kthye në shpresë për të gjithë shqiptarët, doktori hero surprizohet në “Dua të të bëj të lumtur”

Programi “Dua të të bëj të lumtur” u rikthye në ekranet tona mbrëmjen e sotme me të tjera histori pas ndërprerjes dymujore për shkak të pandemisë së COVID-19.

21:50
Bamirësia shqiptare/ Restoranti shqiptar, ushqime për mjekët britanikë

Që në fillim të pandemisë ishte një pronar shqiptar i një restoranti në Londër, që dhuroi ushqime për mjekët dhe infermierët e vijës së fronit të Shërbimin Shëndetësor NHS , duke u pasqyruar edhe në BBC.

21:49
Deputetja italiane e 5-Yje akuzon Bill Gates: Sterilizoi miliona gra, planifikon ta ulë popullsinë me 15%

Deputetja rebele italiane, Sara Cunial ka mbajtur një fjalim fjalim të ashpër në lidhje me ndërhyrjen e miliarderit Bill Gates në çështjen e vaksinimit të popullatës botërore kundër koronavirusit.

21:29
Zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç vihet në lojë për konferencën “e frikshme” virtuale me elektoratin

Presidenti Alexander Vuçiç ka nisur fushatën për zgjedhjet parlamentare të muajit që vjen në Serbi por pandemia e koronavirusit e ka detyruar të ndryshojë paksa metodat e tij, të cilat kanë lënë disi të frikësuar disa shikues.

21:11
​Policët parandaluan vet-hedhjen nga ura e një të riu

Një njësi patrulluese e autostradës, sot në mesditë derisa ishte në patrullim rutinë në pjesën e autostradës Trudë-Mazgit, pikërisht në urën e autostradës në fshatin Bardhosh, kanë vërejtur një të ri që ishte duke tentuar të hidhet nga ura.

21:07
Vdes në burg nga koronavirusi përdhunuesi që vishej si polic kur sulmonte viktimat

Një përdhunues famëkeq që vishej me uniformë polici për të kapur viktimat e tij, ka vdekur në burg nga koronavirusi në SHBA.

21:02
Takimi rastësor 12 vite më parë me inxhinierin britanik i ndryshoi rrjedhën e jetës

Laura Shimili Mears e njohu ne Tirane bashkëshortin e saj britanik Roger Mears, dhe vendosen pas marteses te jetojne ne Londër . Dymbedhjetë vjet më parë, Laura Shimili dhe Roger Mears u takuan rastësisht në një restorant ne Tirane.

20:58
​Gjermania shënon uljen më e madhe ekonomike që nga kriza e vitit 2008

Gjermania ka hyrë në recesion pasi ekonomia e saj pësoi tkurrje në tremujorin e parë të këtij viti.

20:56
​Bllokimi nga koronavirusi ndikon mirë për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru

Nga një vëzhgim gjatë pandemisë është vënë re numri i ulët i pacientëve që vijnë në urgjencat e spitaleve nga sulmet akute të zemrës ose goditjet në tru.

20:55
​OBSH: Asnjë provë që COVID-19 përhapet përmes kontaktit me sendet

Ende nuk është vërtetuar nëse njerëzit mund të marrin koronavirusin duke prekur sende si dorezat e dyerve apo tastierat e kompjuterave, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

20:54
​Greqia ”përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Temperaturat ekstremisht të larta, veçanërisht për këtë kohë të vitit, do të mbizotërojnë në Greqi gjatë gjithë kësaj fundjave, në disa zona që arrijnë deri në mbi 40 gradë Celsius, përpara se të bien gradualisht nga e hëna dhe veçanërisht të martën, më 19 maj, sipas shërbimit të motit të Observatorit Kombëtar të Athinës, meteo.gr.

20:46
Ndalohet shëtitja nga liqeni/ Policia rrethon zonën e parkut në Tiranë

Shkarkimi nga detyra i një shefi komisariati në kryeqytet pasi  zona e Liqenit vazhdon të frekuentohet nga qytetarët ka rikthyer shiritat policore. Por kjo mase ngjan më tepër  të jetë kujdes i tepruar i zyrtarëve  të policisë për të ruajtur detyrën, sa kohë masa ndëshkuese ndaj kryekomisarit u bë publike nga kryeministri.

20:42
Del dokumenti/ Shifra e vërtetë e numrit të infeksioneve në Kinë mund të jetë 640 mijë

Disa të dhëna të dala së fundmi në media, tregojnë se në Kinë mund të jetë regjistruar disa qindra mijëra infeksione koronavirusi më shumë sesa shifra e publikuar zyrtare.

20:40
Deklarata e fortë e deputetes italiane/ Akuzon Bill Gates se po planifikon uljen e popullsisë

Deputetja italiane, Sara Cunial ka mbajtur një fjalim trònditës në lidhje me ndërhyrjen e miliarderit Bill Gates në çështjen e vaksinimit të popullatës botërore ndaj koronavirusit.

20:37
India merr katër gjuajtësit “e pakapshëm” nga Franca

India tha sot se pret këto ditë dërgesën e katër avionëve gjuajtës Rafale nga Franca, e cila ishte shtyrë me dy muaj prej bllokadës së koronavirusit.

20:14
Melania Trump nën kritika për daljen pa maskë në eventin e Shtëpisë së Bardhë

Melania Trump dhe presidenti Donald Trump pritën sot të rinj “skautistë” në Shtëpinë e Bardhë, të cilët kanë ndihmuar në krizën e koronavirusit në SHBA.

20:13
Izolimi shtoi sëmundjet mendore/ Mjekët flasin për një tsumani të vërtetë problemesh

Mjekët psikiatër po paralajmërojnë për një tsunami sëmundjesh mendore nga problemet e grumbulluara gjatë izolimit. Ata janë vecanërisht të shqetësuar se fëmijët dhe të moshuarit nuk po marrin mbështetjen për të cilën kanë nevojë për shkak të mbylljes së shkollave, vetë izolimit dhe frikës nga spitalet.

20:10
Më të prekurit nga pandemia/ Psikologët: Nga 30 deri në 35 vjeç po shfaqin probleme më së shumti

Për gati dy muaj, rreth 130 psikologë ofruan këshillim online për popullatën. Në total pati rreth 800 këshillime.

19:56
Rregulli i pesë zëvendësimeve, Bundesliga në histori

Fortuna Dusseldorf-Paderborn hyn në historinë e futbollit. Në Gjermani lindi futbolli post-koronavirus dhe sfida e “Merkur Spiel-Arena” do të mbahet mend përgjithmonë sepse ishte e para që përuroi rregullin e ri që lejon të bëhen deri pesë zëvendësime brenda 90 minutave.

19:38
Félicien Kabuga; Kapet në Francë i kërkuari kryesor për genocidin në Ruanda

Félicien Kabuga, një nga të akuzuarit më të kërkuar për genocidin në Ruanda, është arrestuar sot pranë Parisit, tha ministria franceze e drejtësisë.

19:29
Fier/ Ambulanca përplaset me një Toyota

Një aksident ka ndodhur në rrugën Fier-Roskovec, ku një ambulancë është përplasur me një mjet tip Toyota dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

19:15
Presidenti i Iranit: Automjete dhe jo marshime në ditën e përvitshme për Jeruzalemin

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha sot se dita e përvitshme e Jeruzalemit në Teheran javën që vjen, do të kryhet me automjete dhe jo me marshimet tradicionale, për evitimin e përhapjes së koronavirusit.

19:13
Koronavirus/ Ulet numri i viktimave në Itali

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 31763, që do të thotë janë 153 viktima në 24 orët e fundit.

19:07
3 klube “big” duan Milinkovic-Savic, Tare i ofron kontratë të re!

Çdo vit kur afron sesioni i merkatos verore, presidentin e Lazios Claudio Lotito dhe drejtorin sportiv Igli Tare i kap stresi dhe ankthi për të ardhmen e Sergej Milinkovic-Savic.

18:46
Ja personazhet e famshëm që kanë miliona pasuri dhe nuk do ua trashëgojnë fëmijëve

Ka personazhe të famshëm që kanë miliona, madje disa janë me pasuri me vlerë miliarda dollarë, të cilët kanë marrë një vendim të rëndësishëm.

18:43
24 punëtorë emigrantë vdesin në aksidentin e frikshëm rrugor duke u kthyer në shtëpi

Të paktën 24 punonjës emigrantë të brendshëm kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë janë plagosur sot në Indi, kur kamioni i tyre u përplas me një mjet gjatë kthimit në zonat e tyre.

18:32
“Dosja Habilaj”/ Jaeld Çela: Më donin “bashkëpunëtor” të ish-ministrit Tahiri, ndërkohë që isha vartës…

Jaeld Çela, ish-shefi i Policisë së Vlorës është vetëdorëzuar ditën e sotme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Çela akuzohej për tre akuza penale; “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

18:26
Australia merr dronët ushtarakë që fluturojnë me inteligjencë artificiale

Kompania Boeing Australia i ka prezantuar dje forcave ajrore të vendit prototipin e parë të një droni ushtarak që mund të fluturojë si mbështetës ndaj avionëve gjuajtës me pilotë, duke sjellë në fushëbetejë inteligjencën ushtarake.

18:19
Dorëzohet ish-shefi i policisë Vlorë, Jaeld Çela

Jaeld Çela, ish-shefi i Policisë së Vlorës është vetëdorëzuar ditën e sotme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

18:05
Donald Trump shkurton 90% të fondeve për OBSH: Do paguajmë njëlloj sa Kina

Donald Trump pritet të reduktojë forndet ameriakne për Organizatën Botërore të Shëndetësisë me 90% për të kontribuar të njëjtën shumë me Kinën.

17:58
Britani/ Numër i lartë viktimash në 24 orët e fundit

Britania e Madhe vazhdon të regjistrojë një numër rekord në Europë për nga numri i të vdekurve për shkak të koronavirusit. Në Britani, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-19, 468 individë.

17:47
Kastro Zizo për teatrin: Të shëmbet, një bordello ku bënin seks 10 njerëz në një dhomë

Këngëtari i njohur Kastro Zizo ka reaguar lidhur me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari shpreh mendimin se nuk është aspak dakort me të gjithë ata njerëz që ngrihen kundra shembjes së një godine që e quan ‘Orgji Kombëtare’.

17:38
Dhunimi i 15-vjeçarit nga policia, reagon Meta

Një video ku një minoren goditet nga forcat e policisë është bërë virale në rrjet. Presidenti Meta ka reaguar me anë të një statusi duke bërë thirrje që policia në bëjë kujdes maksimal në gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

17:33
Covid-19, dokumenti: Shifra e vërtetë e numrit të infeksioneve në Kinë mund të jetë 640,000

Disa të dhëna të dala së fundmi në media, tregojnë se në Kinë mund të jetë regjistruar disa qindra mijëra infeksione koronavirusi më shumë sesa shifra e publikuar zyrtare.

17:29
Kërcënohet Merkel, trëndafila të kuq dhe gur varri

Policia gjermane ka njoftuar ditën e sotme nisjen e një hetimi, pasi një gur varri u gjet para zyrave  të kancelares, Angela Merkel, sa i përket masave që pritet të dekretojë kancelarja me qëllim ndalimin e transmetimit të koronavirusit.

17:09
Çmenduritë e njerëzve/ Të rrish në uji deri sa të ngrijnë flokët

Që nga viti 2011 është bërë traditë që në Kanada të shkojnë njerëz nga e gjithë bota për të bërë gjëra të çmendura. Ata hidhen në ujë kur është jashtëzakonisht i ftohtë dhe më pas rrinë aty derisa flokët e tyre të lagur ngrijnë.

17:01
13-vjeçarja shtatzënë thotë se është përdhunuar dhe se i dashuri 10-vjeçar nuk është babai

Daria, 13-vjeçarja ruse që është bërë e famshme me pretendimin se është shtatëzënë me të dashurin e saj 10-vjeçar, ka thënë së fundmi se babai i fëmijës është një fakt një më i rritur që e ka përdhunuar.

16:57
Artistët nga Maqedonia Qëndrim Rijani dhe Adem Karaga, si dhe kineasti shqiptar Vladimir Kasaj, i bashkohen peticionit pro Teatrit të Ri

Ndërtimi i një teatri të ri ka gjetur mbështetje jo vetëm nga komuniteti i aktorëve dhe regjisorëve brenda vendit, por edhe në trevat e tjera shqiptare. Artistet maqedonas Qendrim Rijani dhe Adem Karaga, si dhe kineasti shqiptar Vladimir Kasaj, i janë bashkuar peticionit pro Teatrit te Ri.

16:36
Rikthehet futbolli/ Përfundon pjesa e parë midis Dortmund dhe Schalke, Haaland i pandalshëm

Ka përfunduar në shifrat 2-0 për vendasit pjesa e parë midis Dortmund dhe Schalkes në ndeshjen e cila luhet pas dy muajsh ndërprerje,

16:27
Italia heq kufizimet, hap kufijtë më 3 qershor për turistët nga BE

Në zbutjen e mëtejshme të masave të koronavirusit, Italia ka njoftuar se më 3 qershor do të hapë kufijtë për udhëtarët nga BE.

16:18
FOTO/ Aksident në Tiranë, makina përplas 65 vjeçarin me biçikletë

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku një 65 vjeçar me bicikletë ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë.

16:09
Përleshje në qendër të Londrës teksa qindra protestojnë kundër kufizimeve të koronavirusit

Turma njerëzish u mbodhën sot në qendër të Londrës, duke përfshirë dhe figura opozitare, për të protestuar kundër izoilmit të koronavirusit, disa prej të ciëlve mbanin pankarta me mbishkrimet “Unë nuk maskohem”.

15:55
SHBA mund të rifillojë financimin e OBSH, por…

Administrata e Presidentit Donald Trump mund të rifillojë pjesërisht financimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por ende nuk ka marrë një vendim.

15:53
Foto/ Ministrja Shahini: Të gjitha shkollat gati për të mirëpritur maturantët ditën e hënë

Nëpërmjet një foto-albumi të postuar në rrjete sociale, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka publikuar disa foto nga shkollat duke nënvizuar se ato janë gati për të mirëpritur maturantët ditën e hënë.

15:49
Vietnami përpiqet të shpëtojë pacientin britanik për të evituar vdekjen e parë nga pandemia

Vietnami ka nisur të bëjë të gjitha përpjekjet për të shpëtuar jetën e pacientit të sëmurë më rëndë nga koronavirusi, që është një pilot britanik i linjave vendase Vietnam Airlines.

15:44
Fotot/ Nga fëmijët tek të moshuarit, mbushen rrugët e Tiranës

Tirana vijon te mbetet zonë e kuqe sipas autoriteteve  megjithatë këtë të shtunë në kryeqytet fëmijë, të rinj, të rritur e të moshuar janë bërë bashkë për të shëtitur nën temperaturat e larta.

15:35
Paralajmërimi i mjekëve: Një ‘cunami’ sëmundjesh mendore…

Mjekët psikiatër po paralajmërojnë për një cunami sëmundjesh mendore nga problemet e grumbulluara gjatë izolimit.

15:24
Qentë ‘anti-covid’/ Fillon testimi në Britani (Foto)

Në Britaninë e madhe po testohet nëse qenë nuhatës të trajnuar mund të pikasin koronavirusin tek njeriu.

15:15
Selfie me dinozaurët, policia në kërkim të të riut ‘të paftuar’ (Fotot)

Policia në Australi po kërkon një person që ka bërë një tur natën vonë në një muze në Sidnei duke pozuar për selfie me një skelet dinozauri para se të largohej me një kapelë kauboji dhe një pikturë.

14:47
Pyetja “një milionë dollarëshe”: A do sjellë pandemia fundin e punës në zyrë?

Kalimi tek puna në distancë, ose nga shtëpia, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, mund të bëjë që kompanitë të fillojnë të reduktojnë hapësirat e zyrave, çka do ti kursente atyre para por jo domosdoshmërisht do të përmirësonte produktivitetin mes stafit.

14:41
Fotot/ Dhunoi të riun pasi shkeli karantinën, pezullohet polici në Tiranë

TIRANË-  Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqen disa punonjës policie, duke dhunuar një të ri i cili kishte thyer orarin e lëvizjes, ka ardhur një reagim nga ana e Policisë së Shtetit.

14:38
FOTO/ Sfidë në karantinë! Një “COVID” për çdo ditë izolimi … Do e provonit dhe ju?

