Historia e dytë që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Migenës, vajzës 23-vjeçare e cila kishte mbi 5 muaj që nuk takohej prindërit. Migena në studion e programit rrëfeu historinë e jetës dhe kalvarin e vuajtjeve që ajo dhe familja e saj kishin kaluar. Prindërit e Migenës jetojnë në një fshat të Tiranës, në Kllojkë dhe për shkak të angazhimeve dhe gjëndjes së emergjencës civile, Migena nuk kishte pasur mundësi që të shkonte për t’i vizituar.

Migena kishte komunikuar me prindërit e saj nëpërmjet bisedave telefonike për shkak se në fshat nuk kishte valë interneti. Për këtë arsye ajo kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të parë pas shumë muajsh prindërit e saj. “Mami dhe babi, kurrë nuk ju kam thënë sa ju dua, por ju jeni gjithçka që unë kam. Tani që jam bërë nënë kam kuptuar rëndësinë që keni ju në jetën time.”

Ndryshe nga herët e tjera ku personazhet takohen me njëri-tjetrin, kësaj rradhe për të respektuar rregullat e distancimit social, programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte menduar që Migena të takohej me prindërit e saj përmes një xhami.

Prindërit u emocionuan shumë kur panë që në anën tjetër të ekranit ndodhej Migena. Ata prisnin që gjithashtu të takonin dhe mbesën e tyre, por fatkeqësisht për shkak të rregullave të emergjencës civile ajo nuk ishte në studio. Programi “Dua të të bëj të lumtur” u krijoi gjyshërve mundësinë që ta shikonin mbesën e tyre nëpërmjet një video-mesazhi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel