24-vjeçarja u lirua pas 18 muajsh pengmarrje në Afrikë/ Lindin polemika pas lirimit të italianes

16/05/2020 14:20

Kur u hap fjala fundjavën e shkuar se 24 vjeçarja italiane, punonjëse e organizatave humanitare, e rrëmbyer, ishte liruar pas 18 muajsh pengmarrje në Afrikë, italianët u gëzuan jo pak pas javësh lajme dëshpëruese me koronavirus.

Por, në momentin kur ajo vuri këmbë në tokë italiane, të dielën e shkuar, e veshur me një Jilbab të gjelbër, veshja e gjatë e disa grave myslimane, mikpritja në vendin e saj u ftoh e madje u shndërrua në armiqësore. Konvertimi i Silvia Romanos në Islam, bashkë me zërat se Italia ka paguar një harac për lirimin e saj, hapi digën për një mori fyerjesh në mediat sociale.

Ajo është përballur me kërcënime, në një episod që ka rikthyer në mendje qëndrimet anti emigrantë dhe anti islam në vend gjatë 15 muajve në të cilët Mtteo Salvini, lider i legës së veriut shërbeu si ministër i brendshëm i vendit. Nga e hëna, policia patrullon në rrugën në Milano ku Romano jeton dhe një prokuror ka hapur hetime për mesazhet kërcënuese që i janë drejtuar asaj në median sociale. Mbështetësit thonë se është sikur ajo të ishte liruar nga pengmarrësit e saj për tu marrë peng në vendin e saj.

Nga ana e saj, Romano, që nuk ka folur në publik që nga kthimi, ka shkruar në faqen e saj në facebook të enjten: Ju kërkoj të mos lodheni të më mbroni. Më e keqja ka kaluar për mua – i shkruante ajo në një postim miqve të saj. “Unë gjithnjë kam ndjekur zemrën tim dhe ajo nuk do të më tradhtojë mua kurrë”. Romano, ishte marrë peng në nëntor 2018 në një qytet në Kenia ku ajo kishte shkuar si vullnetare me një organizatë ndihmash. Mediat italiane, duke cituar dëshminë e Romanos për prokurorët në kthim, thanë se ajo ishte rrëmbyer nga një bandë e lidhur me grupin militant Al Shabab.

Nga Kenia ishte dërguar në Somali, në një udhëtim prej katër javësh, gjatë të cilit edhe ishte sëmurë. Në Somali, ishte zhvendosur të paktën gjashtë herë. Mediat italiane shkruajnë se ajo kishte ndryshuar emrin dhe quhej tani Aisha dhe se i kishte thënë prokurorëve se ishte konvertuar me vullnetin e saj në fenë islame, gjatë rrëmbimit. Ajo edhe hodhi poshtë zërat sipas të cilëve ishte detyruar të martohej me një nga rrëmbyesit dhe se ishte shtatzënë.

FOTO GALERI
1/10
Silvia Romano, vestita con una tunica verde, abbracciata dalla madre Francesca Fumagalli al suo arrivo all'aeroporto di Ciampino, Roma. 10 maggio 2020. ANSA / FABIO FRUSTACI

Top Channel