Lorenzo Saa, e hapi llogarinë e tij në instagram në fillim të izolimit në Britaninë e Madhe dhe filloi të krijonte një version të virusit covid 19 çdo ditë dhe e bënte këtë me një frutë, një perime dhe të tjera sende që gjenden në shtëpi.

14:33
Rama intervistë për median spanjolle: Me njërën dorë e sy vizatoj, me dorën e syrin tjetër kujdesem për punën e kryeministrit…

Takimi me kryeministrin Edi Rama është në orën 14:00. I përpiktë, kryeministri socialist shqiptar vendos të zhvillojë me ne një video-telefonatë nga zyra e tij në Tiranë, gati dy muaj pas një njoftimi të shumëpritur që erdhi në mes të krizës së koronavirusit.

14:20
24-vjeçarja u lirua pas 18 muajsh pengmarrje në Afrikë/ Lindin polemika pas lirimit të italianes

Kur u hap fjala fundjavën e shkuar se 24 vjeçarja italiane, punonjëse e organizatave humanitare, e rrëmbyer, ishte liruar pas 18 muajsh pengmarrje në Afrikë, italianët u gëzuan jo pak pas javësh lajme dëshpëruese me koronavirus.

14:13
Nuk respektuan masat kundër koronavirusit, policia ndëshkon ‘të pabindurit’ në Kosovë

Policia e Kosovës ka ndaluar 20 persona, të cilët nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet, që kanë për qëllim luftimin e koronavirusit.

14:02
Amerikanët mendojnë se Zoti me COVID-19 i dërgoi porosi njerëzimit “për të ndryshuar”

Një e treta e besimtarëve në SHBA, mendojnë se Zoti me anë të koronavirusit të ri (COVID-19) i dërgoi porosi njerëzimit për të ndryshuar mënyrën e jetesës.

13:54
Jep dorëheqje ministri i shëndetësisë i Brazilit

Ministri i Shëndetësisë i Brazilit, Nelson Teich, i cili erdhi në detyrë para rreth një muaji dha dorëheqje pas një mosmarrëveshje me presidentin e vendit Jair Bolsonaro, në lidhje me koronavirusin e ri (COVID-19).

13:49
FOTO/ Burri gjen mënyrën origjinale për të ‘turpëruar’ gruan që punon nga shtëpia, vesh….

Covid-19 në mbarë botën ka bërë që shumë persona të mbyllen në karantinë. Nga kjo milion persona janë detyruar të punojnë nga shtëpia.

13:28
Covid-19/ Rusia shënon 119 viktima dhe mbi 9.000 të infektuar në 24 orët e fundit

Rusia ka raportuar për 9,200 raste të reja me rkoronavirus të shtunën, nga 10,598 që u raportuan një ditë më parë.

13:13
Policia dhe Delta Forcë ‘zbarkojnë’ në bregdetin e jugut, ndalojë qytetarët të bëjnë plazh

Policia e Vlorës, Delta Forcë të mbështetur dhe nga policia kufitare gjatë ditës së shtunë janë përqendruar në bregdetin e jugut kryesisht ne plazhet e Borshit, Dhërmiut etj… duke mos lejuar qytetarët të hyjnë në det apo të qëndrojnë në zonën e rërës.

13:09
Grumbullimi te Teatri Kombëtar/ Pas Bashës, gjobitet edhe Kryemadhi

Policia e Tiranës njofton se ka gjobitur dhe ju ka hequr lejen e drejtimit një numri të madh personash të cilët ishin grumbulluar ditën e djeshme pranë Teatri Kombëtar.

12:55
Modelja e famshme sapo nisi sfidën më të re në “Instagram”, të gjithë duhet të bëhen pjesë (FOTO)

Të gjithë e dimë se në rrjetet sociale njerëzit postojnë momentet më të gëzueshme, duke mos treguar ashtu siç është jeta reale.

12:54
Fotot/ Nora ndan fotot nga super ditëlindja e vajzës, nuk mungon as Roberti

Vajza e Norës dhe Robertit dje festoi ditëlindjen. Me rastin e ditëlindjes së Renee, Nora Istrefi dhe Robert Berisha organizuan një festë në shtëpi.

12:40
Aktorja Eni Jani përgënjeshtron Aleancën: Kam firmosur për ndërtimin e Teatrit të Ri, mos keqpërdorni emrin tim

Bie lista e shpërndare dje nga aktivistet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit me disa emra që shpreheshin kundër ndërtimit të Teatrit të Ri.

