FOTO/ Sfidë në karantinë! Një “COVID” për çdo ditë izolimi … Do e provonit dhe ju?

16/05/2020 14:38

Lorenzo Saa, e hapi llogarinë e tij në instagram në fillim të izolimit në Britaninë e Madhe dhe filloi të krijonte një version të virusit covid 19 çdo ditë dhe e bënte këtë me një frutë, një perime dhe të tjera sende që gjenden në shtëpi.

Ai, tani vazhdon sfidën e tij, @Covid19replicas prej 60 ditësh radhazi dhe thotë se kjo ka rezultuar për të një mënyrë e mirë dhe krijuese për të kaluar kohën.

“Ideja më lindi ndërsa ia kisha mbërthyer sytë një kaktusi që kam në shtëpi. Një kaktus i rrumbullakët. E ndërsa e shikoja, më kujtoi gjithë ato imazhe të covid 19 që kisha parë në televizor. Ndaj gjeta disa toptha të vegjël, i vura mbi kaktus dhe mendova, o zot, ky është covid 19”.

Tani, Lorenzo po kalon ditën e 55 në izolim. Ai thotë se po i shterojnë idetë se si do ta vazhdojë sfidën e tij. Ka menduar që ditët në vijim, virusin ta bëjë në një version akulloreje, por ngadalë idetë po shterojnë. Sidoqoftë, Lorenzo mendon se ky projekt e ka ndihmuar që të jetë në shëndet të mirë mendor. Ai thotë se është një person shumë social, por izolimi e kishte rënduar shumë. Ndaj i nevojitej dicka që të mbushte boshllëkun e krijuar nga distancimi me të tjerët.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel