Është java e skuadrave udhëtuese, Gladbachu i tregon vendin EIntracht Frankfurtit

16/05/2020 22:14

Borussia Monchengladbach e rinis kampionatin në mënyrë perfekte, duke mposhtur në transfertë Eintracht Frankufrtin me rezultatin 3-1. Sifda do të niste me një ritëm të jashtëzakonshëm për miqtë, të cilët pas vetëm 60 sekondave lojë gjetën golin e avantazhit me Plean.

Si të mos i mjaftonte ky gol i pësuar kaq shpejt, Eintrachti do të merrte një tjetër goditje në min e 7-të, teksa ketë herë protagonist në radhët e B. Monchengladbachut do të shfaqej Thuram. Përpjekjet e vendasve gjatë pjesës së parë për të rihapur takimin rezultuan të pamjaftueshme.

Në pjesën e dytë, vendasit do të shtonin përpjekjet, por edhe një herë festa do të ishte në kampin e kundërshtarit, me Bensebainin që do të gjente rrugën e rrjetës nga pika e bardhe e penalltisë.

Rrjeta e Andre Silvas do të vinte shumë vonë për vendësit (vetëm në minutën e 81-të), finalizimim që nuk i shërbeu aspak skuadrës së Eintrachtit, që e rinis kampionatin me një humbje të tillë.

Top Channel