12:38
Teatri, reagon aktori i njohur Viktor Zhusti: Të tërhiqen palët politike, artistet meritojnë një ngrehine me kushte bashkëkohore

Në një kohë që në çështjen e teatrit është përfshirë edhe Presidenti, edhe drejtuesit e PD dhe LSI, aktori i njohur Viktor Zhusti u bën thirrje palëve politike që të tërhiqen dhe t’ia lënë vetë komunitetit të artistëve që ta zgjidhin me dialog.

12:35
Rikthehet futbolli / Bundesliga gjermane ngre siparin

Futbolli më në fund rikthehet në fushat e gjelbra. Bundesliga gjermane është liga e parë kryesore evropiane që bën hapin e parë në rrugën drejt kthimit në normalitet teksa këtë fundjave do të shohë skuadrat e saj të zbresin në fushën e lojës.

12:34
Andon Qesari, Genc Fuga, Agim Bajko dhe Eni Jani i bashkohen peticionit pro ndërtimit të Teatrit të Ri

Regjisori i mirenjohur i Teatrit Kombetar, Andon Qesari, por edhe aktori Genc Fuga, aktorja Eni Jani, Agim Bajko, Adelina Muca, Blerina Kokona janë emrat e rinj që i janë shtuar listës së gjatë të personaliteteve të artit që kanë firmosur peticionin për ngritjen e Teatrit të Ri Kombëtar, duke iu bashkuar thirrjes se politika duhet të qëndrojë larg kësaj çështjeje, e cila u përket vetëm artistëve.

12:32
Teatri Kombëtar dhe e vërteta e kauzës

Nga Dr. Abaz Hado, Mjeshtër i madh

12:29
E bija 18-vjeçare e kallëzoi për ngacmim seksual, 37-vjeçari mohon akuzat para Gjykatës

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura Rudolf Merolli, i cili u denoncua nga e bija për ngacmim seksual ka mohuar akuzat ndërsa ka deklaruar se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

12:29
Momentet e sikletshme të kapura në kamera (FOTO)

Këto foto nuk mund të ishin realizuar në një kohë më perfekte. Të shkrepura nga amatorë, këto imazhe tregojnë njerëzit në momente të sikletshme që shumë prej tyre do të donin t’I zhdukinin.

12:24
Armë dhe 400 kubikë kanabis, arrestohet 27-vjeçari

PUKË- Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar, për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të bimëve narkotike.

12:20
Plani i La Liga: Skuadrat, me fluturime “charter”

Futbolli spanjoll po vijon punën për rikthimin e skuadrave në fushën e lojës.

12:09
Covid-19, zbulohet ‘kura’? Shkencëtarët: Bllokon 100% infeksionin…

Shkencëtarët e një kompanie bioteknike në Kaliforni deklarojnë se kanë zbuluar një antitrup që bllokon komplet koronavirusin dhe e kanë quajtur atë “kura”.

12:05
Dalin pamjet, këto janë fanellat e reja të Realit

Portali i specializuar ‘Footyheadlines’ ka publikuar një model të ri se cila mund të jetë fanella e re e Real Madrid për sezonin e ardhshëm.

12:01
Këngëtarja 50-vjeçare “çmend” fansat me asetet e saj, edhe vajzat e reja e kanë zili (FOTO)

Teksa palestra ku ajo shkonte rregullisht për t’u stërvitur është mbyllur, sigurisht që ajo do e gjente mënyrën për të mbajtur trupin në super formë.

11:51
“Femra dhe…”/ Legjenda e NBA tregon sekretin me Kim Jong Un dhe ftesën e mohuar nga Jordan (FOTO)

Lideri i Koresë së Veriut ka shumë mistere në jetën e tij. Disa prej tyre janë rrëfyer në rrethana të veçanta nga ata që e kanë takuar qoftë edhe një herë të vetme në jetën.

11:47
I kishte mbetur vetëm gardhi për të kaluar, shqiptari i dënuar në burgun e Patras tenton arratinë, por…

Një i dënuar tentoi arratisjen nga një burg grek, por kapet në gardhin e burgut.